Shoqata për Qëllime Humanitare "Ndihmo edhe Ti"

Shoqata për Qëllime Humanitare "Ndihmo edhe Ti" Pejgamberi a.s. ka thënë:
Ndani ushqimin (të varfërve)

Të nderuar miq e bamirës,​Festa e Kurban Bajramit mbart në vete mesazhin e madh të flijimit për të mirën e përbashkët dh...
27/05/2026

Të nderuar miq e bamirës,
​Festa e Kurban Bajramit mbart në vete mesazhin e madh të flijimit për të mirën e përbashkët dhe kujdesit ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë.
​Në emër të shoqatës sonë, ju urojmë një festë të mbarë e të bekuar. Paçi gjithmonë shëndet, harmoni dhe qofshi gjithmonë të rrethuar nga njerëzit e zemrës. Së bashku vazhdojmë të mbjellim shpresë dhe buzëqeshje!

​Gëzuar Kurban Bajramin! nga Shoqata për Qëllime Humanitare "Ndihmo edhe Ti" 🤝❤️

Staffi

🤝 NJË URE SHPRESE MES ZVICRËS DHE VENDLINDJES! 📦✨​Kur bëhen bashkë vullneti i mirë i mërgatës sonë dhe puna e palodhshme...
27/05/2026

🤝 NJË URE SHPRESE MES ZVICRËS DHE VENDLINDJES! 📦✨

​Kur bëhen bashkë vullneti i mirë i mërgatës sonë dhe puna e palodhshme në terren, rezultati është gjithmonë i jashtëzakonshëm.

​Kemi kënaqësinë të njoftojmë bashkëpunimin e suksesshëm midis Xhamia Shqiptare Winterthur (Zvicër) dhe Shoqata për Qëllime Humanitare Ndihmo edhe Ti

​Falë zemërgjerësisë dhe donacioneve të besimtarëve e bashkatdhetarëve tanë në Winterthur, arritëm të sigurojmë dhe të shpërndajmë 150 PAKO USHQIMORE me produkte bazë për familjet në nevojë.

​📌 Detajet e këtij aksioni:

🔹 Donator: Besimtarët e Albanische Moschee Winterthur Xhamia Shqiptare Winterthur 🇨🇭

🔹 Realizimi në terren: Shoqata Shoqata për Qëllime Humanitare "Ndihmo edhe Ti"

🔹 Ndihma: 150 pako me produkte esenciale ushqimore

​"Falë mirësisë dhe bashkëpunimit tuaj, së bashku sjellim shpresë dhe buzëqeshje!"

​Falënderojmë nga zemra kryesinë dhe xhematin e Xhamisë së Winterthurit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Zoti i shpërbleftë dhe ua shtoftë të mirat të gjithë atyre që kontribuojnë!

​🤝 SË BASHKU MUNDEMI MË SHUMË!

🤲 SË SHPEJTI – AKSION I MADH HUMANITAR 🤲Shoqata për qëllime humanitare “Ndihmo edhe Ti” fillon aksionin për shpërndarjen...
26/05/2026

🤲 SË SHPEJTI – AKSION I MADH HUMANITAR 🤲
Shoqata për qëllime humanitare “Ndihmo edhe Ti” fillon aksionin për shpërndarjen e 150 pakove ushqimore për familjet në nevojë.
Qëllimi ynë është që sa më shumë familje të kenë ushqim dhe mbështetje në sofrat e tyre. Me ndihmën e njerëzve zemërmirë dhe bamirësve, së bashku mund të sjellim buzëqeshje dhe shpresë tek shumë familje.
🙏 Bashkohuni edhe ju në këtë nismë humanitare dhe bëhuni pjesë e këtij aksioni të madh.
📞 Nr. kontakt: 071 646 033
❤️ Ndihmo edhe Ti – sepse së bashku mundemi më shumë!

Të nderuar vëllezër dhe motra,Sot filluam me shpërndarjen e 5 pakove ushqimore për familjet në nevojë në një pjesë të Ma...
25/03/2026

Të nderuar vëllezër dhe motra,
Sot filluam me shpërndarjen e 5 pakove ushqimore për familjet në nevojë në një pjesë të Malësia e Tetovës.
Edhe pse një fillim i vogël, është një hap i madh drejt ndihmës për familjet që jetojnë në kushte të vështira. Qëllimi ynë është që të jemi pranë çdo familjeje që ka nevojë, kudo që ato ndodhen.
Falë zemrave bujare të bamirësve, po arrijmë të sjellim ndihmë dhe shpresë edhe në zonat më të largëta.
🙏 Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuojnë dhe mos jua humbtë mundin.
🤲 Çdo ndihmë është e mirëseardhur.
📞 Nr. kontakt: 071 646 033
Së bashku vazhdojmë misionin e mirësisë 🌙

21/03/2026

Dora e Shpresës

Nën qiellin e hirtë, me hapa të lehtë,
Ecin shpirtëra të ftohtë, pa fat e pa jetë.
Sytë u shohin thellë, në lot e në dëshirë,
Për një copë bukë, për një fjalë të mirë.

Në cep të rrugës, me duar të shtrira,
Ku shpresa u lëkund, e ikën mëngjeset e mira.
Ca shpirtëra të brishtë, nën mëshirë të fatit,
Kërkojnë ngrohtësi, në këtë kohë të akullt.

Mos u kthe kurrizin, as mos i gjyko,
Se jeta ndryshon, e bota po rrotullohet.
Një ndihmë e vogël, një buzëqeshje e lehtë,
U fal dritë në shpirt, e ngrohtësi në jetë.

Se pas çdo nevoje, një histori fshihet,
Një zemër që vuan, e shpresa nuk thyhet.
Zgjate dorën ti, ndaj çdokujt që ka nevojë,
Se njerëzillëku, me dashuri ndriçon e shkëlqen.

Të nderuar vëllezër dhe motra,Pas përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit, me zemër plot mirënjohje dhe falënderim ...
20/03/2026

Të nderuar vëllezër dhe motra,
Pas përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit, me zemër plot mirënjohje dhe falënderim ndaj Allahut, po e presim festën e madhe të Fitër Bajramit.
Ky muaj na mësoi vlerën e durimit, mëshirës dhe solidaritetit. Së bashku arritëm të ndihmojmë shumë familje në nevojë, të shpërndajmë ushqim, pako dhe gëzim në shumë shtëpi.
Falënderojmë nga zemra të gjithë bamirësit, donatorët dhe çdo person që kontribuoi në këtë rrugëtim humanitar. Pa ju, kjo mirësi nuk do të ishte e mundur.
🤲 Lusim Allahun që t’jua pranojë agjërimin, sadakanë dhe çdo vepër të mirë, dhe t’ju shpërblejë me të mira në këtë botë dhe në ahiret.
🌙 Gëzuar Fitër Bajramin!
Paqja, dashuria dhe bereqeti qofshin gjithmonë në familjet tuaja.

❤️ Me respekt
Shoqata për Qëllime Humanitare "Ndihmo edhe Ti"

Të nderuar vëllezër dhe motra,Vazhdojmë me një tjetër aksion humanitar, duke dhuruar tesha për fëmijët jetimë dhe familj...
19/03/2026

Të nderuar vëllezër dhe motra,
Vazhdojmë me një tjetër aksion humanitar, duke dhuruar tesha për fëmijët jetimë dhe familjet në nevojë, që edhe ata ta ndjejnë gëzimin dhe lumturinë si çdo fëmijë tjetër.
Një palë rroba për ne mund të jetë e vogël, por për një fëmijë në nevojë është gëzim i madh, buzëqeshje dhe dinjitet.
Falë zemrave bujare të bamirësve, shumë fëmijë do të gëzohen dhe do ta presin Bajramin me më shumë lumturi.
🙏 Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuojnë dhe ndihmojnë!

🤲 Bashkohuni edhe ju në këtë nismë. Çdo ndihmë është e mirëseardhur.
📞 Nr. kontakt: 071 646 033

❤️ Ndihmo edhe ti – gëzo një fëmijë!
Allahu ju shpërbleftë 🌙

Staffi

Të nderuar vëllezër dhe motra,Në ditën e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, me zemër plot mirënjohje falënderojmë ...
19/03/2026

Të nderuar vëllezër dhe motra,
Në ditën e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, me zemër plot mirënjohje falënderojmë Allahun që na dha mundësinë të përfundojmë këtë rrugëtim të bukur me vepra të mira dhe solidaritet.

Sot, Shoqata për Qëllime Humanitare "Ndihmo edhe Ti" realizoi shpërndarjen e 60 racionëve ushqimore për iftar për familjet me status të rrezikuar ekonomikisht. Edhe në këtë ditë të fundit, falë zemrave bujare të bamirësve, shumë familje e pritën iftarin me më shumë qetësi, gëzim dhe bereqet.

Ky muaj na mësoi të ndajmë, të ndihmojmë dhe të jemi pranë njëri-tjetrit. Le të mos ndalet kjo mirësi me përfundimin e Ramazanit, por të vazhdojë gjatë gjithë vitit.

🙏 Bamirës, Allahu kurrë mos jua humbtë mundin dhe jua pranoftë çdo vepër të mirë.

🤲 Çdo ndihmë është e mirëseardhur.
📞 Nr. kontakt: 071 646 033

Allahu i shpërbleftë të gjithë bamirësit dhe jua pranoftë agjërimin 🌙🤲

Të nderuar vëllezër dhe motra,Pas namazit të teravisë, vazhduam me shpërndarjen e amaneteve tuaja – Sadakatul Fitrit dhe...
18/03/2026

Të nderuar vëllezër dhe motra,
Pas namazit të teravisë, vazhduam me shpërndarjen e amaneteve tuaja – Sadakatul Fitrit dhe Zekatit, duke i çuar ato tek ata që kanë më së shumti nevojë.
Falë besimit dhe bujarisë suaj, 20 familje, përfshirë fëmijë jetimë dhe familje me anëtarë të sëmurë, përfituan nga këto ndihma. Vlera e ndihmave të shpërndara kaloi mbi 3000 euro, duke sjellë lehtësim, gëzim dhe shpresë në shumë shtëpi.
Këto janë amanete të shenjta që u dorëzuan me përgjegjësi dhe sinqeritet, duke respektuar besimin tuaj.
🙏 Allahu jua pranoftë Sadakatul Fitrin dhe Zekatin – Allahu kabull!
Mirënjohje për të gjithë bamirësit që u bënë shkak për buzëqeshje dhe ndihmë për familjet në nevojë.
🤲 Çdo ndihmë është e mirëseardhur.
📞 Nr. kontakt: 071 646 033
Allahu i shpërbleftë të gjithë 🌙

Address

Ngotina E Pollogut
Gostivar
1230

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata për Qëllime Humanitare "Ndihmo edhe Ti" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata për Qëllime Humanitare "Ndihmo edhe Ti":

Share