25/09/2026
Një mbrëmje vëllazërore në Perugia!
Me shumë kënaqësi pritëm në Perugia një delegacion nga Vau i Dejës, me në krye kryebashkiakun, z. Kristian Shkreli, i cili ndodhej në qytetin tonë në kuadër të bashkëpunimit me Komunën e Perugias, të drejtuar nga kryebashkiakja znj. Vittoria Ferdinandi, për realizimin e një projekti të përbashkët europian.
Me këtë rast, organizuam një takim të veçantë mes delegacionit të Vaut të Dejës, Shoqatës “Onufri” dhe Shkollës “Adem e Hamëz Jashari”. Ishte një takim i thjeshtë, i ngrohtë dhe mbi të gjitha vëllazëror, ku patëm mundësinë të bisedojmë nga afër, të shkëmbejmë përvoja dhe të njihemi më shumë me realitetin e Vaut të Dejës.
U fol për jetën, komunitetin, arsimin dhe mundësitë që ekzistojnë për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes nesh. Urojmë që ky bashkëpunim mes Perugias dhe Vaut të Dejës të thellohet më tej dhe, pse jo, të shkojë edhe drejt një binjakëzimi mes dy komunave.
Një dëshirë e veçantë është që në të ardhmen të krijojmë projekte konkrete bashkëpunimi mes shkollës sonë dhe shkollave të Vaut të Dejës, duke u dhënë të rinjve mundësinë të takohen, të shkëmbejnë eksperienca dhe të njohin më nga afër kulturën dhe traditat lokale të njëri-tjetrit.
Dhe, sigurisht, nuk mund të mungonte një fotografi simbolike te Hotel Brufani, një vend me një rëndësi të veçantë për historinë shqiptare, ku më 1919 ndërroi jetë Ismail Qemali. 🇦🇱
Ishte vërtet një mbrëmje e bukur, me njerëz të mirë, biseda të sinqerta dhe shumë dëshirë për të ndërtuar ura të reja miqësie e bashkëpunimi.
Mirënjohje për këtë takim dhe shpresojmë që kjo të jetë vetëm një nga shumë kapituj të bukur që do të shkruajmë së bashku!
🇮🇹🤝🇦🇱 Una serata di amicizia e collaborazione tra Perugia e Vau i Dejës!
Abbiamo avuto il piacere di incontrare a Perugia una delegazione del Comune di Vau i Dejës, guidata dal Sindaco Kristian Shkreli, presente nella nostra città nell’ambito della collaborazione con il Comune di Perugia, guidato dalla Sindaca Vittoria Ferdinandi, per la realizzazione di un progetto europeo comune.
In questa occasione abbiamo organizzato un incontro speciale tra la delegazione di Vau i Dejës, l’Associazione “Onufri” e la Scuola “Adem e Hamëz Jashari”.
È stato un incontro semplice, caloroso e soprattutto fraterno, durante il quale abbiamo avuto l’opportunità di conoscerci, confrontarci e ascoltare direttamente dalla delegazione la realtà di Vau i Dejës, le sue esperienze, le sue esigenze e le prospettive per il futuro.
Abbiamo parlato anche di scuola, giovani, cultura e nuove possibilità di collaborazione, con l’auspicio che il rapporto tra Perugia e Vau i Dejës possa rafforzarsi sempre di più e, perché no, possa arrivare in futuro anche a un vero e proprio gemellaggio tra le due comunità.
Un nostro desiderio particolare è quello di poter sviluppare progetti di collaborazione tra la nostra scuola e le scuole di Vau i Dejës, offrendo ai ragazzi la possibilità di incontrarsi, conoscersi, condividere esperienze e scoprire le rispettive culture e tradizioni locali.
Non poteva mancare, infine, una foto simbolica davanti all’Hotel Brufani, luogo di grande significato per la storia albanese, dove nel 1919 morì Ismail Qemali, figura fondamentale della storia dell’Albania. 🇦🇱
È stata davvero una bella serata, trascorsa con persone speciali, in un clima di amicizia, dialogo e fratellanza, con la volontà di costruire insieme nuovi ponti tra Perugia e Vau i Dejës.
Grazie a tutti per questo bellissimo incontro. Ci auguriamo che sia soltanto l’inizio di tanti altri momenti di collaborazione e amicizia!