22/06/2026
NJOFTIM DHE FALËNDERIM
Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Tuz shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët vazhdojnë të jenë pranë nesh dhe pranë familjeve në nevojë.
Edhe këtë vit, përmes Shoqatës “Malësia e Madhe” – New York, është realizuar një donacion në vlerë prej 25,000 dollarësh, i cili do të shërbejë për mbështetjen e familjeve në gjendje të vështirë ekonomike në Komunën e Tuzit, përmes shpërndarjes së pakove ushqimore dhe higjienike.Shoqata Malesia e Madhe Association New York
Falënderojmë të gjithë kontribuuesit që, me humanizmin dhe solidaritetin e tyre, kujdesen për familjet në nevojë. Këto donacionei realizohen përmes Shoqatës “Malësia e Madhe” – New York, ndaj një falënderim i veçantë u takon të gjithë anëtarëve, kryetarit dhe stafit të shoqatës për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.
Mirënjohje të veçantë shprehim për z. Vaso Nikprelaj, nismëtar, donator dhe mbështetës i vazhdueshëm i kësaj iniciative humanitare, i cili prej shumë vitesh qëndron pranë Kryqit të Kuq dhe familjeve në nevojë.
Lusim të gjitha familjet përfituese që, duke filluar nga dita e hënë, në orarin 09:00–12:00, të paraqiten për të tërhequr pakot e tyre. Për familjet që nuk kanë mundësi të vijnë personalisht, shpërndarja do të realizohet nga vullnetarët tanë në shtëpitë e tyre.
Faleminderit të gjithëve që, me veprat tuaja, sillni shpresë, solidaritet dhe ndihmë aty ku nevoja është më e madhe. ❤️🤝🏻
Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Tuz
OBAVJEŠTENJE I ZAHVALNOST
Opštinska organizacija Crvenog krsta Tuzi izražava duboku zahvalnost našim sugradjanima koji žive i rade u Sjedinjenim Američkim Državama, a koji nastavljaju da budu uz nas i uz porodice kojima je pomoć najpotrebnija.
I ove godine, posredstvom Udruženja „Malësia e Madhe“ – New York, realizovana je donacija u iznosu od 25.000 američkih dolara, koja će biti usmjerena na podršku socijalno ugrozenim porodicama na području Opštine Tuzi, kroz podjelu paketa hrane i higijenskih sredstava.
Zahvaljujemo svim donatorima koji svojim humanizmom i solidarnošću brinu o socijalno ugrozenim porodicama. Ove donacije realizuju se preko Udruženja „Malësia e Madhe“ – New York, te posebnu zahvalnost upućujemo svim članovima, predsjedniku i osoblju udruženja na njihovoj posvećenosti i kontinuiranom angažmanu.
Posebnu zahvalnost izražavamo gospodinu Vasu Nikpreljaju, inicijatoru, donatoru i dugogodišnjem podržavaocu ove humanitarne akcije, koji je već dugi niz godina uz Crveni krst i porodice kojima je pomoć potrebna.
Pozivamo sve korisnike pomoći da, počev od utorka, u terminu od 09:00 do 12:00 časova, dođu i preuzmu svoje pakete. Za porodice koje nijesu u mogućnosti da dođu lično, naši volonteri će izvršiti dostavu pomoći na kućnu adresu.
Hvala svima koji svojim djelima donose nadu, solidarnost i pomoć tamo gdje je najpotrebnija. ❤️🤝
Opštinska organizacija Crvenog krsta Tuzi