Forumi Rinor Shqiptar FRSH / Albanian Youth Forum AYF

Directions Contact the organization

Forumi Rinor Shqiptar FRSH / Albanian Youth Forum AYF Officiall Fan Page

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT🇦🇱Aktivitet i organizuar nga Forumi Rinor Shqiptar 🇦🇱🇽🇰
17/09/2026

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT🇦🇱

Aktivitet i organizuar nga Forumi Rinor Shqiptar 🇦🇱🇽🇰

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT! 🇦🇱Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ...
14/09/2026

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT! 🇦🇱

Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.

Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt.Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.

UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve.
Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi.
Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!

📍 Sheshi “Skënderbej” – Shkup
🕕 Nesër, ora 18:00

Një konferencë përfundon, por misioni vazhdon.Me përfundimin me sukses të konferencës, mbyllim një etapë të rëndësishme ...
29/06/2026

Një konferencë përfundon, por misioni vazhdon.

Me përfundimin me sukses të konferencës, mbyllim një etapë të rëndësishme të angazhimit tonë, të ndërtuar mbi bashkëpunimin, përkushtimin dhe besimin se të rinjtë janë forca kryesore e ndryshimit.

Kjo konferencë nuk ishte vetëm një aktivitet, por një hap konkret drejt fuqizimit të të rinjve, nxitjes së dialogut dhe krijimit të urave të bashkëpunimit. Çdo ide e ndarë, çdo diskutim dhe çdo kontribut i dhënë është një investim për të ardhmen.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, partnerët, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit që kontribuan në realizimin e kësaj konference. Suksesi i tij është rezultat i punës dhe përkushtimit të përbashkët.

Ky nuk është fundi i rrugëtimit tonë, por një pikënisje për iniciativa të reja dhe angazhime edhe më të mëdha.

Së bashku ndërtojmë të ardhmen.

Falenderojmë komunën e Çairit nën udhëheqjen e z.Izet Mexhiti të cilët ishin edhe sponzor kryesor i konferences.

FTESË PUBLIKEForumi Rinor Shqiptar ka nderin të ftojë studentët, të rinjtë, përfaqësuesit e institucioneve, sektorin civ...
26/06/2026

FTESĂ‹ PUBLIKE

Forumi Rinor Shqiptar ka nderin të ftojë studentët, të rinjtë, përfaqësuesit e institucioneve, sektorin civil, akademinë dhe të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në Konferencën Rajonale Rinore me temë:

“Diplomacia rinore si instrument i bashkëpunimit ndërshqiptar dhe integrimit evropian”

Kjo konferencë synon të krijojë një hapësirë serioze diskutimi mbi rolin e të rinjve në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, avancimin e dialogut rajonal dhe ndërtimin e një vizioni të përbashkët drejt perspektivës evropiane.

Në një kohë kur rajoni përballet me sfida politike, shoqërore dhe institucionale, angazhimi rinor mbetet një faktor i domosdoshëm për stabilitet, përfaqësim cilësor dhe zhvillim demokratik.

📍 Vendi: Hotel Arka, Shkup
đź“… Data: 27.06.2026
đź•™ Ora: 10:00

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij diskutimi të rëndësishëm për të rinjtë, kombin dhe të ardhmen evropiane.

Bashkë për të rinjtë. Bashkë për kombin. Bashkë drejt Evropës.

25/06/2026

Anisa Ibraj nga Partja e Lirisë - Republika e Shqipërisë, do të jetë pjesë e Konferencës Rajonale Rinore për Bashkëpunim Ndërshqiptar, e cila do të mbahet në Shkup, në kuadër të Forumit Rinor Shqiptar.

Të dashur studentë, nxënës dhe qytetarë,

Ju ftojmë të na bashkoheni në Konferencën Rajonale të Bashkimit Rinor, Akademisë dhe Politikës, ku do të diskutojmë mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërshqiptar, rolin e të rinjve në proceset shoqërore dhe politike, si dhe perspektivën evropiane të hapësirës shqiptare.

📍 Hotel Arka, Shkup
📆 27.06.2026
đź•™ Ora 10:00

Ju mirëpresim!

📢 Së shpejti…Një ngjarje që bashkon të rinjtë shqiptarë nga rajoni po vjen!🇦🇱 Konferenca e Parë Rajonale Rinore Ndërshqi...
18/06/2026

📢 Së shpejti…

Një ngjarje që bashkon të rinjtë shqiptarë nga rajoni po vjen!

🇦🇱 Konferenca e Parë Rajonale Rinore Ndërshqiptare do të mbledhë të rinj nga gjitha partitë politike në rajon, aktivistë, studentë dhe profesionistë për të diskutuar ide, sfida dhe mundësi për të ardhmen tonë të përbashkët.

Address

Skopje

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forumi Rinor Shqiptar FRSH / Albanian Youth Forum AYF posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Forumi Rinor Shqiptar FRSH / Albanian Youth Forum AYF:

Shortcuts

Share