SHKA "Duflla" - Raçe

Call Directions Website

SHKA "Duflla" - Raçe Shoqëria Kulturore Artistike DUFLLA - Rashçe

11/10/2026

Na u ka vra shpresa për jetë
Janë mbet shpijat veç me pleq
Kulla t'vjetra me oxhake
Janë tuj shemb për ditë nga pak...

Në Festivalin Ndërkombëtar "NINULLA" Viti ku u prezantua kënga tradicionale nga Sllovenia, Sllovakia, Republika Çeke, Tü...
08/10/2026

Në Festivalin Ndërkombëtar "NINULLA" Viti ku u prezantua kënga tradicionale nga Sllovenia, Sllovakia, Republika Çeke, Türkiye, Qiproja Veriore, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.
Ansambli DUFLLA prezantoi këngën e bukur të Dërvenit.

❗️NJOFTIM ZYRTAR ❗️Drejtuar: Artdashësve, pjesëmarrësve, bashkëpunëtorëve dhe mbarë komunitetit artistik dhe më gjerë.Të...
16/09/2026

❗️NJOFTIM ZYRTAR ❗️

Drejtuar: Artdashësve, pjesëmarrësve, bashkëpunëtorëve dhe mbarë komunitetit artistik dhe më gjerë.

Të dashur miq dhe ruajtës të trashëgimisë sonë,
Në emër të Shoqërisë Kulturore Artistike "DUFLLA" dhe në cilësinë e drejtorit të festivalit, ju njoftoj me keqardhje se Edicioni i XI i Festivalit të Folklorit Burimor "DUFLLA", i planifikuar për t'u mbajtur në datat 18, 19 dhe 20 Shtator 2026, shtyhet për një afat të pacaktuar.

Ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë pas një pune të gjatë përgatitore, por vjen si një detyrim i thellë moral dhe shpirtëror. Duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit dhe gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, ne vlerësojmë se ky nuk është momenti i duhur për organizime festive.

Misioni i festivalit tonë është pikërisht aty ku tradita flet për lartësimin e vlerave, historisë dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Këto vlera nuk u ndërtuan vetëm me këngë e valle, por u mbrojtën me sakrificë, gjak dhe përpjekje titanike për liri. Në këto ditë kur dinjiteti i luftës së drejtë po përballet me sfida dhe kur ata që shkruan historinë tonë ndodhen në bankën e të akuzuarve, solidariteti kombëtar është më i rëndësishëm se çdo manifestim.
Nuk mund të festojmë të qetë kur historia jonë e lavdishme vihet në sprovë.
U kërkojmë ndjesë të gjithë artistëve, grupeve pjesëmarrëse dhe publikut tonë besnik për këtë ndryshim të papritur.

Për datën e re të mbajtjes së festivalit, do t'ju njoftojmë paraprakisht me kohë, sapo rrethanat të jenë më të përshtatshme. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i keni dhënë këtij festivali ndër vite.

Kënga dhe vallja jonë burimore do të rikthehen përsëri në Rashçe, atëherë kur zemrat tona të jenë më të qeta dhe kur drejtësia të triumfojë për vlerat tona kombëtare.

Me respekt,
Ylber Idrizi
Kryetar i SHKA "DUFLLA"
Drejtor i Festivalit

TELEGRAM NGUSHËLLIMI​Me rastin e ndarjes nga jeta të z.Daim Hiseni​E nderuara familje Hiseni,​Me pikëllim të thellë morë...
07/09/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI
​Me rastin e ndarjes nga jeta të z.Daim Hiseni

​E nderuara familje Hiseni,

​Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, veprimtarit të palodhur, ruajtësit fanatik të folklorit tonë dhe themeluesit të SHVL-UÇK-së, z. Daim Hiseni.

​Puna, përkushtimi dhe sakrifica e tij e pashoq, qoftë si burrë i pushkës dhe mbrojtës i lirisë, qoftë me plis të bardhë në ballë për të mbajtur gjallë thelbin e këngës dhe traditës sonë burimore, kanë lënë gjurmë të pashlyera për breza të tërë.

​Me ndarjen nga jeta të z. Daim Hiseni, familja humbi njeriun më të dashur, ndërsa shoqëria jonë, komuniteti kulturor dhe ai i veteranëve mbetën pa një shtyllë të fortë të trashëgimisë dhe krenarisë kombëtare.

​Më lejoni që në emër të të gjithë anëtarëve të Shoqërisë Kulturore, kryesisë, këshillit mbikëqyrës si dhe në emrin tim personal të u shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për humbjen e z. Daim Hiseni.

​Lavdi jetës dhe veprës së tij!
​
​Kryetar i SH.K.A. "DUFLLA"
YLBER IDRIZI

Festivali i Folklorit Burimor DUFLLA - 2026Edicioni i XIpo vjen... 📅 18, 19, 20 SHTATOR 2026📍 Rashçe⏰ 18:00Aty ku tradit...
05/09/2026

Festivali i Folklorit Burimor DUFLLA - 2026
Edicioni i XI
po vjen...

📅 18, 19, 20 SHTATOR 2026
📍 Rashçe
⏰ 18:00

Aty ku tradita flet...

Gjithçka gati për verën e nxehtë ☀️🌡️Festivali po vjen më fuqishëm se kurrë. 🚀Bërthama e DUFLLËS në aksion! 🔥
17/07/2026

Gjithçka gati për verën e nxehtë ☀️🌡️
Festivali po vjen më fuqishëm se kurrë. 🚀
Bërthama e DUFLLËS në aksion! 🔥

15/07/2026

Mirë se vini Mërgimtarë

Në Ditën e Çlirimit të Deçanit jehoi kënga e rapsodëve të grupit folklorik DUFLLA, skaj bjeshkëve të nemuna në festivali...
17/06/2026

Në Ditën e Çlirimit të Deçanit jehoi kënga e rapsodëve të grupit folklorik DUFLLA, skaj bjeshkëve të nemuna në festivalin gjithëkombëtar Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen, kushtuar rapsodëve Dervish Shaqa dhe Demush Neziri.

Festivali i Folklorit Burimor    #2026 - Edicioni -XI-📅 së shpejti...        burim i pashtershëm i thesarit kombëtar
13/06/2026

Festivali i Folklorit Burimor
#2026 - Edicioni -XI-

📅 së shpejti...




burim i pashtershëm i thesarit kombëtar

Address

Rr. 1 Nr. 105
Rashçe
1064

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHKA "Duflla" - Raçe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share