Muftinia e BFI - Gostivar

Muftinia e BFI - Gostivar Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar

Sot, në selinë e Muftinisë së BFI – Gostivar, Myftiu h. Sabahudin ef. Zendeli priti në takim hoxhë Zekerija ef. Rushanin...
11/08/2026

Sot, në selinë e Muftinisë së BFI – Gostivar, Myftiu h. Sabahudin ef. Zendeli priti në takim hoxhë Zekerija ef. Rushanin, ligjërues dhe mësimdhënës i lëndës së Etikës së Religjionit në shkollat fillore të Komunës së Vrapçishtit.

Gjatë këtij takimi, hoxhë Zekerija ef. Rushani i dhuroi Myftiut librin e tij të sapobotuar me titull “99 Derse”.

Ky botim përmbledh 99 ligjërata fetare, të mbajtura në qyrsijën e Xhamisë së Mezinit – Malësisë, ku autori është ligjërues i rregullt. Përmes këtyre derseve trajtohen tema të ndryshme nga jeta fetare, edukative dhe shoqërore, duke sjellë këshilla dhe mesazhe të dobishme për besimtarët dhe shoqërinë, të ndërlidhura me sfidat dhe aktualitetin e kohës.

Myftiu h. Sabahudin ef. Zendeli e falënderoi hoxhë Zekerija ef. Rushanin për dhuratën dhe për këtë kontribut të çmuar në pasurimin e literaturës fetare në gjuhën shqipe. Njëkohësisht, i uroi suksese të mëtejshme në misionin e tij të dijes, edukimit dhe këshillimit fetar, duke vlerësuar angazhimin e tij në shërbim të besimtarëve.

10/08/2026

AFATI I DYTË I REGJISTRIMEVE NË SHAM "MEDRESEJA ISA BEU”

Medreseja “Isa Beu” shpall afatin e dytë të regjistrimeve për nxënësit e rregullt të cilët dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e tyre në këtë institucion arsimor dhe fetar.

📚 Dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet në Medresenë “Isa Beu” – Qendër, si dhe në paralelet e saj të shtrira në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Shtip.

📅 Dokumentet mund të dorëzohen duke filluar nga dita e nesërme, ndërsa regjistrimi do të jetë i hapur deri me 22.08.2026.

Ky afat i dytë u mundëson të gjithë nxënësve që kanë dëshirë të ndjekin mësimet në Medresenë “Isa Beu”, por që nuk kanë arritur të regjistrohen gjatë afatit të parë, të shfrytëzojnë edhe një mundësi për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle.

🏫 Medreseja “Isa Beu” ofron një mjedis të përshtatshëm për edukim, arsimim dhe formim të gjithanshëm të nxënësve, duke ndërthurur dijen bashkëkohore me edukimin dhe vlerat islame.

📌 Për më shumë informacione rreth dokumentacionit dhe procedurës së regjistrimit, ju ftojmë të drejtoheni në Medresenë “Isa Beu” – Qendër ose në njërën nga paralelet e saj.

Mirë se vini në Medresenë “Isa Beu”!

Shq./Tr./Мкд.PRITJA E MUFTIUT TE SHTIPIT NË MUFTININË E GOSTIVARIT – DORËZOHEN MJETET PËR JENI XHAMINË NË RADOVISHSot, n...
10/08/2026

Shq./Tr./Мкд.

PRITJA E MUFTIUT TE SHTIPIT NË MUFTININË E GOSTIVARIT – DORËZOHEN MJETET PËR JENI XHAMINË NË RADOVISH

Sot, në selinë e Muftinisë së BFI – Gostivar, Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli priti në takim Muftiun e Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi.

Gjatë këtij takimi u bë dorëzimi zyrtar i mjeteve të grumbulluara nga aksioni për rindërtimin e Jeni Xhamisë në Radovish. Falë bujarisë së besimtarëve, nëpunësve fetar, këshillave të xhamive të rajonit të Myuftinisë së Gostivarit, u mblodh shuma totale prej 20.465 Euro.

Muftiu i Shtipit falënderoi Muftiun Zendeli dhe të gjithë besimtarët për kontributin e vlefshëm, ndërsa Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli e uroi atë për ecurinë e punimeve dhe mbarësi në këtë projekt.

“Kush ndërton një xhami për Hir të All-llahut, All-llahu do t'i ndërtojë atij një shtëpi në xhennet”

Zoti i shpërbleftë të gjithë donatorët!
———

İŞTİP MÜFTÜSÜNÜN GOSTİVAR MÜFTÜLÜĞÜNDE KABULÜ – RADOVİŞ YENİ CAMİİ İÇİN TOPLANAN BAĞIŞLAR TESLİM EDİLDİ

Bugün, Gostivar Müftülüğü’nün merkezinde, Gostivar Müftüsü H. Sabahudin ef. Zendeli, İştip Müftüsü Mr. Nasir ef. Recepi’yi kabul etti.

Gerçekleştirilen görüşmede, Radoviş’te bulunan Yeni Camii’nin yeniden inşası (restorasyonu) amacıyla düzenlenen yardım kampanyası kapsamında Gostivar Müftülüğünün bölgesindeki müminler, din görevlileri ve cami heyetleri tarafından toplanan bağışların resmî teslimi gerçekleştirildi. Kampanya kapsamında, hayırseverlerin değerli katkıları sayesinde toplam 20.465 Euro bağış toplandı.

İştip Müftüsü Mr. Nasir ef. Recepi, Gostivar Müftüsü H. Sabahudin ef. Zendeli’ye ve tüm hayırseverlere değerli katkılarından dolayı teşekkürlerini iletti.

Gostivar Müftüsü H. Sabahudin ef. Zendeli ise İştip Müftüsü’nü Yeni Camii’nin yeniden inşasında gelinen aşamadan dolayı tebrik ederek, bu hayırlı projenin başarıyla tamamlanması ve hayırlara vesile olması temennisinde bulundu.

“Kim Allah rızası için bir mescit inşa ederse, Allah da onun için cennette bir ev inşa eder.”

Allah, tüm bağışçılarımızdan razı olsun ve hayırlarını kabul eylesin!
——

ПРИЕМ НА МУФТИЈАТА НА ШТИП ВО ГОСТИВАРСКОТО МУФТИСТВО – ПРЕДАДЕНИ СРЕДСТВА ЗА ЈЕНИ ЏАМИЈАТА ВО РАДОВИШ

Денес, во седиштето на Муфтиството на БФИ – Гостивар, муфтијата Х. Сабахудин еф. Зендели оствари средба со муфтијата на Штип, м-р Насир еф. Реџепи.

Во текот на средбата беше извршено официјално предавање на средствата собрани во рамките на акцијата за реконструкција на Јени Џамијата во Радовиш. Благодарение на великодушноста на верниците, верските службеници и џамиските одбори од подрачјето на Муфтиството на Гостивар, беше собрана вкупна сума од 20.465 евра.

Муфтијата на Штип упати благодарност до муфтијата Зендели, како и до сите верници, верски службеници и џамиски одбори за нивниот вреден придонес. Муфтијата Х. Сабахудин еф. Зендели му честита за досегашниот тек на работите и му посака успех, бериќет и успешна реализација на овој значаен проект.

„Кој ќе изгради џамија заради Аллах, Аллах ќе му изгради дом во Џенетот.“

Нека Господ ги награди сите дарители и нека ги прими нивните добри дела!

HATME NË XHAMINË " RINIA " - GOSTIVAR PËR GJININË FEMËRORESot, më datë 06.08.2026 ( ejnte), në Xhaminë e Rinisë në Gosti...
06/08/2026

HATME NË XHAMINË " RINIA " - GOSTIVAR
PËR GJININË FEMËRORE

Sot, më datë 06.08.2026 ( ejnte), në Xhaminë e Rinisë në Gostivar u mbajt programi fetar me rastin e përfundimit të mësimit të leximit të Kur’anit Famëlartë nga grupi i gjinisë femërore, nën udhëheqjen e prof. Ramie Asani.
Në program morën pjesë profesoreshat e Medresesë, ku duanë në gjuhën arabe e bëri prof. Ramie Asani, ndërsa në gjuhën shqipe mualime Juleda Zendeli. Fjalën përshëndetëse e mbajti prof Fatime Beshiri dhe gjithashtu lexoi ashere nga Kur'ani Famëlartë, ndërsa programin e moderoi mualimja Ezana Xhaferi.Mysafire ishte edhe mualimja Nesfije Ajeti.
Në këtë program, hatmen e Kur’anit Famëlartë e përfunduan gjithsej 23 nxënëse.
Lusim Allahun xh.sh. që t’i begatojë dhe t’i forcojë në rrugën e Kur’anit, duke i shpërblyer me të mira në këtë botë dhe në Ahiret. Amin.

DUA HATME NË XHAMINË E RE – TOPLICËPËR GJININË FEMËROREMë datë 04.08.2026 (e martë), në Xhaminë e Re në Toplicë u mbajt ...
04/08/2026

DUA HATME NË XHAMINË E RE – TOPLICË
PËR GJININË FEMËRORE

Më datë 04.08.2026 (e martë), në Xhaminë e Re në Toplicë u mbajt programi fetar me rastin e përfundimit të mësimit të leximit të Kur’anit Famëlartë nga grupi i gjinisë femërore, nën udhëheqjen e mualimes Muhamedije Xhaferi.

Në këtë program, 19 nxënëse përfunduan me sukses leximin e Kur’anit Famëlartë dhe bënë hatme, duke shënuar kështu një arritje të rëndësishme në edukimin e tyre fetar.

Lusim Allahun e Madhëruar që t’i begatojë këto nxënëse, t’ua mundësojë leximin, mësimin dhe praktikimin e tij gjatë gjithë jetës dhe t’i shpërblejë me të mirat e kësaj bote dhe të Ahiretit. Amin.

DUA E HATMEVE TË NXËNËSVE TË MEKTEBIT TË XHAMISË NË FSH. ÇAJLË E VJETËR Sot më datë 31.07.2026 (e xhuma), në Xhaminë e f...
31/07/2026

DUA E HATMEVE TË NXËNËSVE TË MEKTEBIT TË XHAMISË NË FSH. ÇAJLË E VJETËR

Sot më datë 31.07.2026 (e xhuma), në Xhaminë e fshatit Çajlë e Vjetër, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami, tek mualimi H. Mujdin ef. Xhaferi. Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve dhe mysafirëve të shumtë, hoxhallarëve të rrethit të Gostivarit pjesëmarrës ishte një delegacion nga Muftinia e BFI-Gostivar, e udhëhequr nga Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli me bashkëpunëtorët e tij. Fillimisht imami i Xhamisë, përshëndeti Muftiun me stafin e tij, nxënësit që e përfunduan hatmen dhe xhematin, duke ia kaluar fjalën e rastit Muftiut H. Sabahudin ef. Zendeli.

Muftiu pasi e përshëndeti prezencën e imamit, këshillin e xhamisë dhe nxënësit si dhe të pranishmit, potencoi rolin e mektebit dhe zhvillimin e mësimbesimit islam në të. Ai mes tjerash tha se mektebet e xhamisë janë vendet ku më së miri zbatohen metodat më efikase ku mësohen bazat e Islamit dhe leximi i Kur'anit Famëlartë në detaje ashtu siç e parasheh planprogrami nëpër mektebet e xhamisë, duke ndërlidhur tre faktorë: mualim, nxënës dhe prind. Duanë e hatmeve dhe hutben e xhumasë i bëri Hfz. Jusuf ef. Xheladini-referent fetaro-arsimor, moderimin e programit dhe në namazin e xhumasë priu Mr. Eljesa ef. Asani - drejtori i Institutit për Hifz dhe Bukurlexim të Kur'anit Famëlartë si dhe referent për shkencë dhe kulturë në MBFI-Gostivar.

Në shenjë falënderimi, imamit dhe këshillit të xhamisë ju ndanë mirënjohje.

Në fund të programit, u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Muftiut, me të cilat u dekoruan nxënësit e kësaj xhamie e që pjesëmarrës në këtë solemnitet, ishin 21 nxënës.

HATME NË XHAMINË E RE FORINËPËR GJININË FEMËROREMë 30.07.2026 (e enjte), në Xhaminë e Re Forinë u mbajt programi fetar m...
31/07/2026

HATME NË XHAMINË E RE FORINË
PËR GJININË FEMËRORE

Më 30.07.2026 (e enjte), në Xhaminë e Re Forinë u mbajt programi fetar me rastin e përfundimit të mësimit të leximit të Kur’anit Famëlartë nga grupi i gjinisë femërore, nën udhëheqjen e Mualimeve: Gjilasfije Fetai Idrizi dhe Juleda Zendeli.
Në program morën pjesë profesoreshat e Medresesë, ku duanë në gjuhën arabe e bëri prof. Ramie Asani, ndërsa në gjuhën shqipe e bëri prof.Xhemile Fetai Shaqiri. Fjalë përshëndetëse mbajtën Mualimet Gjilasfije Fetai Idrizi dhe Juleda Zendeli, ndërsa fjalë rasti mbajti Mr.Fatime Beshiri Musliu. Programi u pasurua me recitim dhe ilahie nga nxënëset e medresesë Jusra Idrizi dhe Berina Halimi.Të pranishme ishin edhe: Mr.Semire Fetai Halimi, Prof. Hafsa Zendeli, prof.Valdeta Fetai dhe Prof.Enisa Idrizi të cilat ndajtën diplomat e hatmes. Në këtë program, hatmen e Kur’anit Famëlartë e përfunduan gjithsej 26 nxënëse.
Lusim Allahun xh.sh. që t’i begatojë dhe t’i forcojë në rrugën e Kur’anit, duke i shpërblyer me të mira në këtë botë dhe në Ahiret. Amin.

MUFTIU I MUFTINISË SË GOSTIVARIT MORI PJESË NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE TË GARAVE TË KATËRTA NDËRKOMBËTARE TË KUR’ANIT FAM...
30/07/2026

MUFTIU I MUFTINISË SË GOSTIVARIT MORI PJESË NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE TË GARAVE TË KATËRTA NDËRKOMBËTARE TË KUR’ANIT FAMËLARTË

Myftiu i Muftinisë së BFI-së – Gostivar, H. Sabahudin ef. Zendeli, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Garave të Katërta Ndërkombëtare të Kur’anit Famëlartë, të organizuara nga Ministria për Çështjet Islame, Thirrje dhe Udhëzim e Mbretërisë së Arabisë Saudite, në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ceremonia u nderua me praninë e Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, si dhe të përfaqësuesve të Ministrisë për Çështjet Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, lider fetar, myftinjë, hafizlerë dhe shumë personalitete nga vendi dhe jashtë.

Muftininë e BFI-së – Gostivar e përfaqësuan me dinjitet Hfz. Amar Fejzuli, Ajsu Abduli dhe Merve Çako, nxënëse të Medresesë “Isa Beu” – Paralelja e Vajzave në Gostivar, në kategorinë e dy xhuzëve, si dhe Sudejs Fetai, nxënës i Institutit të Hifzit, në kategorinë e bukurleximit të Kur’anit.

Me këtë rast, Myftinia e Gostivarit përgëzon dhe uron të gjithë pjesëmarrësit dhe fituesit, duke vlerësuar përkushtimin e tyre në shërbim të Kur’anit Famëlartë.

Lusim Allahun e Madhëruar t’i bekojë të gjithë hafizët, lexuesit dhe shërbëtorët e Kur’anit, t’u dhurojë sukses në këtë botë dhe në botën tjetër dhe t’i bëjë prej bartësve të dritës së Tij.

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve.”
(Transmeton Imam Buhariu)

HATME NË XHAMINË E RE GRADECPËR GJININË FEMËROREMë 29.07.2026 (e mërkurë), në Xhaminë e Re fshati Gradec u mbajt program...
29/07/2026

HATME NË XHAMINË E RE GRADEC
PËR GJININË FEMËRORE

Më 29.07.2026 (e mërkurë), në Xhaminë e Re fshati Gradec u mbajt programi fetar me rastin e përfundimit të mësimit të leximit të Kur’anit Famëlartë nga grupi i gjinisë femërore, nën udhëheqjen e Mualimes Nesfije Ajeti.
Në program morën pjesë profesoreshat e Medresesë, ku duanë e bëri prof.Ramije Asani, fjalë përshëndetëse mbajti teologe Gjilasfije Fetai Idrizi, ndërsa ligjëratë mbajti studentja Sumeja Shaqiri. Në këtë program, hatmen e Kur’anit Famëlartë e përfunduan gjithsej 12 nxënëse.
Lusim Allahun xh.sh. që t’i begatojë dhe t’i forcojë në rrugën e Kur’anit, duke i shpërblyer me të mira në këtë botë dhe në Ahiret. Amin.

Shq, Tr"Të All-llahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi jonë"Sot - e mërkurë- ia dorëzoi shpirtin All-llahut xh.sh. Hfz...
29/07/2026

Shq, Tr

"Të All-llahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi jonë"

Sot - e mërkurë- ia dorëzoi shpirtin All-llahut xh.sh. Hfz. Feuzi ef. Beqiri nga fshati Banjicë e Poshtme - ish imam në xhaminë e këtij fshati.
Varrimi i rahmetli hoxhës tonë do të jetë sot me namazin e iqindisë në varrezat e fshatit Banjicë e Poshtme.

Në vijim ua sjellim një biografi të shkurtë të hoxhës:

FEUZI BEQIR BEQIRI (1939)

Hfz. Feuzi ef. Beqiri u lind në vitin 1939 në fshatin Banjicë e Poshtme në periferi të Gostivarit. Pas shkollimit fillor, në moshën 16 vjeçare e kreu hifzin te hafiz Kamber Kamberi i cili ishte imam në këtë fshat dhe ishte i shquar për kultivimin e hifzit në rajonin e Gostivarit Më vonë hafiz Feuziu së bashku me disa shokë të tij vazhduan ti ndjekin mësimet e para islame ku fillimisht morën mësime nga lënda e gjuhës arabe (gramatikë) deri në vitin 1959. Pas kësaj pati një ndërprerje për shkak të shërbimit ushtarak deri më 1961. Pas kthimit nga ushtria përsëri vazhdoi mësimet fetare në lëndën e Fikhut, Akaidit si dhe gramatikën arabe deri atëherë kur hafiz Kamberi shpërngulet për në Turqi. Hafiz Feuziu me njohuritë që i fitoi u aftësua për të punuar si imam. Fillimisht me detyrë imami u punësua në fshatin Gradec të Koçanës e më vonë edhe në fshatin Velebordë. Prej vitit 1965-1969 ka qenë në detyrë imami në qytetin e Strugës si ligjërues, mual`lim etj. Ndërsa prej vitit 1970-1975 ka shërbyer si imam si dhe ka kënduar mukabele në fshatin Selokuqi të Dibrës. Në vitin 1987 u punësua si imam në fshatin e lindjes, ku jetoi dhe punoi, duke kontribuar për xhematin dhe fëmijët e këtij fshati.

---

"Şüphesiz biz Allah'a aidiz ve şüphesiz O'na döneceğiz."
(İnnâ lillâhi ve innâ ileyhi râciûn)

Derin bir üzüntüyle bildiriyoruz ki bugün, çarşamba günü, Aşağı Banisa köyünden, bu köy camisinin eski imamı olan kıymetli hocamız Hafız Feuzi Efendi Beqiri Hakk'ın rahmetine kavuşmuştur.
Merhum hocamızın cenaze namazı bugün ikindi namazını müteakip Aşağı Banisa köyü mezarlığında kılınacak ve defnedilecektir.
Yüce Allah'tan merhum hocamıza rahmet, mağfiret ve cennet-i firdevs nasip etmesini niyaz ediyor; ailesine, yakınlarına ve tüm sevenlerine sabır ve başsağlığı diliyoruz.

Kısa Biyografi
Hafız Feuzi Beqir Beqiri (1939–2026)
Hafız Feuzi Efendi Beqiri, 1939 yılında Gostivar yakınlarındaki Aşağı Banisa köyünde doğdu. İlköğrenimini tamamladıktan sonra, 16 yaşında bu köyün imamı ve Gostivar bölgesinde hafızlık geleneğinin önde gelen isimlerinden biri olan Hafız Kamber Kamberi'nin yanında hafızlığını tamamladı.
Daha sonra birkaç arkadaşıyla birlikte İslami ilimlere devam ederek 1959 yılına kadar Arapça grameri eğitimi aldı. Askerlik hizmeti nedeniyle eğitimine 1961 yılına kadar ara verdi. Askerlik dönüşünde yeniden fıkıh, akaid ve Arapça gramer derslerine devam etti. Bu eğitim, hocası Hafız Kamber Kamberi'nin Türkiye'ye göç etmesine kadar sürdü.

Kazandığı ilim ve birikim sayesinde imamlık görevine layık görüldü. İlk olarak Koçana'nın Gradec köyünde, daha sonra ise Veleborda köyünde imam olarak görev yaptı. 1965–1969 yılları arasında Struga'da imam, vaiz ve muallim olarak hizmet verdi. 1970–1975 yılları arasında ise Debre'nin Selokuqi köyünde imamlık yaptı ve Ramazan ayında mukabele okudu.

1987 yılında doğduğu köy olan Aşağı Banisa'ya imam olarak tayin edildi. Burada uzun yıllar boyunca cemaatine ve çocukların dini eğitimine büyük bir özveriyle hizmet etti, bölgenin manevi hayatına önemli katkılar sağladı.

Yüce Allah merhum hocamıza engin rahmetiyle muamele eylesin, mekânını cennet-i firdevs kılsın. Âmin.

Address

Gostivar
1230

Opening Hours

Monday 09:00 - 15:00
Tuesday 09:00 - 15:00
Wednesday 09:00 - 15:00
Thursday 09:00 - 15:00
Friday 09:00 - 15:00
Saturday 10:00 - 13:00
Sunday 10:00 - 13:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Muftinia e BFI - Gostivar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Muftinia e BFI - Gostivar:

Shortcuts

Share