Kundër së Keqës

Directions

Kundër së Keqës Kjo faqe eshte per tu bashkuar që të luftojmë të keqen ne gjitha sferat e jetes.

24/08/2026

Hoxhe Mazllam Mazllami - Gurbetqari

Kur eklipsohet dielli ose hëna – çfarë duhet të bëjë besimtari?Eklipsi i diellit dhe i hënës nuk është thjesht një dukur...
12/08/2026

Kur eklipsohet dielli ose hëna – çfarë duhet të bëjë besimtari?

Eklipsi i diellit dhe i hënës nuk është thjesht një dukuri astronomike. Pejgamberi ﷺ na mësoi se ato janë dy prej shenjave të Allahut, me të cilat Ai i frikëson robërit e Tij. Ato nuk eklipsohen për shkak të vdekjes apo jetës së askujt.

Allahu i Lartësuar thotë:

> ﴿وَمَا نُرْسِلُ بِالْآيَاتِ إِلَّا تَخْوِيفًا﴾

“Ne nuk i dërgojmë shenjat për tjetër, veçse për të frikësuar.” (El-Isra: 59)

Prandaj, kur ndodh eklipsi, besimtari nuk merret me bestytni, ogure apo interpretime të kota, por kthehet tek Allahu.

Si falet namazi i eklipsit?

Namazi është dy rekate, por dallon nga namazi i zakonshëm.

Në rekatin e parë:
-merret tekbiri dhe bëhet një qëndrim i gjatë në këmbë me lexim;
-bëhet rukù e gjatë;
-ngrihet përsëri në këmbë dhe lexohet përsëri, por më shkurt se leximi i parë;
-bëhet një rukù e dytë, më e shkurtër se e para;
-pastaj bëhen dy sexhde.

Në rekatin e dytë veprohet në të njëjtën mënyrë: dy qëndrime në këmbë, dy ruku dhe dy sexhde.
Pra, namazi përbëhet nga dy rekate, katër qëndrime në këmbë, katër ruku dhe katër sexhde.
Leximi bëhet me zë, sipas Sunetit të Pejgamberit ﷺ.

Çfarë duhet të bëjë besimtari gjatë eklipsit?

Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kur ta shihni atë, faluni dhe lutuni derisa të largohet.”

Prandaj, gjatë eklipsit duhet të shtohen:
namazi, duaja, dhikri, istigfari dhe sadakaja.
Është gjithashtu kohë për frikë nga Allahu, përulje dhe përkujtim të Kiametit.

Pejgamberi ﷺ, kur ndodhi eklipsi, u ngrit i frikësuar, duke pasur frikë se mos kishte ardhur Kiameti. Pastaj tha:
“Sikur ta dinit atë që di unë, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.”

Eklipsi na kujton se dielli dhe hëna, sado madhështore të jenë, janë vetëm krijesa të Allahut. Nuk janë zota, nuk kanë fuqi të pavarur dhe nuk lidhen me vdekjen apo jetën e njerëzve.

Prandaj, kur shfaqet një shenjë e Allahut, besimtari nuk duhet vetëm të pyesë: “Si ndodhi?”, por edhe: “Çfarë kërkon Allahu nga unë në këtë moment?”

Përgjigjja e Sunetit është e qartë:

Falu. Lutu. Kërko falje. Jep sadaka. Kujto Kiametin dhe ktheje zemrën te Allahu.
“Dielli dhe hëna janë dy shenja prej shenjave të Allahut. Ato nuk eklipsohen për vdekjen ose jetën e askujt. Kur ta shihni këtë, faluni, lutuni dhe jepni sadaka.”

(Buhariu dhe Muslimi)

Hoxhë Agim Bekiri

12.08.2026

11/08/2026

Hoxhe Fatmir Latifaj

Kontribo edhe ti për Shtëpi të Allahut Xhamia H.Abdulkader Arnauti - Shkup
09/08/2026

Kontribo edhe ti për Shtëpi të Allahut

Xhamia H.Abdulkader Arnauti - Shkup

Investo për Ahiretin tënd I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:“Veprat më të dashura tek Allahu janë ato që janë të vazhdueshme, edhe në qofshin të vogla apo të pakta!” - Mutefekun alejhiDonacionet tuaja shkojnë për të gjitha projektet e xha...

Ka po dilni beee
08/08/2026

Ka po dilni beee

07/08/2026

Hoxhe Irfan Saliu

05/08/2026

Kur „Gazetarja“ deshiron ta ze ngusht Hoxhën Bekir Halimi

MashaAllah qfar hoxhallar të ndershem kemi

04/08/2026

NAMAZI

04/08/2026

Non Grata ne Shqiperi për hoxhën e nderuar Bekir Halimi

Turp për shtetin Shqiptar

25/07/2026

Hoxhe Metush Mehmeti - Zilia

Address

Skopje

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kundër së Keqës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share