Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi IPP Arbën Xhaferi është think tank shqiptar i themeluar më 2020 në Shkup, Maqedoni e Veriut.

24/01/2025

Sot, në ditën e lindjes së tij, kujtojmë me respekt dhe mall një ndër personalitetet më të shquara të kombit tonë, Arben Xhaferin. Figura e tij ndriçon si një shembull i mendimit të lartë intelektual, përkushtimit ndaj çështjes kombëtare dhe një njeriu që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të shqiptarëve.

Arben Xhaferi ishte më shumë sesa një politikan. Ai ishte një vizionar, një mendimtar i thellë dhe një zë i fuqishëm për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut. Gjuha e tij e pasur, analizat e mprehta dhe aftësia për të artikuluar idetë e tij me qartësi dhe guxim e bënë atë një udhëheqës të veçantë, të dashur dhe të respektuar nga të gjithë.

Arbën Xhaferi, është emri që simbolizon historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.

Në dymbëdhjetëvjetorin e ikjes në amshim, përkujtojmë trashëgiminë e paçmuar të Arbën Xhaferit dhe kontributin e tij të ...
15/08/2024

Në dymbëdhjetëvjetorin e ikjes në amshim, përkujtojmë trashëgiminë e paçmuar të Arbën Xhaferit dhe kontributin e tij të pashoq në politikën kombëtare.

Arbën Xhaferi ishte shumë më tepër se politikan. Ai nga shumë bashkëveprimtarë shpeshherë është cilësuar si rilindasi i fundit i shqiptarëve. Dhe i tillë do ngelet në memorien kolektive të kombit tonë.

Porosia e Arbën Xhaferit është se Rilindja Kombëtare Shqiptare nuk ka dhe as që ka nevojë të ketë alternativë. Ai i kushtoi një jetë të tërë zhvillimit dhe ngritjes së mendimit politik shqiptar dhe trasoi rrugën kombëtare për dekadat e ardhshme.

Ne tek Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi, kujtojmë me shumë mall njeriun që mendoi aq shumë për të gjithë neve dhe mbetemi të përkushtuar të ecim Rrugës së Arbënit, për të jetësuar me aq sa mundemi vlerat e lirisë, demokracisë dhe ruajtjes së indit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan.

25/06/2024

Pas votimit të Qeverisë së re në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut më datë 23 qershor 2024, drejtori i deritanishëm i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi, Arben Fetai, e ka marrë detyrën e Zëvendës Kryeminstrit për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë.

Rrjedhimisht, ai ka dhënë dorëheqje me efekt imediat nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të institutit. Arbenin e falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese, duke shpresuar në bashkëpunim të frytshëm me kabinetin që ai drejton.

𝗥𝗲𝗸𝗹𝗮𝗺𝗮𝘁 𝗳𝗮𝗰𝗲𝗯𝗼𝗼𝗸 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲̈ 𝗳𝘂𝘀𝗵𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗼𝗿𝗲: 𝟭𝟬 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗻𝘇𝘂𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗲̈𝗱𝗵𝗲𝗻𝗷 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗵𝗮𝗿𝘅𝗵𝘂𝗮𝗿 𝟮𝟬𝟬.𝟬𝟬𝟬 𝗲𝘂𝗿𝗼 Instituti për ...
02/06/2024

𝗥𝗲𝗸𝗹𝗮𝗺𝗮𝘁 𝗳𝗮𝗰𝗲𝗯𝗼𝗼𝗸 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲̈ 𝗳𝘂𝘀𝗵𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗼𝗿𝗲: 𝟭𝟬 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗻𝘇𝘂𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗲̈𝗱𝗵𝗲𝗻𝗷 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗵𝗮𝗿𝘅𝗵𝘂𝗮𝗿 𝟮𝟬𝟬.𝟬𝟬𝟬 𝗲𝘂𝗿𝗼

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi ka analizuar shpenzimet e politikanëve dhe partive politike në reklama Facebook në tremujorin e fundit (mars-maj 2024), që korrespondon me fushatën për zgjedhjet e dyfishta parlamentare dhe presidenciale.

Nga kjo analizë rezulton se 10 shpenzuesit më të mëdhenj, bashkë kanë shpenzuar 196.439 €.

SDSM i prinë bindshëm listës me 57,846 € të shpenzuara në reklama facebook në tremujorin e fundit, pasuar nga Levica me 20,529 €.

Kandidati i SDSM-së për President, Stevo Pendarovski, është shpenzuesi më i madh individual me 18,996 €. Presidentja e re e vendit në anën tjetër, Gordana Siljanovska-Davkova, radhitet e pesta me 14,142 €.

Para saj vjen, kryetari i VMRO-DMPNE-së, Hristijan Mickoski, me 17,328 € të shpenzuara në reklama facebook në tremujorin e fundit. Ish-kryetari i SDSM-së, Dimitar Kovaçevski, radhitet i gjashti me 13,187 €.

Pas tyre vijnë zyrtarët e VMRO-DMPNE-së Aleksandar Nikoloski me 12,540 €, Vlado Misajlovski me 11,169 € dhe Dragan Kovaçki me 10,135 €.

I fundit i kësaj top dhjetëshe të shpenzuesve më të mëdhenj në facebook është kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrevski, me 9,450 € të shpenzuara në tremujorin e fundit.

Asnjë politikan apo subjekt shqiptar nuk figuron në këtë top dhjetëshe.

𝗣𝗲̈𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝘃𝗲 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗮𝗯𝗶𝗻𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗠𝗶𝗰𝗸𝗼𝘀𝗸𝗶 𝗜: 𝗺𝗲̈ 𝗺𝗶𝗿𝗲̈ 𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘀𝗷𝗲𝗻 𝗚𝗿𝘂𝗲𝘃𝘀𝗸𝗶; 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘁𝗮𝗿𝗲𝗻...
01/06/2024

𝗣𝗲̈𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝘃𝗲 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗮𝗯𝗶𝗻𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗠𝗶𝗰𝗸𝗼𝘀𝗸𝗶 𝗜: 𝗺𝗲̈ 𝗺𝗶𝗿𝗲̈ 𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘀𝗷𝗲𝗻 𝗚𝗿𝘂𝗲𝘃𝘀𝗸𝗶; 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘁𝗮𝗿𝗲𝗻 𝗲 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘀𝗷𝗲𝘀 𝗭𝗮𝗲𝘃

Pas publikimit në media të detajeve rreth përbërjes së kabinetit të ardhshëm Mickoski I i përbërë nga VMRO-VLEN-ZNAM, një sërë portalesh kanë shpërndarë lajme të pabazuara në fakte se gjoja përfaqësimi i partive politike shqiptare në pushtet është më i dobëti gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

Çka është e vërteta, në kuadër të pushtetit të ri, Koalicioni VLEN, përpos pozitës së Kryeparlamentarit, do të ketë dy pozita Zëvendës-Kryeminstri, përfshirë Zëvendës-Kryeminstrin e parë dhe atë për Qeverisje të Mirë, si dhe 5 ministri edhe atë: Shëndetësinë, Ekonominë, Politikën Sociale, Ekologjinë, si dhe Eurointegrimet.

Në fakt, shumë media kanë rënë pre e mungesës së informimit ngase për herë të parë, me ligjin e ri për për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore i cili pritet të miratohet në javën e parë të qërshorit, Sekretariati për Çështje Evropiane do të avancohet në Ministri fuqiplotë.

Ky përfaqësim në të vërtetë është dukshëm më i mirë se ai që kishin BDI dhe PDSH në bashkëqeverisje me VMRO-në në kabinetet suksesive Gruevski (2006-2015), ku partitë shqiptare nuk e kishin bartur asnjëherë pozitën e Kryeparlamentarit, ndërsa në raste të caktuara kishin vetëm një Zëvendës-Kryeminstër, dhe 4 deri në maksimum 5 ministri.

Në kabinetin Gruevski V (19/06/2014 - 10/11/2015), BDI kishte arritur përfaqësimin më të mirë në bashkëqeverisjen me Gruevskin, me dy Zëvendës-Kryeminstra, 5 ministri dhe një pozitë ministri pa resor shtesë, por që është përsëri nën nivelin e përfaqësimit të VLEN-it për shkak të mungesës së pozitës së Kryeparlamentarit.

Përfaqësimi i koalicionit VLEN në fakt, është në mesataren e qeverisjes Zaev. Nëse lihet anash pozita e Ramiz Merkos si Ministër pa portofol në Kabinetin e parë Zaev SDSM-BDI-ASH, përfaqësimi i koalicionit VLEN është identik me këtë të fundit: Kryeparlamentari, dy Zëvendës-Kryeminstra dhe 5 ministri. Madje, për nga pesha politike, gjendja ishte më keq në Kabinetin e fundit Zaev (2021), ku BDI kishte Kryeparlamentarin dhe 6 ministri, por vetëm një Zëvendës-Kryeminstër.

Në këto dy dekada, përfaqësimi shqiptar në pushtet ka qenë më i mirë se hisja që do ketë VLEN në pushtetin e ri, vetëm gjatë qeverisjes Kovaçevski (2022-2024), i cili në fakt ishte një Kryeministër pa legjitimitet politik, një ushtrues detyre pas dorëheqjes së Zaevit, i cili e kishte hallin e blerjes së kohës deri në zgjedhjet e ardhshmë duke shpresuar në ndonjë mrekulli që do e shpëtonte partinë e tij nga falimentimi i sigurt.

Në rrethana të tilla të jashtëzakonshme, Kovaçevski u tregua dorëlirë ngase mbijetesa e tij politike varej nga kompromiset që ai i bënte përballë partive shqiptare, të gjitha pa përjashtim, gjë që rezultoi me një ekzekutiv ku kishte deri në 8 ministra shqiptarë.

I madh e i vogël e kanë të qartë që këto rrethana të jashtëzakonshmë vështirë se mund të përsëriten në të ardhmen e parashikueshme.

Përfaqësimi i drejtë në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut: me trendin aktual, përfaqësimi adekuat i komuniteteve do...
21/03/2024

Përfaqësimi i drejtë në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut: me trendin aktual, përfaqësimi adekuat i komuniteteve do të arrihej në vitin 2055

Një analizë e re e Institutit për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi paraqet një pasqyrë të përgjithshme të përfaqësimit të komuniteteve dhe të grave në sektorin publik të Maqedonisë së Veriurt, bazuar në të  dhënat e Barometrit të Përfaqësimit të Drejtë të IPP Arbën Xh...

15/03/2024
📢 𝗘𝗻𝘁𝗶 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗿𝗼𝗿 𝗶 𝗦𝘁𝗮𝘁𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲̈𝘀: 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘁 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗶𝗰𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈ 𝗶 𝗽𝗿𝗶𝗷𝗻𝗲̈ 𝗹𝗶𝘀𝘁𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘃𝗲 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝘁𝗶𝗺 𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗶𝘃 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗼𝗽...
05/03/2024

📢 𝗘𝗻𝘁𝗶 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗿𝗼𝗿 𝗶 𝗦𝘁𝗮𝘁𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲̈𝘀: 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘁 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗶𝗰𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈ 𝗶 𝗽𝗿𝗶𝗷𝗻𝗲̈ 𝗹𝗶𝘀𝘁𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘃𝗲 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝘁𝗶𝗺 𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗶𝘃 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝘀𝗶𝘀𝗲̈; 𝗮𝘁𝗼 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗶𝗰𝗲̈ 𝗺𝗮𝗾𝗲𝗱𝗼𝗻𝗲 𝗶 𝗽𝗿𝗶𝗷𝗻𝗲̈ 𝗹𝗶𝘀𝘁𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘃𝗲 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝘁𝗶𝗺 𝗻𝗲𝗴𝗮𝘁𝗶𝘃 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝘀𝗶𝘀𝗲̈

🔸 Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, lëvizja natyrore e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte negative në tremujorin e katërt të vitit 2023.

🔸 Numri i lindjeve të gjalla ishte prej 4.185, një ulje prej 4,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Numri i vdekjeve ishte prej 5.028 persona, apo një ulje prej 1,5%në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit paraprak.

📉 Shtimi natyror është negativ - 843 që do të thotë, se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve.

💡 Por shikuar në nivelin komunal, ka nuanca që vlen të theksohen.

📈🇦🇱 10 komunat e para për nga shtimi pozitiv popullsisë, 8 prej tyre janë me shumicë shqiptare, respektivist:

Çairi +69
Saraji +63
Tetova +54
Studeniçani +49
Haraçina +37
Likova +31
Zhelina +27
Çashka +17

‼️ Shuto Orizarja, ku romët përbëjnë 44% të popullatës dhe shqiptarët 35% poashtu ka shtim poztiv prej 17. Çuçer Sandeva me shtim pozitiv prej 15 është e vetmja komunë maqedone në top dhjetëshen e komunave me shtim pozitiv të popullsisë.

📉🇲🇰 Ndërsa në spektrin e kundërt, 9 prej 10 komunave me shtimin më të lartë negativ të popullsisë janë me shumicë maqedone, respektivisht:

Manastiri -126
Kisella Voda -77
Prilepi -74
Shtipi -56
Koçani -55
Ohri -51
Velesi -48
Sveti Nikolla -44
Dellçeva -38

‼️ Këtu bën përjashtim vetëm Kërçova me shtim negativ prej -50. Kërçova është me shumicë shqiptare prej 53%.

𝗜𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝘁𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗣𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲 𝗔𝗿𝗯𝗲̈𝗻 𝗫𝗵𝗮𝗳𝗲𝗿𝗶 𝗹𝗮𝗻𝘀𝗼𝗶 𝗕𝗮𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗿𝗶𝗻 𝗲 𝗣𝗲̈𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 📢‼️ Për herë të parë që ng...
01/03/2024

𝗜𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝘁𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗣𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲 𝗔𝗿𝗯𝗲̈𝗻 𝗫𝗵𝗮𝗳𝗲𝗿𝗶 𝗹𝗮𝗻𝘀𝗼𝗶 𝗕𝗮𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗿𝗶𝗻 𝗲 𝗣𝗲̈𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 📢

‼️ Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë së Ohrit, Instituti për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi sjell për publikun një nismë unike të quajtur Barometri i Përfaqësimit të Drejtë, që synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien në lidhje me zbatimin e parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

➡️ Barometri është i qasshëm në adresën https://barometri.ipp-arbenxhaferi.org/ ose përmes faqes në internet të IPP Arbën Xhaferi.

💡 Objektivi kryesor i Barometrit të Përfaqësimit të Drejtë është që të paraqesë në mënyrë interaktive dhe të vlerësojë përmes indekseve të veçanta përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nga institucionet publike. Ky mjet bazohet në të dhënat zyrtare të Avokatit të Popullit që nga viti 2014 dhe paraqet përfaqësimin e komuniteteve dhe të grave në sektorin publik, si në numra absolut ashtu edhe në pozitat udhëheqëse.

🏛️ Në ngjarjen e lansimit të Barometrit, krahas ekspertit të IPP Arbën Xhaferi, z. Robert Nesimi, dhe drejtorit të IPP Arbën Xhaferi, z. Arben Fetai, foli edhe Avokati i Popullit, z. Naser Ziberi, i cili paraqiti historikun e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke adresuar edhe sfidat e shumta në përmbushjen e këtij parimi. Avokati i Popullit përshëndeti këtë nismë, duke theksuar kontributin e saj të veçantë në vetëdijësimin e popullatës dhe ndërgjegjësimin e politikës në adresimin e pengesave për arritjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

🔄 Barometri momentalisht shqyrton gjendjen e përfaqësimit adekuat në rreth 150 institucione në tre pushtetet, përfshirë agjencitë e pavarura, ndërmarrjet publike dhe komunat. IPP Arbën Xhaferi do të vazhdojë ta zgjerorojë dhe ta përditësojë atë në baza vjetore.

FTESË / ПОКАНА / INVITATIONTë nderuar përfaqësues të mediave,Të nderuar miq,Jeni të ftuar të merrni pjesë në një konfere...
28/02/2024

FTESË / ПОКАНА / INVITATION

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar miq,

Jeni të ftuar të merrni pjesë në një konferencë për shtyp me rastin e lançimit të Barometrit të Përfaqësimit të Drejtë.

Çka?
Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Instituti për Politike Publike Arbën Xhaferi ka implementuar një nismë unike dhe gjithëpërfshirëse të quajtur Barometri i Përfaqësimit të Drejtë. Barometri synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve dhe të grave në sektorin publik, si në numra absolut ashtu edhe në pozicione drejtuese, si një mjet dixhital interaktiv i përditësuar në baza vjetore. Nisma bazohet në të dhënat zyrtare të Avokatit të Popullit që nga viti 2014. Barometri do të lansohet zyrtarisht më 29 shkurt.

Kush?
Naser Ziberi, Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Robert Nesimi, Ekspert
Arben Fetai, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi

Kur?
E enjte 29 Shkurt, ora 12:00

Ku?
Bushi Resort & Spa, dhoma VIP, Shkup

Ky aktivitet ëështë prodhuar me mbështetjen e programit “Mekanizmi i Qëndrueshmërisë Civile” të financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

***

Почитувани претставници на медиумите,

Поканети сте да присуствувате на прес-конференција по повод почетокот на настанот на Барометарот за правична застапеност.

Што?
За прв пат од потпишувањето на Охридскиот рамковен договор, Институтот за јавна политика Арбен Џафери разви единствена и сеопфатна иницијатива наречена Барометар за правична застапеност. Барометарот цел е да ја зајакне транспарентноста и одговорноста за правичната застапеност на заедниците и родовата еднаквост во јавниот сектор, и во однос на бројките и на лидерските позиции, како интерактивна дигитална алатка која се ажурира секоја година. Иницијативата се базира на официјалните податоци на Народниот правобранител достапни од 2014 година. Барометарот официјално ќе биде пуштен во употреба на 29 февруари.

Кој?
Насер Зибери, Народен правобранител на Република Северна Македонија
Роберт Несими, експерт
Арбен Фетаи, извршен директор на Институтот за јавна политика Арбен Џафери

Кога?
Четврток 29 февруари, 12:00 часот

Каде?
Bushi Resort & Spa, VIP соба, Скопје

Оваа активност е изработена со поддршка на програмата „Механизам за граѓанска отпорност“ финансирана од Европската Унија. Содржината е единствена одговорност на Институтот за јавна политика Арбен Џафери и не мора да ги одразува ставовите на Европската Унија

***

Dear media representatives,

You are invited to attend a press conference on the occasion of the launch event of the Equitable Representation Barometer.

What?
For this first time since the signing of the Ohrid Framework Agreement, the Institute of Public Policy Arbën Xhaferi has developed a unique and comprehensive initiative called the Equitable Representation Barometer. The Barometer aims to strengthen transparency and accountability on equitable representation of communities and gender equality in the public sector, both in terms of numbers and in leadership positions, as an interactive digital tool updated annually. The initiative builds upon official data of the Ombudsman available since 2014. The Barometer is being officially launched this 29th of February.

Who?
Naser Ziberi, Ombudsman of the Republic of North Macedonia
Robert Nesimi, Expert
Arben Fetai, Executive Director of the Institute of Public Policy Arbën Xhaferi

When?
Thursday 29th of February, 12:00

Where?
Bushi Resort & Spa, VIP room, Skopje

This activity was produced with the support of the Civil Resilience Mechanism program financed by the European Union. Its contents are the sole responsibility of the Institute of Public Policy Arbën Xhaferi and do not necessarily reflect the views of the European Union.

Address

Tetovska 33/2/7
Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi:

Share