Shoqata e Bjeshkatareve "Ujemiri"

Shoqata e Bjeshkatareve "Ujemiri" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata e Bjeshkatareve "Ujemiri", Nonprofit Organization, Rruga e Qafës, Kicevo.

SHB "Ujëmiri" -Kërçovë shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga kjo jetë të dr. Dërgut Çunit, bjeshkatarit e akt...
02/06/2026

SHB "Ujëmiri" -Kërçovë
shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga kjo jetë të dr. Dërgut Çunit, bjeshkatarit e aktivistit nga qyteti historik i Kaçanikut. Bashkëndiejmë dhimbjen me të gjithë dashamirët e shtigjeve malore që patën rastin bashkërisht të pushtojnë shumë maja të larta kudo në trojet shqiptare e më larg.

E lusim të Madhërishmin që ta shpërblejë me xhennet! 🤲🤲🤲🤲🤲🤲🤲🤲🤲

02/05/2026
SHB "Ujëmiri" mirëpriti një grup bjeshkatarësh gjerman dhe në Qafën heroike  kaloi një ditë të këndshme përplot kujtime ...
18/04/2026

SHB "Ujëmiri" mirëpriti një grup bjeshkatarësh gjerman dhe në Qafën heroike kaloi një ditë të këndshme përplot kujtime të stërmbushura me ndiesi. Ndonëse dielli shtrinte pushtenin e vet të plotë, natyra jepte dy kontraste: faqen e Ujëmirit me mbi 1 m borë dhe poshtë këtij froni të lartë përhapej gjelbërimi pranveror. Sfida e shtegut ishte e rëndë, por mposhtja e majës përmbushi kënaqësinë.
Grosha tradicionale e zier në zjar si dikur motit, për mysafirët paraqiste atraksion më vete. Këngët, vallet, fotot, dollitë, ... dhuruan një spektakël më vete.
Respekt për të gjithë ujëmirasit që u përkujdesën në jetësimin dhe dëshminë e vlerës së kombit: Buk' e krip' e zemër!

SHB "Ujëmiri" u bë pjesë e manifestimit të Ditës së Flamurit duke përshkuar shtegun drejt Majës së Rrasës në Amë (Matkë)...
03/12/2025

SHB "Ujëmiri" u bë pjesë e manifestimit të Ditës së Flamurit duke përshkuar shtegun drejt Majës së Rrasës në Amë (Matkë) të Epërme të Shkupit.
Përzemërsisht falenderojmë SHB "Dardania" të Sarajit për organizimin dhe pritjen e jashtëzakonshme që na e bëri neve dhe gjithë mysafirëve të tjerë.

26/10/2025

Bjeshkatarë Ujëmiras,

AVI USKANA bashkoi

ZËRIN E MËRGATËS

për t'ia ruajtur frymën shqipe qytetit tonë dhe ka filluar aktivitetin njëjavor artistik me moton :

VOTO SHQIP!

KËRÇOVA GJAK QË NUK FALET!

TË VEPROJMË VËLLAZËRISHT!

MBI TË GJITHA URTËSIA DHE RESPEKTI I NDËRSJELLTË!

QËLLIMI I LARTË KOMBËTAR MBI ÇDO INATË INDIVIDI!

KËRÇOVA MERITON TA TEJKALOJMË VETËVETEN ME PJEKURI DHE PAJTIM MADHOR!

Prandaj lëshojmë këtë lajmërim që brenda mundësive ujëmirasit t'i bashkangjiten kësaj përpjekje të sinqertë e bashkërisht ta fuqizojmë këtë mesazh:

Zëri i mërgatës vazhdon me moton e bashkimit të votës për Kërçovën shqipe.

Përmes këngës dhe thirrjes për unifikim të votës zërin e arsyes e jep

AVI USKANA dhe SHAHIRAT SHQIPTARË

vendi: Shtëpia e Arteve -Knezhinë

ora: 19.00

dt.: 26 tetor 2025

Ju mirëpresim

SHB "Ujëmiri" ndërmori një aksion për të ndërtuar një urë mbi përroin e Bashajve që lidh fshatin Kastriot e Aramjell me ...
16/10/2025

SHB "Ujëmiri" ndërmori një aksion për të ndërtuar një urë mbi përroin e Bashajve që lidh fshatin Kastriot e Aramjell me Tuhinin, Kaleshet dhe Trojet.
Sportistët që me biçikletat malore nuk e përshkonin dot këtë shteg për shkak të thellësisë së përroit, tash lirshëm mund të lëvizin mbi urë e të arrijnë pikën e caktuar në këto vende piktoreske.
Ujëmirasit nuk do të ndalen këtu, por vazhdojnë më tej me projektet e radhës te burimi i Ujëmirit.

SHB "Ujëmiri" nuk mund të mungonte në dhejtë vjetorin e Shoqatës bjeshkatare të Kaçanikut, sepse në çdo event të tyre ka...
09/09/2025

SHB "Ujëmiri" nuk mund të mungonte në dhejtë vjetorin e Shoqatës bjeshkatare të Kaçanikut, sepse në çdo event të tyre ka shijuar pritjen madhështore e të përzemërt që e shfaqin për gjithë mysafirët dashamirë të shtigjeve malore. Edhe kësaj here niveli i lartë organizativ, përkujdesi, atmosfera e këndshme, vëllazëria e bujaria flisnin për koordinimin dhe funksionimin shembullor të bjeshkatarëve kaçanikas.
Ne si ujëmiras u jemi mirënjohës pafundësisht për nderin që na e bënë, për pritjen e ngrohtë e për respektin që kanë ndaj nesh.

Pas shumë e shumë shtigjeve të përshkuara të gjithë Shqipërisë e Dardanisë, ujëmirasit iu kthyen gjashtë majava të Çelvj...
11/08/2025

Pas shumë e shumë shtigjeve të përshkuara të gjithë Shqipërisë e Dardanisë, ujëmirasit iu kthyen gjashtë majava të Çelvjollcës duke pushtuar edhe atë të Ali Agës.

Address

Rruga E Qafës
Kicevo
6250

Telephone

+38971620195

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Bjeshkatareve "Ujemiri" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share