Kuvendi Studentor UNT

Kuvendi Studentor UNT Kuvendi Studentor i Universitetit Nënë Tereza - Shkup

05/05/2026

Jena knaq

UNT❤️
05/05/2026

UNT❤️

Aksion i gjerë pastrimi në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.Drejtoria Organizative e Universitetit “Nënë...
31/03/2026

Aksion i gjerë pastrimi në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Drejtoria Organizative e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, nën udhëheqjen e z. Bejamin Rexhepi, në bashkëpunim me ndërmarrjen “Higjiena Komunale” dhe Kuvendin Studentor Universitar realizuan me sukses një aksion për pastrimin dhe rregullimin e hapësirave të jashtme të universitetit.

Kësaj nisme sensibilizuese për mjedisin iu bashkua në mënyrë aktive edhe Unioni Studentor i UNT-së, kryesuar nga kryetari i KSU-së, Besar Sejdiu, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët të administratës dhe studentëve për mbajtjen e një mjedisi të pastër dhe dinjitoz akademik.

Përmes këtij aksioni u bë largimi i mbetjeve dhe u krye mirëmbajtja e hapësirave rreth objekteve universitare, duke synuar krijimin e një ambienti më të shëndetshëm për studentët dhe stafin.

20/03/2026
Në kuadër të forcimit të komunikimit dhe bashkëpunimit me studentët, Kuvendi Studentor i Universitetit “Nënë Tereza” mba...
12/03/2026

Në kuadër të forcimit të komunikimit dhe bashkëpunimit me studentët, Kuvendi Studentor i Universitetit “Nënë Tereza” mbajti një mbledhje informuese me anëtarët e kuvendeve studentore të fakulteteve, si dhe me koordinatorët e çdo drejtimi nga të gjitha vitet e studimit.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte informimi i përfaqësuesve studentorë për aktivitetet dhe proceset aktuale, si dhe krijimi i një hapësire të drejtpërdrejtë për paraqitjen e ankesave, kërkesave dhe propozimeve të studentëve nga dora e parë. Përmes këtij takimi u mundësua që shqetësimet dhe nevojat e studentëve të adresohen në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe më efikase.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesit studentorë patën mundësinë të ndajnë mendimet dhe vërejtjet e tyre lidhur me çështje të ndryshme që lidhen me procesin mësimor, kushtet e studimit dhe jetën studentore në universitet.

Kjo është hera e parë që në Universitetin “Nënë Tereza” organizohet një mbledhje e këtij lloji, duke bashkuar në një takim të përbashkët përfaqësuesit e kuvendeve studentore fakultative dhe koordinatorët e të gjitha drejtimeve dhe viteve të studimit, me qëllim përmirësimin e komunikimit institucional dhe përfaqësimin sa më të mirë të interesave të studentëve.

VENDOSET GURTHEMELI I KAMPUSIT TË RI TË UNIVERSITETIT “NËNË TEREZA”Sot u vendos gurthemeli i kampusit të ri të Universit...
07/03/2026

VENDOSET GURTHEMELI I KAMPUSIT TË RI TË UNIVERSITETIT “NËNË TEREZA”

Sot u vendos gurthemeli i kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, duke shënuar një hap të madh drejt ndërtimit të një infrastrukture moderne për arsimin e lartë në vend.

Ky projekt, me një vlerë prej 42 milionë euro dhe i cilësuar si ndër më strategjikët në historinë e arsimit të lartë në vend, synon të krijojë kushte më të mira për studim, zhvillim akademik dhe kërkim shkencor për studentët.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit, duke theksuar rëndësinë që ka investimi në arsim dhe në të ardhmen e të rinjve.

Si Kuvend Studentor, e mirëpresim këtë hap të rëndësishëm dhe besojmë se ndërtimi i kampusit të ri do të kontribuojë në përmirësimin e jetës studentore dhe në ngritjen e cilësisë së arsimit universitar.

KUVENDI STUDENTOR MBËSHTET INICIATIVËN QË PROVIMI I JURISPRUDENCËS TË MBAHET EDHE NË GJUHËN SHQIPESot, në hapësirat e Un...
26/02/2026

KUVENDI STUDENTOR MBËSHTET INICIATIVËN QË PROVIMI I JURISPRUDENCËS TË MBAHET EDHE NË GJUHËN SHQIPE

Sot, në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza”, Kuvendi Studentor Universitar mirëpriti studentët e juridikut nga të gjitha universitetet shqiptare.

Në fokus të takimit ishte çështja e provimit të jurisprudencës, për të cilin, bazuar në kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në ligjin për përdorimin e gjuhëve, çdo student shqiptar ka të drejtë ta japë edhe në gjuhën shqipe.

Si Kuvend Studentor, konfirmojmë mbështetjen tonë të plotë për këtë iniciativë.
Kjo është një kërkesë legjitime, e bazuar në ligj dhe në parimin e barazisë.

Ne do ta mbështesim këtë nismë deri në fund, me të gjitha mjetet institucionale dhe demokratike në dispozicion, derisa studentët të kenë mundësinë që këtij provimi t’i nënshtrohen edhe në gjuhën shqipe.

Zëri i studentëve do të dëgjohet.

Udhëheqësia e re e Kuvendit Studentor Universitar
12/02/2026

Udhëheqësia e re e Kuvendit Studentor Universitar

ZGJIDHET AVOKATI I STUDENTËVESot me datë 12.02.2026, Senati i Universitetit morri vendim për zgjedhjen e Suhejb Memedit ...
12/02/2026

ZGJIDHET AVOKATI I STUDENTËVE

Sot me datë 12.02.2026, Senati i Universitetit morri vendim për zgjedhjen e Suhejb Memedit në detyrën e Avokatit të Studentëve.

Mandati i Avokatit të Studentëve është dyvjeçar, gjatë të cilit ai do të ketë rol kyç në mbrojtjen e të drejtave, interesave dhe mirëqenies së studentëve, si dhe në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet studentëve dhe institucioneve universitare.

Ky është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e zërit studentor dhe për krijimin e mekanizmave më të fortë për adresimin e sfidave dhe shqetësimeve studentore.

I urojmë Suhejb Memedit suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim një bashkëpunim të frytshëm në shërbim të studentëve.

Address

Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kuvendi Studentor UNT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kuvendi Studentor UNT:

Share