30/10/2026
Falënderojmë nga zemra Bashkinë Lezhë për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësimin e vizitës së Shkollës Shqipe “Radici e Ali” nga Abruzzo. Ishte një kënaqësi e veçantë të vizitonim dy shkollat tuaja dhe të shkëmbenim përvoja të çmuara në fushën e mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe.
Mikpritja, organizimi dhe angazhimi i treguar nga të gjithë ishin përtej pritshmërive tona dhe na lanë mbresa të jashtëzakonshme.
Këto takime krijojnë ura bashkëpunimi mes shkollave brenda dhe jashtë atdheut, duke na bashkuar në misionin e përbashkët për ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare te brezat e rinj.
Mirënjohje dhe falënderime për Lezhën! Urojmë që ky të jetë fillimi i një bashkëpunimi të gjatë e të frytshëm! 🇦🇱❤️