KBC Dibra - Mountaineering Cycling Club

KBC Dibra - Mountaineering Cycling Club KB Dibra attract more people including students and youths in practicing walking, climbing, mountaineering, cycling.

Qyteti i Dibres edhepse i ndodhur mes 9 maleve mes tyre edhe me te lartin e rajonit, Korab 2764m, dhe dy lumejve, Drini i Zi dhe Radiken, deri me tani nuk ka pasur ndonje organizate qe te merret me promovimin e bukurive natyrore te saj me ane te sporteve alternative. Shoqata e Bjeshkatareve Dibra, eshte e para e ketij lloji qe do beje zbulimin e shtigjeve te reja, rikonstruimin e rrugeve malore, s

i dhe promovimin e ciklizmit malor dhe rafting. Si fillim ne e kemi te veshtire te arrijme sukses ne secilen prej tyre, andaj ne organizaten tone mund te kyqen te gjithe ata qe mendojne se mund te japin kontribut ne keto lloj aktivitete. ANGLISHT :
The city of Diber, even if surrounded by 9 mountains (including Mount Korab, the tallest in the region at 2,764 Meters), and 2 rivers (Drini i Zi and Radika), has never had an event in the form of Sports that will portray the natural beauties... until now. Mountaineering & Cycling Club " DIBRA", is the first of its kind that will discover new trails, repair current trail paths, and promote mountain biking as well as river rafting. In the beginning, it will not be easy to accomplish every goal of the club.. However, as an open club, anyone who may contribute ideas and help in these activities may join!

Këtë të diel KBC Dibra - Mountaineering Cycling Club, do të përgjigjemi ftesës nga Unioni i Shoqatave Bjeshkatare / Соју...
16/06/2026

Këtë të diel KBC Dibra - Mountaineering Cycling Club, do të përgjigjemi ftesës nga Unioni i Shoqatave Bjeshkatare / Сојуз на Планинарските Здруженија , për rastin e përvjetorit të tretë.
Më poshtë është e bashkangjitur ftesa me detajet e këtij aktiviteti.
Klubi ynë këtë vit ka mbushur plot 11 vite nga dita e themelimit.
Veshja dhe këpucët të jenë të përshtatshme për terrene.
Nisja bëhet nga Sheshi "Skëndërbe" në ora 06:30.
Transporti deri tek pika e nisjes do të bëhet me makina private, andaj ju lutemi lajmërohuni në kohë për tu organizuar deri ditën e premte ora 18:00.
Secili nga pjesëmarrësit ka përgjegjësi për veten.
Konfirmoni pjesëmarrjen në numrin e telefonit 070551914.

Në vijim e keni ftesën zyrtare të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në RMV për manifestimin me rastin e 3-vjetorit të themelimit të Unionit.

F T E S Ë
Unioni i Shoqatave Bjeshkatare (UShB) në RMV, i fton të gjitha Shoqatat Bjeshkatare - Anëtarë dhe jo Anëtare të UShB në RMV, të gjitha Shoqatat Bjeshkatare Shqiptare nga trojet Shqiptare (Kosovë, Shqipëri, Luginë, Mal të Zi e Çamëri), dashamirët e Natyrës dhe të gjitha Unionet (Federatat) bjeshkatare Shqiptare (Kosovë, Shqipëri), që të marrin pjesë në "Marshin e përvjetoreve" që do të ndodhë me rastin e 3 vjetorit të themelimit të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përvjetoret e themelimit të Shoqatave / Klubeve Bjeshkatare, Anëtare të Unionit, edhe ate:
11-të vjetori i themelimit të KBC "Dibra" Mountaineering Cycling Club - Dibër.
9-të vjetori i themelimit të Shoqatës Malore "Gryka e Dervenit" - Saraj.
8-të vjetori i themelimit të Shoqatës Alpiniste "Nivishta - Reka e Epërme" - Mavrovë Rostushë.
8-të vjetori i themelimit të Shoqatës Bjeshkatare "Bukuritë e Sharrit" - Bogovinë.
8-të vjetori i themelimit të Shoqatës Bjeshkatare "Ujëmiri" - Kërçovë.
7-të vjetori i themelimit të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste "Natyra" Saraj - Shkup.
5 vjetori i themelimit të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste "Dardania" - Shkup.
3 vjetori i themelimit të Shoqatës Malore Alpiniste "Gazi Babë" - Shkup.
3 vjetori i themelimit të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste "Çaushica Përshefcë" - Përshefcë - Tearcë.
3 vjetori i themelimit të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste "Karadaku" Likovë.
2 vjetori i themelimit të Shoqatës Malore "Kroi" Bukoviq, Saraj
2 vjetori i themelimit të Shoqatës Malore Sportive "Besa" Çellopek, Bërvenicë, dhe
2 vjetori i themelimit të Klubit Malor "Skardus" Dobrosht, Tearcë.

-Ngjarje kjo e cila organizohet nën organizimin e UShB, që do të realizohet në Parkun Kombëtar "Mali Sharr", rajoni i fsh.Përshefcë, komuna e Tearcës, rajoni i Tetovës.
Nikoqir i këtij aktiviteti është Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Çaushica Përshefcë"

Shtegu:
"ILIRIDA" Përshefcë, Jelloshnik, Karaxhina, Peshterë, Përshefcë.
Kategoria e shtegut: mesatar.
-Gjatësia e shtegut: 13 km në dy drejtime.
-Disniveli: afërsisht 702 metra
-Kohëzgjatja 6.30 orë

Ejani për ti shijuar bukuritë Natyrore të Parkut Kombëtar "Mali Sharr" në rajonin e fsh.Përshefcë, komuna e Tearcës, në këtë periudhë të vitit, ku përgjatë këtij shtegu ka pamje shum të mira dhe bukuri natyrore të pa përshkruara.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të paisur me veshëmbathje adekuate për Bjeshkatari, gjithnjë duke llogaritur edhe mundësinë e ndryshimeve të parashikimeve të motit.

Nga ora 15.30 do të shtrohet drekë Bjeshkatare në oborin e shkollës së fshatit Përshefcë, për të gjithë Pjesëmarrësit, dhe do të ndahen mirënjohje për Donatorët për mbështetjen finansiare dhe Shoqatat Bjeshkatare, për pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje.

Arritja e misafirëve - vendtakimi, te Shkolla fsh. Përshefcë, më 21 Qershor 2026, nga ora 8.00 - 8.30 prej ku pas një fjale përshëndetëse do të fillojmë me ecje në shtegun "Ilirida - Përshecë".

Afati i konfirmimeve të pjesëmarrësve, më së voni deri më 19.06.2026 (e Premte), ora 20.00, dhe atë në numrat:
+389 75 404 035 Irfan Esati,
+389 71 547 570 Bardhul Miftari, dhe
+389 70 204 098 Asip Ajvazi

apo në e-mail adresën
[email protected]

Me respekt,
Unioni i Shoqatava Bjeshkatare
Kryetar - Fari Rexhepi

Ju mirëpresim.

Për një bjeshkatar kur vendoset qëllimi, lodhjet momentale dhe të gjitha tjerat mbesin vetëm se pengesa të vogla, e të g...
09/06/2026

Për një bjeshkatar kur vendoset qëllimi, lodhjet momentale dhe të gjitha tjerat mbesin vetëm se pengesa të vogla, e të gjitha këta harrohen në momentin që arrijmë tek Liqeni i luleve, kjo perlë e fshehur mes bukurive të mëmedheut tonë.
Të shtunën dhe të dielën që lëmë pas realizuam një ecje në Fushën e Lurës, në të cilën fshihen perla akullnajore, por për një bjeshkatar nëse nuk ngjitet në Kurorën e Lurës dhe ti shikon këto perla nga lartësia e 2100 metrave nuk kishte kuptim ecja e 30 km.
Me bjeshkatarë nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania" dhe antarët e KBC Dibra - Mountaineering Cycling Club, realizuam një ecje sfiduese por edhe të bukur për të mbetur gjatë në kujtimet tona.
Lura ky emër i shumë dëgjuar me të vërtet në vete përmban bukuri dhe qetësi mahnitëse ku në një vend e gjen malin, liqenin, natyrën dhe shumë bukuri të tjera.
Kush pati fatin ta shikojë e din vlerën e kësaj guide për më shumë vetëm se mund të shikohen fotot...
Falenderojmë të gjithë pjesmarrësit e këtij aktiviteti që na dhuruan mundësinë të kalojmë një ditë edhe më të bukur me prezencën e tyre.

Këtë vikend  më datë 06 dhe 07-06-2026, KBC Dibra - Mountaineering Cycling Club  do të vizitojë liqenet e Lurës sëbashku...
04/06/2026

Këtë vikend më datë 06 dhe 07-06-2026, KBC Dibra - Mountaineering Cycling Club do të vizitojë liqenet e Lurës sëbashku me Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania" .
Kjo avanturë do të zgjasë dy ditë, ditën e shtunë do të nisemi në orët e pasdites dhe do të vendosemi në një bujtinë ku edhe do të kalojmë natën.
Ditën e diel, pas namazit të sabahut, mendohet të nisën realizimi i kësaj guide.
Ecja do të filloj nga fshati Lurë, sipas parashikimeve shtegu ka një gjatësi prej 30 km, është në plan të ngjitet Maja e Kurorës me lartësi 2100 m.
Për këtë guidë është e preferueshme të keni përgaditje fizike dhe psiqike.
Veshja dhe këpucët të jenë të përshtatshme për terrene malore dhe është e preferueshme të kemi veshje shiu.
Transporti deri tek pika e nisjes do të bëhet me makina private, andaj ju lutemi lajmërohuni në kohë për tu organizuar më së voni ditën e premte ora 15:00.
Secili nga pjesëmarrësit ka përgjegjësi për veten.
Bujtina sëbashku me transportin do të kushtojë 25 euro.
Konfirmoni pjesëmarrjen në numrin e telefonit 070551914 dhe 070892225.

Disa momente nga aksioni për pastrimin e liqenit. Nëse çdo ditë vetëdijësohemi, se vetem me hudhjen e një cope të vogël ...
02/06/2026

Disa momente nga aksioni për pastrimin e liqenit. Nëse çdo ditë vetëdijësohemi, se vetem me hudhjen e një cope të vogël letre, bëhemi arsye për ndotje do të jetojmë çdo ditë në ambient më të pastër...

KBC "Dibra", çdo herë ka qenë pro Dibrës sonë të dashur për pastërti dhe gjelbërim, këtë e ka dëshmuar në aktivitetet e ...
29/05/2026

KBC "Dibra", çdo herë ka qenë pro Dibrës sonë të dashur për pastërti dhe gjelbërim, këtë e ka dëshmuar në aktivitetet e saja ndër vite...
Këtë të dielë ju ftojmë të gjithë antarëve si dhe qytetarëve dibranë që të përgjigjemi në ftesën e Komuna Dibër - Municipality of Debar - Општина Дебар , për pastrimin e qytetit.
Aktiviteti zhvillohet ditën e diel 31-05-2026 në ora 10:00.

Ditë e diel me diell dhe borë nëpër shtigje sfidues e plot bukuri e bardhësi të rrethuar me pamje të Matit, Burrelit e g...
20/04/2026

Ditë e diel me diell dhe borë nëpër shtigje sfidues e plot bukuri e bardhësi të rrethuar me pamje të Matit, Burrelit e gjithë rrethinën.
Kjo guidë kishte një gjatësi prej 17 km me një disnivel prej 1400 metrave.
Ecjen e filluam nga fshati Vajkal (Bulqizë), duke vazhduar ngjitjen drejt Majës së Kreshtës 2101m. Më pas vazhduam drejt një maje tjetër në lartësi mbidetare prej 2010 metrash, mbi fshatin Sëruj, pastaj vazhduam me ngjitjen e majës së tretë, Majës së Lepurit 1540 m dhe u kthyem në fshatin Vajkal.
Këtë aktivitet e realizuam së bashku me miqtë tanë nga Shkupi Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania" në krye me Fari Rexhepi njëkohësisht kryetar i Unioni i Shoqatave Bjeshkatare / Сојуз на Планинарските Здруженија dhe vëllezërit Whygoalbania.al nën udhëheqje të Genc Agim Kamishi , prezantuesit më të mirë të resurseve Shqiptare.
Ditët e bukura në natyrë me miq të mirë janë të rralla, por ato mund ti përjetojnë vetëm ata që bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve.
Falenderojmë të gjithë pjesmarrësit për eksperiencën që na ofruan, shpresojmë të takohemi në ngjitje të radhës. Shijoni fotot.

Këtë të diel, Klubi KBC "DIBRA", do të vizitojë majën e Kreshtës, me lartësi mbidetare 2100 metro, që ndodhet në Republi...
16/04/2026

Këtë të diel, Klubi KBC "DIBRA", do të vizitojë majën e Kreshtës, me lartësi mbidetare 2100 metro, që ndodhet në Republikën e Shqipërisë në Bulqizë.
Ecja fillon nga fshati Vajkal.
Ky shteg në të dy drejtimet ka një gjatësi prej 14.8 km, me një disnivel afër 1400 metrash.
Për këtë guidë është e preferueshme të keni përgaditje fizike dhe psiqike.
Veshja dhe këpucët të jenë të përshtatshme për terrene malore dimërore, pasi thellësia e borës mund të jetë e konsiderueshme dhe preferohen qafat për tek këpucët.
Nisja bëhet nga Sheshi "Skëndërbe" në ora 06:30.
Transporti deri tek pika e nisjes do të bëhet me makina private, andaj ju lutemi lajmërohuni në kohë për tu organizuar.
Secili nga pjesëmarrësit ka përgjegjësi për veten.
Konfirmoni pjesëmarrjen në numrin e telefonit 070551914.

27/03/2026

Zyra e KBC "Dibra", sonte do të jetë e hapur nga 18:15 deri në ora 19:30, për të gjithë qytetarët tanë që dëshirojn të antarsohen dhe antarët aktual të shlyejn obligimin vjetor dhe propozuar aktivitete....

12/02/2026

Të nderuara shoqata bjeshkatare, bjeshkatarë, alpinistë dhe dashamirë te natyrës,

F T E S Ë
Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare (UShB) në RMV, i fton të gjitha shoqatat bjeshkatare - anëtare dhe jo anëtare të UShB në RMV, të gjitha shoqatat bjeshkatare shqiptare nga trojet shqiptare (Kosovë, Shqipëri, Luginë, Mal të Zi e Çamëri), dashamir të natyrës dhe të gjitha Unionet (Federatat) bjeshkatare shqiptare (Kosovë, Shqipëri), që të marrin pjesë në "Marshin e 3-të tradicional të Pavarësisë" me datë 15.02.2026 (e dielë), i cili nën organizimin e Unionit do të realizohet në Parkun Kombëtar "Mali Sharr", rajoni i komunës së Bogovinës, në shtegun f.Rakovec, që gjendet në lartësi mbidetare prej 760 metrave - Xholi i Gornjani, që gjendet në lartësi mbidetare prej 1290 metrave, dhe anasjelltas.
Ky aktivitet do të realizohet për nder të 18 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Nikoqir i organizimit është Shoqata Bjeshkatare "Bukuritë e Sharrit" - Bogovinë.

-Kategoria e shtegut:
-Ky shteg në kushte dimri llogaritet shteg me vështirësi mesatare.
-Gjatësia e shtegut 10 km në dy drejtime.
Denivelimi: 750 m.
-Kohë zgjatja 5 orë
vajtje - ardhje

Ejani për ti shijuar bukuritë natyrore të kësaj zone të Parkut Kombëtar "Mali Sharr" në këtë periudhë të vitit, në kushte dimri.

-Të gjithë pjesëmarësit duhet të jenë të paisur me veshëmbathje adekuate për bjeshkatari, gjithnjë duke llogaritur edhe mundësinë e ndryshimeve të parashikimeve të motit.

-Nga ora 14.30 - 15.00 nga nikoqiri (Shoqata Bjeshkatare "Bukuritë e Sharrit) do të shtrohet drekë bjeshkatare për të gjithë pjesëmarrësit, dhe do të ndahen mirënjohje për donatërët dhe shoqatat bjeshkatare për pjesëmarjen e tyre në këtë aktivitet.

Vendtakimi me shoqatat bjeshkatare misafire dhe pjesëmarës tjerë, në fshatin Pirok, ditën e dielë (15 Shkurt 2026), në ora 8.30 - 9.00

Regulla që duhet respektuar:
-Ardhja në kohën e caktuar në vendin e caktuar.
-Respektimi dhe përcjellja e rregullave të caktuara nga udhëheqësi i ecjes.
-Ruajtja e natyrës duke mos hedhur mbeturinat gjatë marshutës dhe gjatë pauzave.
-Pregaditja fizike dhe psiqike janë përgjegjësi individuale dhe UShB nuk mer përgjegjësi në rast lëndimi.

Afati i konfirmimeve të pjesëmarrësve, më së voni deri më 13.02.2026 (e premte), ora 16.00.

Personat për kontakt:
Nazmi Zeqiri +389 70 722 027
Nasuf (Nasko) Jonuzi +389 71 229 700
Bardhul Miftari +389 71 547 570
Xhemal Ramadani Mezini +389 70 746 572
Samir Xhemaili +389 78 447 467

Me respekt,
Unioni i Shoqatave Bjeshkatare - Fari Rexhepi

Ju dëshirojmë mirëseardhje!

Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi e shpërblimi.Më datë 24-12-2025 u mbajt takimi vjetor i Unioni i Shoqatave Bjeshkatar...
25/12/2025

Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi e shpërblimi.
Më datë 24-12-2025 u mbajt takimi vjetor i Unioni i Shoqatave Bjeshkatare / Сојуз на Планинарските Здруженија , në ambientet e Hotelit "Skardus" në Tetov.
Me këtë rast takimin e udhëhoqi kryetari, Fari Rexhepi, i cili prezantoi punën, angazhimin, arritjen e Unionit për vitin 2025 dhe u diskutuan planet për vitin 2026.
Në përfundim të këtij takimi u ndanë mirënjohje për antarët dhe klubet që kanë kontribuar e luajtur rol të rëndsishëm në përparimin e Unionit me aktivitete të ndryshme.
Me këtë rast iu shpërnda mirënjohje, shembullit, njeriut që ka dhënë një kontribut, mesazh, sensibilizim për të gjithë moshat dhe sportet e ndryshme jo vetëm se në bjeshkatari me mesazhin se me dëshirë, angazhim, vullnet asgjë nuk është e paaritshme dhe ai është Memedali Egriu .
Memedali, të falenderojmë që je mes nesh, që ke qenë çdo herë organizator, udhëheqës dhe inicues për shumë aktivitete të suksesshme në KBC "Dibra"...
Falenderojmë të gjithë për kontributin dhe organizimin...

Address

Bratstvo Edinstvo Nr. 10
Dibra
1250

Telephone

+38970809868

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KBC Dibra - Mountaineering Cycling Club posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to KBC Dibra - Mountaineering Cycling Club:

Share