28/04/2026
🩺 KËSHILLA MJEKËSORE JAVORE – ANIK MEDIKA
📅 JAVA 6
Tema: Anemia (mungesa e hekurit)
Anemia është një gjendje ku organizmi nuk ka mjaftueshëm hekur për të prodhuar hemoglobinë, e cila transporton oksigjenin në trup.
Si pasojë, trupi lodhet më shpejt dhe funksionon më dobët.
❗ Pse ndodh anemia?
Mungesa e hekurit në ushqim
Humbje gjaku
Përthithje e dobët e hekurit
Shtatzënia ose rritja e shpejtë
⚠️ Shenjat më të shpeshta:
Lodhje dhe dobësi
Zbehje e lëkurës
Marramendje
Rrahje të shpejta të zemrës
Thonj të dobët
👉 Rekomandohet:
✅ Ushqime të pasura me hekur
(mish i kuq, mëlçi, spinaq, thjerrëza)
✅ Kombinim me vitaminë C
(rrit përthithjen e hekurit – p.sh. limon, portokall)
✅ Shmangni çajin/kafen menjëherë pas ushqimit
(se ulin përthithjen e hekurit)
✅ Kontroll i rregullt i analizave të gjakut
(për të monitoruar hemoglobinën)
💡 Këshilla shtesë:
✔ Ushqehuni në mënyrë të balancuar
✔ Mos merrni suplemente pa rekomandim mjeku
✔ Kujdes në raste lodhjeje të vazhdueshme
🛑 Kur të konsultoheni me mjek?
Nëse ndjeni lodhje të vazhdueshme, zbehje ose marramendje.
👉 Bëni pyetjet tuaja për konsulta dhe mendime
📞 031 377 888
📍 Ordinanca “Anik Medika”