Korita Thërret

Korita Thërret Shoqata Kulturore Korita Thërret

27/05/2026
27/05/2026
26/05/2026

Përshëndesim të gjithë Haxhilerët në përgjithësi dhe sidomos bashkëfshatarët tanë në veçanti (foto) duke u lutur të na kthehen shëndosh e mirë e mbi të gjitha me haxh të pranuar.
Sot është dita e Arafatit (9 Dhul-Hixhe), që konsiderohet dita më e rëndësishme e Haxhit.
fans

24/05/2026

Lajmërim Mortor

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë Mamudije Limani, nëna e Jahiut, Ramazanit, Zeqirit dhe Bejtullait.

Të ndjerës, Allahu ia faltë Xhenetin, ndërsa familjes i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Koritë, sot (e Diel) më 24.05.2026, pas namazit të iqindisë.

Ftesat dhe mikpritja nga bashkëfshatarët tanë nuk kanë të ndalur!Në kuadër të vizitës së bashkëfshatarëve nga Zvicra në ...
18/05/2026

Ftesat dhe mikpritja nga bashkëfshatarët tanë nuk kanë të ndalur!

Në kuadër të vizitës së bashkëfshatarëve nga Zvicra në Hamburg, organizuar nga Shoqata “Korita Thërret”, po përjetojmë respekt, dashuri dhe mikpritje të jashtëzakonshme nga bashkëfshatarët tanë.

Fillimisht, falënderojmë Bajram Memedin, kryetarin e Degës së Shoqatës “Korita Thërret” në Hamburg, i cili na ftoi për darkë në kopshtin e tij, duke na ofruar një atmosferë natyrore, të ngrohtë dhe të mrekullueshme me mikpritje vëllazërore.

Një falënderim i veçantë edhe për imamin e Xhamisë së Gjelbër në Seevetal, Ensar Sinanin, i cili na shoqëroi në darkën e shtruar nga Bajram Memedi, duke na nderuar me praninë dhe respektin e tij.

Falënderim të veçantë edhe për anëtarët e kryesisë së degës në Hamburg: Shehip Memedin, Daut Ziberin, Sabidin Bekteshin, Lifet Xhaferin dhe Halil Selimin për respektin, angazhimin dhe mikpritjen e tyre gjatë qëndrimit tonë.

Gjithashtu, bashkëfshatari ynë i nderuar Hebip Sallai shtroi darkë për musafirët nga Zvicra në restorantin “Dakat”, ndërsa pronari i restorantit, Ndalim Nuhiu, na mirëpriti me shumë respekt dhe bujari.

Po ashtu, falënderim i sinqertë edhe për Sabidin Bekteshin, i cili na ofroi një drekë/mëngjes me shumë zemërgjerësi dhe respekt.

Faliminderit shumë të gjithëve për mikpritjen, respektin dhe zemrën e madhe!
Inshallah ua kthejmë me të mira!

Sot kishim kënaqësinë dhe nderin të takojmë Islam Sakiri, i cili na priti me shumë respekt dhe bujari për një drekë të p...
16/05/2026

Sot kishim kënaqësinë dhe nderin të takojmë Islam Sakiri, i cili na priti me shumë respekt dhe bujari për një drekë të përbashkët.

Në emër të Kryesisë së Shoqata Korita Thërret, shprehim falënderimet tona më të sinqerta për mikpritjen e ngrohtë, respektin dhe atmosferën vëllazërore që na ofroi Islami.

Takime të tilla forcojnë lidhjet tona shoqërore dhe njerëzore, duke ruajtur gjithmonë frymën e respektit, bashkëpunimit dhe traditës shqiptare të mikpritjes.

Zoti e shpërbleftë Islamin dhe familjen e tij me të mira, shëndet dhe begati. 🙏

Address

Korito
Gostivar
1237

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Korita Thërret posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Korita Thërret:

Share