Aurum - Qendra për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psiko-Sociale

Call Directions Contact the organization

Aurum - Qendra për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psiko-Sociale Qendra për Këshillim Familjar - Aurum

Njihuni me folësin e radhës në KOMPAS 🧭Sa shpesh flasim me partnerin për të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku? Për ...
29/09/2026

Njihuni me folësin e radhës në KOMPAS 🧭

Sa shpesh flasim me partnerin për të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku? Për fëmijët, karrierën, familjen dhe mënyrën se si e imagjinojmë jetën pas disa vitesh?

Në kuadër të programit KOMPAS, psikologu Musa Musai do të trajtojë temën:
“Fëmijë, karrierë apo të dyja? Si ta ndërtojmë jetën që duam?”
Do të flasim për pritshmëritë ndaj së ardhmes, prindërimin, karrierën dhe mënyrën se si partnerët mund të ndërtojnë një vizion të përbashkët për jetën. Sepse të duash njëri-tjetrin është e rëndësishme, por po aq e rëndësishme është të dini nëse po ecni drejt së njëjtës të ardhme.

📅 31 Tetor 2026
🕚 Ora 11:00
📍 INNOX Innovation Center

KOMPAS është një hapësirë për të folur për çështjet që shpesh i mendojmë, por jo gjithmonë i diskutojmë me kohë.

A mjafton dashuria për të ndërtuar një marrëdhënie emocionalisht të sigurt?  Një marrëdhënie e shëndetshme nuk ndërtohet...
27/09/2026

A mjafton dashuria për të ndërtuar një marrëdhënie emocionalisht të sigurt?

Një marrëdhënie e shëndetshme nuk ndërtohet vetëm mbi ndjenjat, por edhe mbi mënyrën se si partnerët komunikojnë, dëgjojnë, shprehin nevojat dhe krijojnë hapësirë për afërsi e mirëkuptim.

Në kuadër të programit KOMPAS, psikoterapisti i njohur Arber Zeka do të trajtojë çështjet e komunikimit emocional të shëndetshëm brenda çiftit dhe ndikimin që ai ka në ndërtimin e një marrëdhënieje të sigurt, të afërt dhe të qëndrueshme.
Sa dimë t’i shprehim emocionet tona? Sa dimë ta dëgjojmë partnerin? Dhe sa ndikon mënyra jonë e komunikimit në ndjenjën e besimit dhe sigurisë mes dy njerëzve?
Do të flitet edhe për modelet e komunikimit që na afrojnë me njëri-tjetrin, por edhe për ato që, shpesh pa e kuptuar, mund të krijojnë distancë, pasiguri dhe keqkuptime.


📍 INNOX
📅 24 Tetor 2026
🕚 Ora 11:00

Një takim për të kuptuar më mirë se çfarë e bën një marrëdhënie jo vetëm të qëndrueshme, por edhe emocionalisht të sigurt.

A jam gati për martesë… apo vetëm për një dasmë?Shpesh përgatitemi me muaj për ditën e dasmës: zgjedhim sallën, veshjen,...
25/09/2026

A jam gati për martesë… apo vetëm për një dasmë?

Shpesh përgatitemi me muaj për ditën e dasmës: zgjedhim sallën, veshjen, fotografin, muzikën dhe çdo detaj tjetër. Por sa kohë i kushtojmë përgatitjes për atë që fillon pas dasmës?

Në takimin e parë të programit KOMPAS, psikoterapistja Mr. Alije Alimi do të hapë pikërisht këtë pyetje- një pyetje që kërkon më shumë se një “po” apo “jo”.
Do të flasim për pjekurinë emocionale, motivet që na çojnë drejt martesës, pritshmëritë që kemi ndaj partnerit dhe përgjegjësinë që sjell ndërtimi i një jete të përbashkët.

📍 INNOX Innovation Center
📅 17 Tetor 2026
🕚 11:00

KOMPAS – sepse për martesën nuk mjafton vetëm të jesh gati për dasmën.

Para se të thoni “PO”, ndaluni pak te ajo që vjen pas.Martesa është më shumë se një ditë e bukur...është një rrugëtim që...
23/09/2026

Para se të thoni “PO”, ndaluni pak te ajo që vjen pas.

Martesa është më shumë se një ditë e bukur...është një rrugëtim që ndërtohet çdo ditë, nga dy njerëz që kanë zgjedhur të ecin bashkë.

🧭 KOMPAS ju fton të përgatiteni jo vetëm për dasmën, por për jetën që fillon pas saj.

Regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e KOMPAS.

Aplikimet për regjistrim janë HAPUR.Për ata që duan të hyjnë në martesë më të përgatitur.Për çiftet që duan të kuptohen ...
21/09/2026

Aplikimet për regjistrim janë HAPUR.

Për ata që duan të hyjnë në martesë më të përgatitur.
Për çiftet që duan të kuptohen më mirë.
Për marrëdhënie që duan të rriten, jo vetëm të zgjasin.

KOMPAS
Program për përgatitjen paramartesore, marrëdhëniet e shëndetshme dhe forcimin e familjes.

📅 Fillojmë më 10 tetor
🗓️ Çdo të shtunë
🎟️ Pjesëmarrja PA PAGESË
👥 Me ekspertë dhe profesionistë të fushës

Vendet janë të kufizuara.
📩 Apliko tani dhe bëhu pjesë e KOMPAS.

Pjsëmarrja individuale ose në çift

Marrëdhëniet nuk kanë një manual.
Por mund të kenë një KOMPAS. 🧭

👉🏼

Gjej drejtimin. Ndërto lidhjen. Forco familjen. Mirë se vini në formularin e aplikimit për KOMPAS – Program për përgatitjen paramartesore, marrëdhëniet e shëndetshme dhe forcimin e familjes, i organizuar nga Qendra për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psikosociale – AURUM. Plotësim...

Marrëdhëniet nuk kanë një manual. Por mund të kenë një KOMPAS.🧭Po vjen KOMPAS – Programi Paramartesor & Pasmartesor, një...
17/09/2026

Marrëdhëniet nuk kanë një manual. Por mund të kenë një KOMPAS.🧭

Po vjen KOMPAS – Programi Paramartesor & Pasmartesor, një program i Qendrës AURUM, i krijuar për të rinj, çifte dhe familje që duan të ndërtojnë marrëdhënie më të shëndetshme, më të vetëdijshme dhe më të qëndrueshme.

Përmes 12 moduleve, workshop-eve interaktive dhe punës praktike, KOMPAS sjell në një hapësirë të vetme tema që prekin jetën reale të një çifti:

Komunikimi • Empatia • Rolet & pritjet • Intimiteti & kufijtë • Financat • Sfidat e epokës digjitale • Vizioni i përbashkët

Çdo temë do të trajtohet nga ekspertë profesionistë të fushës, duke sjellë njohuri profesionale, diskutime të hapura dhe mjete konkrete që mund të zbatohen në jetën e përditshme.

KOMPAS është për ata që po përgatiten për martesë, si dhe për çiftet që duan të ndalen, të dëgjojnë njëri-tjetrin, të kuptohen më mirë dhe ta forcojnë lidhjen e tyre.

Nuk premtojmë marrëdhënie perfekte por tentojmë të ndërtojmë aftësi për marrëdhënie më të forta.

📌 Pjesëmarrja: në çift ose individualisht
📩 Regjistrimet hapen së shpejti.

Sepse një marrëdhënie e mirë nuk ndërtohet rastësisht, ajo ka nevojë për orientim.

Qendra për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psikosociale AURUM

Linku për regjistrim👇

https://forms.gle/MpXF8J4dQAzADS6X6

Në Qendrën AURUM ofrojmë vlerësim dhe trajtim psikologjik për fëmijë dhe adoleshentë, duke krijuar një hapësirë të sigur...
10/09/2026

Në Qendrën AURUM ofrojmë vlerësim dhe trajtim psikologjik për fëmijë dhe adoleshentë, duke krijuar një hapësirë të sigurt ku ata mund të shprehin emocionet, vështirësitë dhe nevojat e tyre.

Me Lindita V. Mustafa – psikologe, ofrohen vlerësim psikologjik, trajtim individual, mbështetje emocionale dhe udhëzim për prindërit.

Sepse kujdesi në kohën e duhur mund të bëjë një ndryshim të madh në zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës.

Për informata dhe kontakt në⤵️

📞 078 389 121
✉️ [email protected]

AURUM – pranë fëmijëve, adoleshentëve dhe familjes.

Kujdesi për shëndetin mendor fillon me një hap. 🌿Në Qendrën për Këshillim Familjar AURUM, ofrojmë hapësirë të sigurt dhe...
09/09/2026

Kujdesi për shëndetin mendor fillon me një hap. 🌿

Në Qendrën për Këshillim Familjar AURUM, ofrojmë hapësirë të sigurt dhe profesionale për të folur, reflektuar dhe punuar me sfidat emocionale, personale dhe familjare.

Mr. Alije Alimi – psikoterapiste
ofron seanca psikoterapeutike për individë, çifte dhe familje, si dhe mbështetje në menaxhimin e stresit, emocioneve dhe zhvillimin personal.

💻 Seanca online – nga çdo vend
🤝 Seanca me prezencë – në ambientet e Qendrës Aurum

Seancat zhvillohen ne gjuhen shqipe dhe maqedone.

📞 078 389 121
📧 [email protected]
📍 Shkup

Të kërkosh mbështetje është një hap drejt mirëqenies.

Qendra AURUM | Këshillim Familjar & Mbështetje Psikosociale 🌿Kujdes për shëndetin mendor, mirëqenien emocionale dhe fami...
07/09/2026

Qendra AURUM | Këshillim Familjar & Mbështetje Psikosociale 🌿

Kujdes për shëndetin mendor, mirëqenien emocionale dhe familjen.

✅Psikologji & Psikoterapi
✅ Këshillim familjar
✅ Mbështetje për fëmijë, të rinj dhe të rritur

📞 078 389 121
📧 [email protected]

31/08/2026

NJË VIT I RI SHKOLLOR, NJË PËRGJEGJËSI MË E MADHE PËR NE.

Fillimi i vitit shkollor është gjithmonë një moment i veçantë. Për fëmijët është fillimi i një rruge të re, me libra, mësime, shokë, emocione dhe sfida të reja.
Për prindërit, ky duhet të jetë edhe një moment për të shtuar kujdesin, vëmendjen dhe praninë e tyre në jetën e fëmijës. Kujdesi prindëror nuk duhet të fillojë vetëm atëherë kur shkolla na thërret apo kur shfaqet një problem. Ai duhet të jetë i pranishëm çdo ditë, përmes një bisede, një pyetjeje, një dëgjimi të kujdesshëm dhe një vëzhgimi të dashur.

Në një kohë kur fëmijët përballen me shumë sfida, kujdesi për mirëqenien dhe shëndetin e tyre mendor është po aq i rëndësishëm sa rezultatet në mësime. Një fëmijë mund të ketë nota të shkëlqyera, por nëse ndihet i vetmuar, i pasigurt, i frikësuar apo i padëgjuar, diçka e rëndësishme mungon. Prandaj, krahas pyetjes “Si shkove në shkollë?”, ndoshta duhet të mësohemi të pyesim edhe: “Si u ndjeve sot?”, “A pati diçka që të shqetësoi?”, “A ishte dikush që të lëndoi apo që kishte nevojë për ty?”

Të mbjellim empatinë që në moshë të hershme. T’u mësojmë të kuptojnë ndjenjat e tjetrit, të respektojnë dallimet, të mos tallen me dobësitë e dikujt dhe të mos heshtin kur shohin një padrejtësi. Pikërisht këtu fillon edhe parandalimi i bullizimit.

Prindërit dhe mësuesit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj ndryshimeve në sjelljen e fëmijëve, sepse jo çdo fëmijë di të thotë se po përjeton diçka të vështirë. Ndonjëherë heshtja, tërheqja, frika për të shkuar në shkollë apo ndryshimi i papritur i sjelljes janë mënyra me të cilat fëmija kërkon ndihmë pa e thënë me fjalë.

Para se t’u mësojmë fëmijëve shkronjat dhe numrat, t’u mësojmë njerëzoren. Sepse një shkronjë mund të ndërtojë një fjalë dhe një numër mund të zgjidhë një problem, por njerëzorja ndërton karakterin. Njohuritë mund ta ndihmojnë një fëmijë të ketë sukses në jetë, ndërsa empatia, respekti, përgjegjësia dhe mirësia e ndihmojnë të bëhet një njeri i mirë.

Prandaj, në këtë fillim të vitit shkollor, le t’u japim fëmijëve jo vetëm çanta, libra dhe mjete shkollore, por edhe diçka shumë më të rëndësishme: kohën tonë, vëmendjen tonë, dëgjimin tonë dhe dashurinë tonë. Sepse edukimi i vërtetë fillon aty ku fëmija ndihet i sigurt, i respektuar dhe i dashur.

Qendra Aurum ju uron një fillim të mbarë të vitit shkollor, me dije, mirësi, empati dhe shumë kujdes për fëmijët tanë.

Address

Ulica Vtora Makedonska Brigada 14/5
Skopje
1000

Telephone

+38978389121

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aurum - Qendra për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psiko-Sociale posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Aurum - Qendra për Këshillim Familjar dhe Mbështetje Psiko-Sociale:

Shortcuts

Share