Akropoli i Ri - Shkup

Call Directions Website Contact the organization

Akropoli i Ri - Shkup Akropoli i Ri - Qendër Filozofike & Kulturore Akropoli i Ri- Qendër Filozofike & Kulturore

08/10/2026

🎬 Akropoli i Ri ju fton në mbrëmjen e filmit “Peaceful Warrior”!

Më 14 tetor, në orën 18:00, ju ftojmë të na bashkoheni në mbrëmjen tonë të radhës të filmit, ku do të ndjekim Peaceful Warrior – një histori frymëzuese që na fton të reflektojmë mbi njohjen e vetvetes, forcën e brendshme dhe artin e të jetuarit në të tashmen.

🔗 Për t’u regjistruar, plotësoni formularin në këtë link:
https://forms.gle/KLQ56kWb28qfW9PM9

Reflektimi na ndihmon të kuptojmë. Overthinking na mban të bllokuar.Kur mendimet përsëriten pa fund, mund të ndihmojë të...
06/10/2026

Reflektimi na ndihmon të kuptojmë. Overthinking na mban të bllokuar.

Kur mendimet përsëriten pa fund, mund të ndihmojë të pyesim veten: “A po më çon ky mendim drejt qartësisë, apo vetëm po më lodh?”

Jo çdo pasiguri zgjidhet duke menduar më shumë. Ndonjëherë qartësia vjen vetëm pasi bëjmë hapin e parë.

Burnout nuk është thjesht lodhje.Ndonjëherë pushojmë, por përsëri ndihemi të shteruar. Sepse nuk është gjithmonë pushimi...
05/10/2026

Burnout nuk është thjesht lodhje.

Ndonjëherë pushojmë, por përsëri ndihemi të shteruar. Sepse nuk është gjithmonë pushimi ai që mungon — mund të jetë nevoja për të ndryshuar ritmin, presionin që i vendosim vetes apo kufijtë që nuk i kemi vendosur.

Ndoshta pyetja nuk është vetëm:
“Si të pushoj më shumë?”

Por edhe:
“Çfarë po më merr më shumë energji sesa po më jep?”

Të dëgjosh veten është gjithashtu një formë kujdesi.

PEACEFUL WARRIOR — Mbrëmje filmi 🎬Regjistrohu këtu: https://forms.gle/KLQ56kWb28qfW9PM9Peaceful Warrior është një film p...
03/10/2026

PEACEFUL WARRIOR — Mbrëmje filmi 🎬

Regjistrohu këtu: https://forms.gle/KLQ56kWb28qfW9PM9

Peaceful Warrior është një film për momentin kur kupton se nuk mjafton të jesh i fortë, i disiplinuar apo i suksesshëm. Duhet të mësosh të çlirohesh nga zhurma e mendjes, nga egoja, nga frika e dështimit dhe nga ideja se lumturia ndodhet gjithmonë te rezultati i ardhshëm. Filmi na kujton se udhëtimi, vëmendja dhe mënyra si jetojmë çdo moment mund të kenë më shumë rëndësi se vetë destinacioni.

📅 14 tetor
🕕 Ora 18:00
📍 Akropoli i Ri – Shkup

“There are no ordinary moments.”

Workshop me temë: KUSH PO E DREJTON JETËN TËNDE?Regjistrohu këtu: https://forms.gle/quc8HMns9TkV1thk7📅 E hënë, 12 tetor🕕...
03/10/2026

Workshop me temë: KUSH PO E DREJTON JETËN TËNDE?
Regjistrohu këtu: https://forms.gle/quc8HMns9TkV1thk7
📅 E hënë, 12 tetor
🕕 Ora 18:00
📍 Akropoli i Ri – Shkup

A janë zgjedhjet e tua vërtet të tuat — apo shpesh drejtohesh nga nxitje të pavetëdijshme që të lodhin, të kufizojnë dhe të largojnë nga ajo që vërtet dëshiron?

Në këtë workshop do të zbulojmë disa nga nxitjet e gabuara të psikikës që e bëjnë jetën tonë më të vështirë, na largojnë nga vetja jonë e vërtetë dhe na pengojnë të arrijmë rezultatet, qetësinë dhe ekuilibrin që kërkojmë.

Zbulo çfarë po të drejton nga brenda!

Klasa ka filluar, por ende mund të na bashkohesh. Një hapësirë për të njohur më mirë veten, për të kuptuar të tjerët dhe...
29/09/2026

Klasa ka filluar, por ende mund të na bashkohesh.

Një hapësirë për të njohur më mirë veten, për të kuptuar të tjerët dhe për të reflektuar mbi pyetjet që na shoqërojnë çdo ditë.

E hënë – e mërkurë
18:30 – 20:30

Na shkruaj në DM për më shumë informacione.

Perfeksionizmi nuk është gjithmonë dëshirë për të bërë gjërat sa më mirë. Shpesh, pas tij fshihet frika nga gabimi, nga ...
29/09/2026

Perfeksionizmi nuk është gjithmonë dëshirë për të bërë gjërat sa më mirë. Shpesh, pas tij fshihet frika nga gabimi, nga gjykimi apo ndjenja se ajo që bëjmë nuk është kurrë mjaftueshëm.

Kur standardet e larta kthehen në presion të vazhdueshëm, mund ta humbasim aftësinë për ta parë progresin dhe për ta vlerësuar përpjekjen tonë.

Ndoshta nuk kemi nevojë të jemi perfektë. Ndoshta kemi nevojë të mësojmë, të gabojmë dhe të vazhdojmë përpara

Vetëbesimi nuk do të thotë të mos kesh frikë, dyshime apo pasiguri.Do të thotë të vazhdosh edhe kur nuk je plotësisht i ...
28/09/2026

Vetëbesimi nuk do të thotë të mos kesh frikë, dyshime apo pasiguri.

Do të thotë të vazhdosh edhe kur nuk je plotësisht i sigurt, të pranosh gabimet, të mësosh prej tyre dhe t’i besosh aftësisë tënde për t’u përballur me atë që vjen.

Ndonjëherë, vetëbesimi nuk duket si siguri absolute. Duket si guximi për të bërë hapin e radhës pavarësisht pasigurisë.

Po ti, çfarë kupton me vetëbesim?

Të shtunën, më 26 shtator, kaluam një ditë ndryshe në Matkë, ajri i pastër, pamjet e bukura dhe shoqëria e mirë e kthyen...
28/09/2026

Të shtunën, më 26 shtator, kaluam një ditë ndryshe në Matkë, ajri i pastër, pamjet e bukura dhe shoqëria e mirë e kthyen këtë hiking në një përvojë plot energji, të qeshura dhe kujtime të bukura.

Falënderojmë Go, Visit, Hike & Bike për bashkëpunimin 💚

Çdo ditë përbëhet nga zgjedhje të vogla që, me kalimin e kohës, formojnë mënyrën si jetojmë.Shpesh zgjedhja nuk është me...
24/09/2026

Çdo ditë përbëhet nga zgjedhje të vogla që, me kalimin e kohës, formojnë mënyrën si jetojmë.

Shpesh zgjedhja nuk është mes së drejtës dhe së gabuarës, por mes asaj që është më e lehtë dhe asaj që na çon përpara.

Edhe 10 minuta mund të duken të parëndësishme por zakonet dhe disiplina ndërtohen pikërisht nga këto momente.

“Në agim, kur e ke të vështirë të ngrihesh nga shtrati, thuaji vetes: Duhet të çohem për të bërë punën e një qenieje njerëzore.” — Mark Aureli, Meditime 5.1

Address

Samoilova 96
Skopje
1000

Opening Hours

Monday 17:00 - 23:15
Tuesday 17:00 - 23:15
Wednesday 17:00 - 23:15
Thursday 17:00 - 23:15
Friday 17:00 - 23:15

Telephone

+38972646177

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Akropoli i Ri - Shkup posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Akropoli i Ri - Shkup:

Shortcuts

Share