12/09/2026
PËRFUNDOI ME SUKSES PROJEKTI “ÇANTA SHKOLLORE PËR FËMIJËT JETIMË DHE RASTET E RËNDA SOCIALE”
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se këtë vit, përmes këtij projekti humanitar, arritëm të ndihmojmë 120 nxënës jetimë dhe nga familje me raste të rënda sociale.
Çdo nxënës përfitoi mbështetje në vlerë prej 2,000 denarë (35 euro), me të cilat u furnizua me çantë shkollore dhe materiale të tjera të nevojshme mësimore.
Ky projekt u realizua me qëllim që çdo fëmijë të ketë mundësi ta nisë vitin shkollor me mjetet e nevojshme dhe me më shumë buzëqeshje e motivim.
Falënderojmë nga zemra të gjithë bamirësit që me kontributin e tyre u bënë pjesë e kësaj vepre të mirë.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për aktivistët e shoqatës sonë, për angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme në realizimin e këtij projekti.
Së bashku, 120 fëmijëve ua bëmë fillimin e vitit shkollor më të bukur.
Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e kësaj vepre të mirë!