21/06/2026
Më 20 qershor, në ambientet e Shkollës Edukative “Haxhi Nazim Xhaferri”, u mbajt ceremonia përmbyllëse e Kursit të Kuranit për grupin e grave.
Programi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, duke kurorëzuar me sukses një periudhë të mbushur me përkushtim dhe angazhim në mësimin e Librit të Shenjtë, Kuranit Famëlartë.
Në kuadër të aktivitetit u bë edhe shpërndarja e certifikatave dhe mirënjohjeve për kursistet dhe mësimdhënëset, si shenjë vlerësimi për mundin dhe përkushtimin e tyre gjatë vitit akademik.
Përgëzime për të gjitha nxënëset për seriozitetin dhe përkushtimin e treguar, për mësimdhënëset për mundin dhe angazhimin e vazhdueshëm, si dhe për përgjegjësen e këtij projekti të veçantë.
Falënderim i veçantë për donatorët që mbështetën këtë rrugëtim të begatë edukativo-arsimor. Zoti ua shpërbleftë dhe ua shtoftë të mirat!
Ritakohemi në shtator për të vazhduar misionin tonë, në përputhje me vizionin e Shkollës Edukative “Haxhi Nazim Xhaferri” për edukimin e vazhdueshëm dhe fuqizimin e grave përmes diturisë, vlerave dhe zhvillimit të kapaciteteve të tyre personale, fetare dhe shoqërore. 🤍📖🌷