NVO Elita Plus

NVO Elita Plus Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from NVO Elita Plus, Non-Governmental Organization (NGO), BUlica Skenderbeg bb, Ulcinj.

U mbajt takim me komunitetin rom dhe egjiptian në kuadër të projektit “Romët dhe Egjiptianët midis traditës dhe integrim...
11/02/2026

U mbajt takim me komunitetin rom dhe egjiptian në kuadër të projektit “Romët dhe Egjiptianët midis traditës dhe integrimeve”
Në kuadër të projektit “Romët dhe Egjiptianët midis traditës dhe integrimeve”, i cili realizohet nga OJQ Elita Plus, më 11 shkurt u zhvillua një takim me përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe me përfaqësues të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe të Sekretariatit për Kulturë dhe Administratë Lokale të Komunës së Ulqinit.
Qëllimi i takimit ishte që, përmes dialogut të drejtpërdrejtë, të parashtroheshin problemet dhe sfidat me të cilat përballet ky komunitet. Theks i veçantë iu kushtua çështjeve që lidhen me shkollimin e fëmijëve, punësimin, strehimin, përkrahjen sociale dhe aspekte të tjera që ndikojnë në përmirësimin e pozitës së tyre.
Sokol Beganaj, drejtor në Drejtorinë e Ministrisë për Komunitetin Rom dhe Egjiptian, theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me ministrinë për adresimin e problemeve që shqetësojnë pjesëtarët e këtij komuniteti. Ai apeloi për përfshirjen sa më të madhe të fëmijëve në sistemin arsimor, duke nënvizuar se për punësim në institucione të rëndësishme nevojiten kuadro të shkolluara në profile të ndryshme.
Beganaj theksoi se me përkrahjen e Qeverisë, institucioneve ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian mund të bëhet edhe më shumë për komunitetin rom dhe egjiptian. Veçanërisht ai foli për mundësitë që u ofrohen të rinjve romë dhe egjiptianë përmes shoqatës ndërkombëtare REDI, për të realizuar idetë dhe dëshirat e tyre dhe për t’u angazhuar në profesione të ndryshme.
Sipas tij, shoqata është e gatshme të ofrojë ndihmë në hartimin e projekteve dhe ideve të biznesit, si dhe përkrahje financiare për fillimin e veprimtarive. Po ashtu, ekspertë të shoqatës do të angazhohen në aftësimin profesional të të rinjve dhe të rejave rome dhe egjiptiane në fusha të ndryshme.
Gjatë takimit, pjesëmarrësve iu bë thirrje të jenë më aktivë dhe të aplikojnë përmes shoqatave të tyre në konkurset e ministrive dhe në ato të Komunës së Ulqinit.
Të pranishmit parashtruan edhe pyetje të tjera që kishin të bënin me përmirësimin e pozitës së tyre. U dakordua që komunikimi me ministrinë përkatëse të jetë i vazhdueshëm, ndërsa së shpejti pritet të realizohet edhe një takim me përfaqësuesit e shoqatës ndërkombëtare REDI, për të shqyrtuar mundësitë konkrete të punësimit dhe zhvillimit të aktiviteteve për të rinjtë dhe të rejat rome dhe egjiptiane.

MNE
Održan sastanak sa romskom i egipćanskom zajednicom u okviru projekta „Romi i Egipćani između tradicije i integracija“
U okviru projekta „Romi i Egipćani između tradicije i integracija“, koji realizuje NVO Elita Plus, 11. februara održan je sastanak sa predstavnicima romske i egipćanske zajednice, kao i sa predstavnicima Ministarstva za ljudska i manjinska prava i Sekretarijata za kulturu i lokalnu samoupravu Opštine Ulcinj.
Cilj sastanka bio je da se kroz direktan dijalog iznesu problemi i izazovi sa kojima se suočava ova zajednica. Poseban akcenat stavljen je na pitanja koja se odnose na obrazovanje djece, zapošljavanje, stanovanje, socijalnu podršku i druga pitanja koja utiču na unapređenje njihovog položaja.
Sokol Beganaj, direktor u Direktoratu Ministarstva za Ljudska I Manjinska prava za romsku i egipćansku zajednicu, istakao je značaj direktne komunikacije sa ministarstvom u cilju rješavanja problema koji opterećuju pripadnike ove zajednice. On je apelovao na veće uključivanje djece u obrazovni sistem, naglašavajući da su za zapošljavanje u važnim institucijama potrebni obrazovani kadrovi različitih profila.
Beganaj je naglasio da se uz podršku Vlade, međunarodnih institucija i Evropske unije može učiniti više za romsku i egipćansku zajednicu. Posebno je govorio o mogućnostima koje se mladim Romima i Egipćanima pružaju putem međunarodne organizacije REDI, kako bi realizovali svoje ideje i želje i započeli rad u različitim profesijama.
Prema njegovim riječima, organizacija je spremna da pruži pomoć u izradi projekata i biznis ideja, kao i finansijsku podršku za pokretanje djelatnosti. Takođe, eksperti organizacije biće angažovani na stručnom osposobljavanju mladih Roma i Egipćana u različitim oblastima.
Tokom sastanka učesnici su pozvani da budu aktivniji i da putem svojih udruženja konkurišu na pozive ministarstava i Opštine Ulcinj.
Prisutni su postavili i druga pitanja koja se odnose na unapređenje njihovog položaja. Dogovoreno je da komunikacija sa nadležnim ministarstvom bude kontinuirana, a uskoro se očekuje i sastanak sa predstavnicima međunarodne organizacije REDI, kako bi se razmotrile konkretne mogućnosti zapošljavanja i razvoja aktivnosti za mlade Rome i Egipćane.

Shoqata Joqeveritare “Elita Plus” nga Ulqini, në kuadër të projektit “Romët dhe Egjiptianët midis traditës dhe integrimi...
11/02/2026

Shoqata Joqeveritare “Elita Plus” nga Ulqini, në kuadër të projektit “Romët dhe Egjiptianët midis traditës dhe integrimit”, qe u mbeshtet nga Ministria per te drejtat e njeriut dhe te pakicave, organizoi një aktivitet kushtuar përfshirjes së nxënësve nga ky komunitet në procesin arsimor dhe masave të ndërmarra për mbështetjen e tyre.
Aktiviteti u zhvillua në Shkollën Fillore “Marshall Tito”, ku procesin mësimor aktualisht e ndjekin 55 nxënës romë dhe egjiptianë. Takimi u organizua në formë dialogu, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Drejtorisë për Çështjet e Romëve dhe Egjiptianëve pranë Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Sokol Beganaj, Marija Ivanova poashtu nga ministria e pakicave si dhe Alldina Nikoçeviq nga Sekretariati për Kulturë dhe veprimtari shoqerore pranë Komunës së Ulqinit.
Të pranishmit u ndalën te rëndësia e arsimit si çelës i barazisë, respektit dhe integrimit. Beganaj theksoi se Qeveria dhe Ministria janë të angazhuara për të arritur rezultate konkrete në këtë drejtim, veçanërisht në prag të hapjes së kapitujve për integrimin në Bashkimin Evropian.
Ai bëri të ditur se vite më parë vetëm 16 për qind e pjesëtarëve të këtij komuniteti ishin të përfshirë në procesin mësimor, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në rreth 60 për qind, ose rreth 1.800 nxënës. Sipas tij, ky progres është rezultat i fushatave ndërgjegjësuese dhe vizitave të realizuara në të gjitha zonat ku jetojnë romët dhe egjiptianët në Mal të Zi.
U theksua se përfshirja në arsim duhet të fillojë që në kopsht, i cili është falas për fëmijët romë dhe egjiptianë, dhe të vazhdojë deri në arsimin e lartë. Aktualisht, 15 të rinj romë dhe egjiptianë kanë përfunduar studimet e larta, ndërsa 20 të tjerë janë duke vijuar studimet. “Vetëm të rinj të arsimuar mund të jenë zot të vetes dhe të angazhohen në institucione të rëndësishme për të ndihmuar komunitetin rom dhe egjiptian”, u shpreh Beganaj.
Nga përfaqësuesja e Komunës së Ulqinit u bë e ditur se edhe pushteti lokal është i përkushtuar në mbështetjen e arsimit për këtë komunitet. Është miratuar Plani i Veprimit deri në vitin 2028, ndërsa transporti për nxënësit është falas dhe nuk mungojnë as ndihmat e herëpashershme.
Nxënësit morën pjesë drejtpërdrejt në punëtori, duke theksuar se romët dhe egjiptianët janë shokët dhe shoqet e tyre dhe se së bashku mund të j*pin kontribut që Mali i Zi, në rrugën drejt Bashkimit Evropian, të njihet si një vend multikulturor.
Këtë e konfirmuan edhe nxënës nga komuniteti rom dhe egjiptian, të cilët u shprehën se në Shkollën Fillore “Marshall Tito” ndihen njësoj si të gjithë të tjerët dhe se nuk përballen me bullizëm. Perndryshe Shkolla Fillore Marshall Tito eshte e vetmja ne komunen e Ulqinit qe k ate angazhuar bashkepunetorin per inkluzion social I cili ka per detyre te punoj me femijet dhe familjaret e tyre ne forcimin e integrimit social dhe krijimin e shanseve te barabarta per te gjithe nxenesit.

MNE
Nevladina organizacija “Elita Plus” iz Ulcinja, u okviru projekta “Romi i Egipćani između tradicije i integracije”, koji je podržalo Ministarstvo za ljudska i manjinska prava, organizovala je aktivnost posvećenu uključivanju učenika iz ove zajednice u obrazovni proces i mjerama preduzetim za njihovu podršku.

Aktivnost je održana u Osnovnoj školi “Maršal Tito”, gdje nastavu trenutno pohađa 55 učenika romske i egipćanske zajednice. Sastanak je organizovan u formi dijaloga, uz učešće direktora Direktorata za pitanja Roma i Egipćana pri Ministarstvu za ljudska i manjinska prava, Sokola Beganaja, Marija Ivanova takodje predstavnica ministarstva manjina kao i Alldine Nikočević iz Sekretarijata za kulturu i društvene djelatnosti Opštine Ulcinj.
Prisutni su istakli značaj obrazovanja kao ključa jednakosti, poštovanja i integracije. Beganaj je naglasio da su Vlada i Ministarstvo posvećeni postizanju konkretnih rezultata u ovom pravcu, posebno uoči otvaranja pregovaračkih poglavlja za integraciju u Evropsku uniju.
On je podsjetio da je prije nekoliko godina samo 16 odsto pripadnika ove zajednice bilo uključeno u obrazovni proces, dok je danas ta brojka porasla na oko 60 odsto, odnosno približno 1.800 učenika. Prema njegovim riječima, ovaj napredak je rezultat kampanja podizanja svijesti i posjeta realizovanih u svim područjima u kojima žive Romi i Egipćani u Crnoj Gori.
Istaknuto je da uključivanje u obrazovanje treba da počne još u vrtiću, koji je besplatan za djecu romske i egipćanske zajednice, i da se nastavi do visokog obrazovanja. Trenutno je 15 mladih Roma i Egipćana završilo visoko obrazovanje, dok njih 20 nastavlja studije. „Samo obrazovani mladi ljudi mogu biti gospodari svoje sudbine i angažovati se u važnim institucijama kako bi pomogli romskoj i egipćanskoj zajednici“, kazao je Beganaj.
Predstavnica Opštine Ulcinj istakla je da je i lokalna samouprava posvećena podršci obrazovanju ove zajednice. Usvojen je Akcioni plan do 2028. godine, obezbijeđen je besplatan prevoz za učenike, a ne izostaje ni povremena pomoć.
Učenici su aktivno učestvovali u radionici, naglašavajući da su Romi i Egipćani njihovi drugovi i drugarice i da zajedno mogu doprinijeti da Crna Gora, na putu ka Evropskoj uniji, bude prepoznata kao multikulturalna država.
To su potvrdili i učenici iz romske i egipćanske zajednice, koji su istakli da se u Osnovnoj školi “Maršal Tito” osjećaju kao i svi ostali i da se ne suočavaju sa vršnjačkim nasiljem. Za razliku od drugih, Osnovna škola „Maršal Tito“ je jedina u opštini Ulcinj koja je angažovala saradnika za socijalnu inkluziju, čiji je zadatak da radi sa djecom i njihovim porodicama na jačanju socijalne integracije i stvaranju jednakih mogućnosti za sve učenike.

Shoqata Joqeveritare “Elita Plus” organizoi në Ulqin tryezën e rrumbullakët me temën “Pozita dhe avancimi i të drejtave ...
26/01/2026

Shoqata Joqeveritare “Elita Plus” organizoi në Ulqin tryezën e rrumbullakët me temën “Pozita dhe avancimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara”, në kuadër të projektit “Të dukshëm, të barabartë, të përfshirë”.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Komunës së Ulqinit, institucioneve të mbrojtjes sociale, organizatave të shoqërisë civile dhe profesionistë të fushës. Përfaqësuesja e Ministrisë, Irena Rakoçeviq, drejtoreshë në Drejtorinë për Mbrojtjen dhe Barazinë e Personave me Invaliditet, prezantoi aktivitetet e Ministrisë, zbatimin e dokumenteve strategjike dhe legjislacionit përkatës, si dhe angazhimin institucional për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në përputhje me standardet evropiane.

Aldina Nikoçeviq, përfaqësuese e Komunës së Ulqinit, informoi mbi aktet normative të miratuara nga komuna, përkrahjen e vazhdueshme institucionale, bashkëpunimin me Qendrën për Fëmijë dhe të Rinj me Pengesa në Zhvillim “Sirena”, si dhe aktivitetet për ndërtimin e një objekti të ri për këtë qendër.

Drejtoresha e Qendrës “Sirena”, Salije Meqikukiq, prezantoi shërbimet që u ofrohen përfituesve, sfidat aktuale, nevojën për zgjerimin e kapaciteteve hapësinore dhe kadrovike, si dhe bashkëpunimin me institucionet përkatëse.

Marina Kastrati, udhëheqëse e Qendrës për Punë Sociale, theksoi rolin e qendrës në sistemin e mbrojtjes sociale, rritjen e numrit të përfituesve dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Në kuadër të diskutimit u prezantua edhe një rast konkret nga Zana Hasanaga, nënë e një fëmije me aftësi të kufizuara, e cila vuri në dukje sfidat me të cilat përballen familjet, veçanërisht nevojën për shërbime të specializuara profesionale.

Aktivistja e sektorit civil Hatixhe Gjoni nga pervoja e saj shumvjecare foli per perkrahjen qe duhet te j*p komuna per permiresimin e pozites se kesaj kategorie ne shoqeri.

Në aktivitet moren pjese dhe asistentë në procesin mësimor nga institucionet arsimore të komunës së Ulqinit Tamara Çilingir dhe Linda Dema.

Tryeza e rrumbullakët është aktivitet vijues i projektit “Të dukshëm, të barabartë, të përfshirë”, të cilin e realizon Shoqata Joqeveritare “Elita Plus”, me mbështetje financiare nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, në kuadër të financimit të projekteve të organizatave joqeveritare nga fusha e mbrojtjes së personave me invaliditet.

Nevladina organizacija „Elita Plus“ organizovala je u Ulcinju okrugli sto na temu „Položaj i unapređenje prava osoba sa invaliditetom“, u okviru projekta „Vidljivi, ravnopravni, uključeni“.

Na ovom događaju učestvovali su predstavnici Ministarstva za ljudska i manjinska prava, Opštine Ulcinj, institucija socijalne zaštite, organizacija civilnog društva, kao i stručnjaci iz ove oblasti. Predstavnica Ministarstva, Irena Rakočević, direktorica Direktorata za zaštitu i ravnopravnost osoba sa invaliditetom, predstavila je aktivnosti Ministarstva, sprovođenje strateških dokumenata i relevantnog zakonodavstva, kao i institucionalnu posvećenost unapređenju prava osoba sa invaliditetom, u skladu sa evropskim standardima.

Aldina Nikočević, predstavnica Opštine Ulcinj, informisala je o normativnim aktima koje je donijela Opština, kontinuiranoj institucionalnoj podršci, saradnji sa Dnevnim centrom za djecu i mlade sa smetnjama u razvoju „Sirena“, kao i aktivnostima koje se preduzimaju u cilju izgradnje novog objekta za potrebe ovog centra.

Direktorica Dnevnog centra „Sirena“, Salije Mećikukić, predstavila je usluge koje se pružaju korisnicima, aktuelne izazove sa kojima se centar suočava, potrebu za proširenjem prostornih i kadrovskih kapaciteta, kao i saradnju sa nadležnim institucijama.

Marina Kastrati, rukovoditeljka Centra za socijalni rad, istakla je ulogu centra u sistemu socijalne zaštite, rast broja korisnika i značaj međuinstitucionalne saradnje u cilju pružanja podrške osobama sa invaliditetom i njihovim porodicama.

U okviru diskusije predstavljen je i konkretan slučaj Zane Hasanage, majke djeteta sa invaliditetom, koja je ukazala na izazove sa kojima se porodice suočavaju, posebno na potrebu za specijalizovanim stručnim uslugama.

Aktivistkinja civilnog sektora, Hatidža Đoni, na osnovu svog višegodišnjeg iskustva, istakla je značaj institucionalne podrške Opštine u unapređenju položaja ove kategorije u društvu.

Na događaju su učestvovale i asistentkinje u nastavi iz obrazovnih ustanova na teritoriji Opštine Ulcinj, Tamara Čilingir i Linda Dema.

Okrugli sto predstavlja jednu od aktivnosti u okviru projekta „Vidljivi, ravnopravni, uključeni“, koji realizuje Nevladina organizacija „Elita Plus“, uz finansijsku podršku Ministarstva za ljudska i manjinska prava, u okviru finansiranja projekata nevladinih organizacija iz oblasti zaštite prava osoba sa invaliditetom.

Gati per tryzen e rrumbullaket “Te dukshem, te barabarte, te perfshire”Spremno za okrugli sto “ Vidljivi,ravnopravni, uk...
26/01/2026

Gati per tryzen e rrumbullaket “Te dukshem, te barabarte, te perfshire”
Spremno za okrugli sto “ Vidljivi,ravnopravni, ukljuceni”

Vizitë festive në Tuz në kuadër të projektit“Të dukshëm, të barabartë, të përfshirë”Qendra Rajonale për Art, Kulturë dhe...
23/12/2025

Vizitë festive në Tuz në kuadër të projektit
“Të dukshëm, të barabartë, të përfshirë”

Qendra Rajonale për Art, Kulturë dhe Media Elita Plus vazhdoi aktivitetet në kuadër të projekteve që synojnë përfshirjen dhe fuqizimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në prag të festave të fundvitit, në kuadër të projektit “Të dukshëm, të barabartë, të përfshirë”, u organizua një vizitë e veçantë për fëmijët, edukatorët dhe prindërit e Qendrës Ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim “Sirena” nga Ulqini. Udhëtimi u zhvillua në drejtim të Tuzit, ku pjesëmarrësit u pritën me shumë ngrohtësi nga koordinatorja e Shoqatës “Fëmijët e Malit të Zi”, znj. Sabra Decevic, së bashku me bashkëpunëtorët e saj. Atmosfera festive, mikpritja dhe aktivitetet e përbashkëta krijuan një ndjesi gëzimi, afrimiteti dhe bashkimi, duke e bërë këtë vizitë edhe më domethënëse. Me këtë rast, falënderojmë Drejtoreshën e Qendrës “Sirena”, znj. Salije Meqikukiq, dhe gjithë stafin e saj për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin e treguar ndër vite. Po ashtu, shprehim mirënjohje të veçantë për znj. Sabra Decevic, e cila edhe kësaj radhe dëshmoi profesionalizëm, energji pozitive dhe një qasje të ndjeshme ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kjo vizitë festive na rikujtoi edhe një herë se këta fëmijë janë burim dashurie, sinqeriteti dhe gëzimi. Forca e natyrës së tyre të pastër dhe mënyra se si ata krijojnë lidhje të menjëhershme me njerëzit përreth janë dëshmi se përfshirja dhe pranimi janë thelbësore për zhvillimin e tyre emocional dhe social. U pa qartë se prindërit, mësuesit dhe edukatorët nuk i shohin kufizimet, por potencialin e secilit fëmijë – një botë e pasur që meriton mbështetje, mirëkuptim dhe zhvillim të vazhdueshëm. Me dashuri, durim dhe punë të përkushtuar, ata përpiqen çdo ditë të krijojnë mundësi që këta fëmijë të ndihen të barabartë dhe të përfshirë në shoqëri. Aktivitete të tilla dëshmojnë se aty ku punohet me seriozitet dhe zemër, rezultatet janë të dukshme. Kjo vizitë ndihmoi në forcimin e lidhjeve ekzistuese, krijimin e miqësive të reja, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale të fëmijëve. Fëmijëve u urojmë shëndet, gëzim dhe një të ardhme sa më të ndritshme, ndërsa prindërve – veçanërisht nënave që j*pin dashuri pa kufi – forcë, durim dhe shpresë të vazhdueshme.
Projekti “Të dukshëm, të barabartë, të përfshirë” I cili mbeshtetet nga Ministria per te drejtat e njeriut dhe te pakicave, synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore dhe kulturore.

Posjeta Tuzima u okviru projekta
„Vidljivi, ravnopravni, uključeni“
Regionalni centar za umjetnost, kulturu i medije Elita Plus nastavio je sa realizacijom aktivnosti u okviru projekata koji imaju za cilj uključivanje i osnaživanje djece sa invaliditetom. U susret novogodišnjim praznicima, u okviru projekta „Vidljivi, ravnopravni, uključeni“, organizovana je posebna posjeta za djecu i roditelje Dnevnog centra za djecu i mlade sa smetnjama u razvoju „Sirena“ iz Ulcinja. Putovanje je organizovano u pravcu Tuzi, gdje su učesnici srdačno dočekani od strane koordinatorke Udruženja „Djeca Crne Gore“, gospođe Sabre Dečević, zajedno sa njenim saradnicima. Praznična atmosfera, gostoprimstvo i zajedničke aktivnosti stvorili su osjećaj radosti, bliskosti i zajedništva, čineći ovu posjetu još značajnijom. Ovom prilikom zahvaljujemo se direktorici Dnevnog centra „Sirena“, gospođi Saliji Mećikukić, kao i cjelokupnom osoblju centra na dugogodišnjoj saradnji i posvećenosti. Posebnu zahvalnost upućujemo i gospođi Sabri Dečević, koja je i ovoga p**a pokazala visok nivo profesionalizma, pozitivnu energiju i senzibilan pristup radu sa djecom sa invaliditetom. Ova svečana posjeta nas je još jednom podsjetila da su ova djeca izvor ljubavi, iskrenosti i radosti. Snaga njihove čiste prirode i način na koji lako uspostavljaju neposredne veze sa ljudima oko sebe svjedoče o tome da su prihvatanje i uključenost ključni za njihov emocionalni i socijalni razvoj. Jasno je uočeno da roditelji I nastavnici ne vide ograničenja, već potencijal svakog djeteta – jedan bogat unutrašnji svijet koji zaslužuje podršku, razumijevanje i kontinuirani razvoj. Uz ljubav, strpljenje i posvećen rad, svakodnevno se trude da djeci omoguće da se osjećaju ravnopravno i uključeno u društvo. Ovakve aktivnosti potvrđuju da tamo gdje se radi sa ozbiljnošću i srcem, rezultati ne izostaju. Ova posjeta doprinijela je jačanju postojećih veza, stvaranju novih prijateljstava, razmjeni iskustava, kao i razvoju socijalnih i emocionalnih vještina djece.Djeci želimo zdravlje, radost i što svjetliju budućnost, dok roditeljima – posebno majkama koje pružaju bezuslovnu ljubav – želimo snagu, strpljenje i trajnu nadu.
Projekat „Vidljivi, ravnopravni, uključeni“, koji je podržan od strane Ministarstva za ljudska i manjinska prava, ima za cilj povećanje svijesti i unapređenje uključenosti djece sa invaliditetom u društveni i kulturni život.

Address

BUlica Skenderbeg Bb
Ulcinj

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when NVO Elita Plus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to NVO Elita Plus:

Shortcuts

Share