08/10/2026
Sot, në SkyLab, patëm kënaqësinë të mirëpresim Kryetarin e Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, i cili vizitoi qendrën tonë dhe u njoh nga afër me aktivitetet, punën dhe përvojën edukative që ofrojmë për nxënësit.
Gjatë kësaj vizite, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e dy projekteve të rëndësishme: SkyLab Shkencë dhe SkyMind, me synimin për të krijuar më shumë mundësi për nxënësit përmes edukimit shkencor, zhvillimit të aftësive dhe kujdesit për mirëqenien emocionale.
Përmes SkyLab Shkencë, synojmë të afrojmë shkencën me nxënësit në mënyrë praktike dhe interaktive, duke nxitur kureshtjen, mendimin kritik dhe dëshirën për të eksploruar. Ndërsa përmes SkyMind, synojmë të mbështesim mirëqenien emocionale të fëmijëve, përqendrimin dhe krijimin e një raporti më të shëndetshëm me teknologjinë.
Gjatë vizitës, kryetari pati mundësinë të shohë nga afër aktivitetet e nxënësve tanë dhe mënyrën se si ata mësojnë përmes eksperimenteve, zbulimit dhe përvojave praktike.
Besojmë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave edukative është thelbësor për të krijuar mundësi më të mira për gjeneratat e reja.
Së bashku, për më shumë mundësi, më shumë dije dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
SkyLab – Ardhmëria Tani!