07/03/2026
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Bashkësia Lokale e Sanakosit shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë mësuesit dhe arsimtarët që me përkushtim, dije dhe sakrificë edukojnë dhe udhëzojnë nxënësit në rrugën e dijes.
Festimi i kësaj dite buron nga hapja e Mësonjëtores së parë Shqipe në Korçë më 7 mars 1887, një ngjarje historike që shënoi fillimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe një hap të rëndësishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.
Mësuesit janë udhërrëfyesit e dijes dhe shtylla e zhvillimit të shoqërisë sonë. Falë punës dhe përkushtimit të tyre, arsimi dhe dija vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e së ardhmes.
Urime dhe falënderime për të gjithë mësuesit për punën e tyre të palodhur!