29/12/2025
Me respekt dhe mirënjohje, Bashkësia Lokale e Sukubinës falënderon grupin e të rinjve dhe të gjithë vullnetarët që morën pjesë në aksionin për pastrimin e rrugës, si dhe në larjen e çatisë dhe pllakave të monumentit Pusi mas aborrit.
Ky angazhim u realizua pa përfitime personale, ku secili kontribuoi sipas mundësive — disa me punë vullnetare, disa me mjete, e disa edhe financiarisht — duke treguar unitet, përgjegjësi dhe dashuri për vendin tonë.
Ky shembull i shkëlqyer bashkëpunimi le të shërbejë si motivim për iniciativa të tjera në të ardhmen, në të mirë të komunitetit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë.
Në emër të Bashkësisë Lokale Sukubinë dhe të gjithë banorëve, ju falënderoj sinqerisht për kontributin tuaj të çmuar!