Nga Qielli në Tokë

Nga Qielli në Tokë 👽 NUK JEMI VETËM NË UNIVERS.

QENIE TË EVOLUARA KOZMIKE PO NA TRANSMETOJNË DIJE SHPIRTËRORE, SHKENCË KOZMIKE DHE ETIKË UNIVERSALE. ✨ ATA PO PËRGATISIN NJË TOKË TË RE DHE NJË QIELL TË RI: NJË CIVILIZIM TË BAZUAR NË PAQE DHE NDËRGJEGJE KOZMIKE. ❤️

10/08/2025
10/08/2025

DAL CIELO ALLA TERRA I bambini di Gaza sono Cristo ADONIESIS AI POTENTI TIRANNI DI ISRAELE: LEGGETEMI, ASCOLTATE E TEMETE!I BAMBINI DI GAZA SONO IL CRISTO, MA CRISTO NON È SOLO MORTO.NON È STATO SOLO TORTURATO E UCCISO.CRISTO È ANCHE RESUSCITATO.I BAMBINI DI GAZA VENGONO FLAGELLATI DAL DIABOLICO ...

10/08/2025

💥𝗛𝗶𝗿𝗼𝘀𝗵𝗶𝗺𝗮 𝗲 𝗡𝗮𝗴𝗮𝘀𝗮𝗸𝗶: 𝟴𝟬 𝗮𝗻𝗻𝗶 𝗱𝗶 𝗳𝗼𝗹𝗹𝗶𝗮 𝗻𝘂𝗰𝗹𝗲𝗮𝗿𝗲 𝗱𝗲𝗶 𝗽𝗼𝘁𝗲𝗻𝘁𝗶 𝗱𝗲𝗹 𝗺𝗼𝗻𝗱𝗼

OTTANTA ANNI DI FOLLIA NUCLEARE!
SECONDO ADONIESIS LA NOSTRA CIVILTÀ UMANA È SULL’ORLO DEL PRECIPIZIO, DELL’AUTODISTRUZIONE.

📜 𝐿𝑒𝑔𝑔𝑖 𝑖𝑙 𝑚𝑒𝑠𝑠𝑎𝑔𝑔𝑖𝑜 𝑐𝑜𝑚𝑝𝑙𝑒𝑡𝑜 👉 https://bit.ly/hiroshima-e-nagasaki-80-anni-di-follia-nucleare-dei-potenti-del-mondo

GLI EXTRATERRESTRI CONTROLLANO IL NOSTRO PIANETA ATTIVAMENTE DAL 1945, DA QUANDO È INIZIATA L’ERA NUCLEARE.

10/08/2025

(…)L'INTELLIGENZA PUÒ MEMORIZZARE IL BENE E IL MALE. MA SE LO SPIRITO È FORTE INCAMERA IL POSITIVO E RESPINGE IL NEGATIVO. QUESTO LO PUÒ FARE QUANDO HA REALIZZATO I VALORI COMPLEMENTARI, SPERIMENTANDOLI O RECEPENDOLI DALL'ESPERIENZA ALTRUI. SE HAI CONOSCIUTO CHE COSA PRODUCE L'ODIO E CHE COSA PRODUCE L'AMORE, NON PUOI NON AMARE. SE HAI CONOSCIUTO CHE COSA PRODUCE LA GUERRA, NON PUOI NON DESIDERARE LA PACE. SE IL MEZZO DIVIENE UN FINE, ALLORA L'INTELLIGENZA, E PER CONSEGUENZA LO SPIRITO, SUBISCONO PROVE DURISSIME.

VI SIETE DOMANDATI, ALMENO UNA VOLTA NELLA VOSTRA VITA, CHI È DIO E SE È POSSIBILE, REALMENTE CONOSCERLO?
IO VI DICO, IN VERITÀ: È POSSIBILE SAPERE CHI È DIO. È POSSIBILE CONOSCERLO, POSSEDERLO ED ESSERE DA LUI POSSEDUTI. DIO, NELLA SUA VERACE NATURA, È SEMPLICE E PURO COME UN PARGOLETTO ED AMANTE DI GIOCARE ED AMARE COSÌ COME UN BAMBINO AMA E GIOCA CON I SUOI BALOCCHI. NON CERCATE DI CONOSCERE DIO COME SEMPRE L'AVETE CREDUTO, PERCHÉ COSÌ NON ESISTE. EGLI È LUCE D'AMORE, DI GIUSTIZIA E DI ARMONIA CHE COMPENETRA IL TUTTO, PERCHÉ IL TUTTO È EGLI STESSO, CHE IN POTENZA POSSIEDE TALI VIRTÙ.

SE IN UN ESSERE DIO È COSCIENTE, QUELL'ESSERE PUÒ PARLARE DI DIO IN PRIMA PERSONA, PERCHÉ È DIO CHE SI ESPRIME IN LUI. IN TAL CASO L'ESSERE È COSCIENTE IN DIO E LO POSSIEDE E DIO POSSIEDE L'ESSERE.
DIO È LA SUPREMA INTELLIGENZA DEL CREATO ED È ANCHE IL CREATO STESSO IN OGNI SUA MANIFESTAZIONE. DIO HA IL DIRITTO, INDEROGABILE, DI POSSEDERE CIÒ CHE VUOLE, PERCHÉ GLI APPARTIENE, PERCHÉ È PARTE DI SE STESSO.

NESSUNA COSA CREATA PUÒ MAI DIRE DI NON ESSERE LUCE DELLA SUA LUCE, CARNE DELLA SUA CARNE; NESSUNO POTRÀ MAI DIRE QUESTO, MAI! SIETE VOI, SE VOLETE CONOSCERLO COME EGLI È, E SIETE SEMPRE VOI SE VOLETE IGNORARE LA SUA VERACE NATURA E CONOSCERLO COME EGLI, REALMENTE, NON È.
SIETE VOI A FARLO BUONO.
SIETE VOI A NON FARLO BUONO.

LA SUA NATURA È QUELLA DI ESSERE BUONO, AMOROSO, GIUSTO, CARITATEVOLE E DOLCE COME UN BAMBINO. SIETE VOI CHE EDUCATE DIO IN VOI. SIETE VOI CHE POTETE, SE SOLO LO VOLETE, POSSEDERLO COME EGLI È PER LA VOSTRA FELICITÀ.

𝘍𝘰𝘯𝘵𝘪 𝘦 𝘭𝘪𝘯𝘬 𝘯𝘦𝘪 𝘤𝘰𝘮𝘮𝘦𝘯𝘵𝘪.

10/08/2025
Kap (9) 👽❤️ INSTRUMENTET E CUDITSHMENë gusht të vitit 1953, u nisa përsëri drejt Vendndodhjes në Fushë Nr. 1, dhe ashtu ...
11/07/2025

Kap (9) 👽❤️ INSTRUMENTET E CUDITSHME
Në gusht të vitit 1953, u nisa përsëri drejt Vendndodhjes në Fushë Nr. 1, dhe ashtu siç prisja, gjeta një makinë — një Chevrolet i vitit 1953. Ishte një kabriolet i kuq dhe i bardhë, me targa të Pennsylvanisë.
E mbylla makinën time me çelës, u afrova dhe hipa në kabriolet me ftesën e dy burrave.
Dicka tek ata ishte ndryshe, megjithëse ishin me shtat mesatar, me flokë kafe dhe sy të errët, të veshur me kostume biznesi. Duhet ta kenë vënë re vështrimin tim kureshtar, ndonëse vetëm me cepin e syrit.
Atëherë ma shuan kureshtjen duke më thënë:
“Ne jemi marsianë.”
Vështrova më me kujdes makinën. Në sediljet e pasme kishte çanta dokumentesh, harta dhe letra. Në dysheme më tërhoqën vëmendjen disa instrumente të çuditshme. Ishin objekte në formë kutie, të përmasave të një kutie këpucësh, dukshëm të krijuara nga një lloj materiali plastik. Një spirale, që më kujtonte një antenë, dilte nga secila prej tri objekteve me përmasa të ndryshme. Të gjitha kishin të njëjtën ngjyrë: një jeshile e zbehtë me nuancë gri.
E kuptova menjëherë (dhe më vonë rezultoi të kisha të drejtë) se ngjyra ishte për kamuflazh, për t’u bërë të padukshme në fusha, shkurre, e të ngjashme.
U nisëm nga fusha dhe morëm rrugën drejt Easton, Pennsylvania, dhe gjatë rrugës folëm për shumë gjëra. Nuk isha aspak i përgatitur për ato që do të mësoja atë ditë.
Në kontaktet e mëparshme më ishte përmendur se nuk isha i vetmi që bashkëpunoja me ta. Tani ma konfirmuan sërish, madje më dhanë edhe emra konkretë njerëzish që më vonë do të takoja dhe do të njihja. Ata nuk po kontaktonin vetëm njerëz në lindje të vendit, por edhe në pjesë të tjera si Kalifornia, New Mexico dhe Arizona.
Jo gjithmonë njerëzit që bashkëpunonin me ta e dinin këtë, ndonëse kontributi i tyre kishte qenë shumë i vlefshëm.
“Dy burra kanë bashkëpunuar me ne për shumë vite, në mënyrë të tërthortë, dhe, Howard, ata as nuk e dinë këtë. Ata drejtohen (nga ne), por nuk e kuptojnë, e aq më pak e dinë kush po i ndihmon.”
Tre burra të tjerë që përmendën kishin punuar në mënyrë të pavarur në projekte shkencore, dhe më në fund ishin kontaktuar për shkak të punës që kishin bërë.
Pastaj filluan të më flisnin për punën time në të ardhmen. Më thanë se puna ime do të zgjeronte ndikimin e saj dhe do të merrte përmasa botërore. Por në atë kohë, nuk mund ta imagjinoja kurrë se do të bëja turne leksionesh nëpër të gjithë vendin, se do të paraqitesha në radio dhe televizion, dhe do të flisja me grupe të mëdha njerëzish.
As që e parashikoja dot kundërshtimin dhe përndjekjen që do të më dilte përpara në pothuajse çdo hap të rrugës.
Teksa flisnin për gjërat që do të ndodhnin më vonë, më mësuan se do të kaloja një periudhë të gjatë udhëzimi dhe trajnimi. Një pjesë e këtij trajnimi do të ishte praktik, dhe filloi menjëherë. E dinin që kisha qenë hartograf topografik në ushtri, por gjithsesi kisha shumë për të mësuar, sidomos në disa fusha të matematikës, si p.sh. trigonometria. Duhej të isha në gjendje të vlerësoja largësinë e një mali ose lartësinë e një anijeje të tyre, për shembull.
Lexuesi mund ta kuptojë pse pikturimi i shenjave (reklamave) filloi të më dukej gjithnjë e më pak interesant, ndërsa ndihesha gjithnjë e më i tërhequr drejt kësaj pune frymëzuese, njerëzore dhe kozmike. Po bëhej gjithnjë e më e vështirë të përshtatesha me jetën e një komuniteti të vogël, pasi tashmë kisha hedhur sytë drejt universit dhe botëve të panumërta që ai përmban.
Kur mbërritëm në Easton, ndaluan përpara një prej restoranteve në sheshin kryesor të qytetit.
Vura re se asnjëri prej tyre nuk porositi mish. Zgjodhën pjata me perime dhe lëng frutash. Pinë kafe të zezë, pa sheqer. Duke menduar se ishin në një lloj agjërimi shpirtëror, unë porosita peshk, që nuk më dukej i papërshtatshëm.
Duke ndjerë se isha disi në siklet, njëri prej tyre ma shpjegoi mënyrën e tyre të të ushqyerit…
“Mos e mendo këtë në kuptimin klasik të një rregulli fetar,” më tha ai,
“por si një ligj natyror.”
Vazhdoi më tej:
“Zakonet dietike të grupeve të ndryshme fetare shpesh i afrohen së vërtetës, por mbeten keqinterpretime të ligjeve natyrore. Rregullat mbi ushqimin nuk duhet parë si sakrifica, por si kontribute pozitive për shëndetin dhe si ushtrim i dhembshurisë ndaj kafshëve të rangut më të ulët.”
“Dieta jote, Howard, si dhe shumë gjëra të tjera që mund të bësh apo të mos bësh, janë në dorën tënde. Dhe ne nuk presim që ti të ndryshosh brenda natës.”
Ata sugjeruan që nëse dikush dëshironte të kalonte nga një mënyrë të ushqyeri me mish drejt një diete më njerëzore dhe të shëndetshme, duhej të fillonte duke eliminuar fillimisht mishrat e kuq me gjak, si mishi i viçit, derrit, qengjit etj. Më pas të kalonte te peshku dhe shpendët. Më tej, të hiqte dorë nga shpendët dhe, në fund, nga peshku.
“Nëse ende ndjen nevojën për proteina shtazore,” thanë ata, “peshku është më i pranueshëm për shkak të vetëdijes më të ulët që ka si krijesë. Me kohë do të zbulosh se ekzistojnë perime me vlera të larta proteinike, sa që do të mund të eliminosh plotësisht mishin — ashtu siç kemi bërë ne në planetin tonë.”
Pastaj filluan të flisnin për shumë nga kontaktet që kishin në mbarë botën, dhe për detyrën time në veçanti.
Një prej detyrave të mia ishte të ndihmoja njerëzit në mënyrë mendore, shpeshherë pa e ditur ata fare. Kjo mund të realizohej përmes valëve zanore, valëve të dritës, përdorimit të ngjyrave dhe mjeteve të tjera fizike. Deri atëherë, i kisha konsideruar këto dukuri si mbinatyrale, por po mësoja shpejt se Krijuesi i Pafund i realizonte të gjitha qëllimet përmes ligjeve natyrore.
Njëri prej tyre më tha:
“Mos e mendo këtë si ndonjë kontroll artificial të trurit të njeriut, si ato që sheh në filmat fantastiko-shkencorë të frikshëm — megjithëse duhet të pranoj se ai (dhe tregoi me dorë shokun e vet) dhe unë pamë dy të tillë në një seancë ‘double feature’ dhe në fakt na bënë për të qeshur. Ne nuk kontrollojmë trurin. Kjo nuk është në përputhje me ligjet e Krijuesit të Pafund. Përkundrazi, me instrumentet dhe teknikat e duhura, ti mund të arrish një qëllim shumë më të madh: TË CLIROSH DICKA QË TASHMË EKZISTON NË TRURIN E NJERIUT.”
Instrumentet në makinë shërbenin pikërisht për këto detyra. Do të më kërkohej t’i vendosja ato në katër shtete: New Jersey, New York, Pennsylvania dhe Maryland. Pranë secilit instrument do të ndodhej një burrë ose grua që do të vepronte si ndërfaqe njerëzore në bashkëpunim me makinën.
Këta njerëz do të reagonin sipas zhvillimit të tyre mendor, duke marrë ndihmë nga impulset që do të transmetonte instrumenti.
Nuk e kuptova plotësisht si do të funksiononte, por dukej se përpiqeshin të më bënin të kuptoja se ishte e domosdoshme që makina dhe mendja njerëzore të punonin bashkë për të arritur qëllimin.
“Do të vendoset një pikë qëndrore për secilin instrument. Rrezja e veprimit të secilit është rreth 25 milje.”
“Pasi t’i vendosësh këto instrumente, Howard, do të vëresh një efekt të menjëhershëm dhe të dukshëm. Njerëzit brenda rrezes prej 25 miljesh do të bëhen automatikisht më të vetëdijshëm për interesin e tyre ndaj udhëtimeve në hapësirë dhe ndaj anijeve tona kozmike. Ata do të shohin më shpesh anijet tona, sepse do të nisin të shikojnë lart. Dhe kur të dëgjojnë për përvojat e tua, do të frymëzohen dhe do të të afrohen, për të të ndihmuar me gjithë shpirt.”
Ata tashmë kishin krijuar shumë baza. Njëra ndodhej në New Jersey, thanë ata, brenda një rreze prej 15 miljesh nga shtëpia ime, plotësisht e panjohur për njerëzit, me përjashtim të atyre që kishin bashkëpunuar me ta për vite me radhë.
Këta marsianë flisnin me më shumë solemnitet sesa ata që kisha takuar më parë — pa shumë humor apo ngrohtësi, ndoshta sepse nuk më shihnin më si një fëmijë, por si dikë që shumë shpejt do të duhej të përmbushte detyrën më të rëndësishme të jetës sime: të ndaja përvojat e mia me të tjerët.
Zemra më rrihte nga dëshira për t’i treguar botës. Por në të njëjtën kohë, ndjeja një përgjegjësi të thellë — si ndaj këtyre njerëzve të hapësirës, ashtu edhe ndaj njerëzve të planetit tonë.
Më bënin të ndihesha sikur shumëçka varej nga aftësia ime për të realizuar qëllimet e tyre, dhe nuk mund ta fsheh që egoja ime fryhej shpesh nga kjo ndjenjë.
Së shpejti do të vinte koha kur e gjithë kjo ego do të shuhej, e do të zhdukej me shpejtësi për shkak të fyerjeve dhe talljeve që do të më vinin nga çdo anë.
“Do të të paralajmërojnë, do të të kërcënojnë që të ndalesh,” më thanë ndërsa më lanë pranë shtëpisë.
Dhe sërish, e njëjta pyetje:
“Dëshiron ende të vazhdosh?”
Dhe përgjigjja ime, si gjithmonë:
“Po.”
Vitet në vazhdim kaluan pa ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme, përsa i përket kontakteve…

Megjithatë, gjatë kësaj kohe më u ofrua një kurs udhëzimi, për përmbajtjen e të cilit nuk dëshiroj të flas tani. Për shkak të shtimit të familjes dhe rritjes së përgjegjësive financiare, shumicën e kohës e kalova duke punuar në biznesin tim, dhe arrija të siguroja një jetesë të rehatshme.
Por më pas do të përjetoja një periudhë humbjesh personale dhe trishtimi.
Në vitin 1954, djali im i madh, Robert, u sëmur. Ai kishte një tumor në tru, dhe më vonë zhvilloi kancer. Rose, gruaja ime, ishte një infermiere e duruar dhe plot dashuri, plotësisht e përkushtuar ndaj tij.
Në shtator të vitit 1955, vëllai im më i vogël, Alton, humbi jetën në një aksident automobilistik. Disa javë më vonë, nëna ime u largua nga kjo botë.
Ndryshimet graduale dhe trazirat në familjen time do të kishin ndikim të thellë në gjithë panoramën e jetës sime, dhe përmes tyre, besoj se mësova shumë — sidomos për përulësinë dhe parëndësinë e njeriut në përballje me gjithësinë.
Gjatë kësaj periudhe, mendja më rrinte vazhdimisht tek bota më e mirë që do të vinte, nëse detyrat që hapësinorët i kishin vënë njerëzimit do të përmbusheshin me zell dhe përkushtim.
Babai im tani ishte shumë i vetmuar, dhe në tetor të vitit 1955 na kërkoi të ktheheshim në shtëpinë e vjetër të familjes.
Atje filloi një varg ngjarjesh që do t’i sillnin vëmendjen e gjithë botës qytetit të vogël të High Bridge.

Nga Hapsirat e Jashtme tek Ju
Howard Menger

KTHIMI NË AMERIKË PJESA E DYTË  Vendndodhja e Dytë në FushëAjo u kthye me shpejtësi, eci drejt anijes dhe hyri brenda. D...
11/07/2025

KTHIMI NË AMERIKË
PJESA E DYTË
Vendndodhja e Dytë në Fushë
Ajo u kthye me shpejtësi, eci drejt anijes dhe hyri brenda. Dy burrat e ndoqën pas. Hapja u mbyll dhe anija u ngrit pingul. Kur arriti diku rreth 100-120 metra mbi tokë, u zhduk në drejtim të perëndimit me një shkëlqim të fortë drite.
Edhe pse më duheshin disa javë për ta përtypur emocionin e atij takimi të ri — dhe mendja më rrinte gjithmonë tek puna — biznesi im i reklamave po rritej më shpejt se kurrë më parë.
Kishte ndodhur një ndryshim tek unë. Edhe pse gjithmonë përpiqesha të bëja punë cilësore, tani e kapja veten duke u përpjekur të jepja më shumë sesa ç’paguanin klientët, dhe duke dalë nga rruga ime për t’i ndihmuar. Gjithnjë e më shumë njerëz dëgjonin për dyqanin tim dhe vinin të kërkonin shërbim. Puna vazhdoi të ecte për mrekulli.
Në vjeshtën e vitit 1947, një djalë i ri, i veshur thjesht por me kujdes, hyri në dyqan. Tha se ishte agjent pasurish të paluajtshme, por kishte diçka të pazakontë tek ai. Nuk sillej si ata agjentët e zakonshëm të gjallë, që të rrihnin shpatullat miqësisht.
Bisedoi pak për diçka të vogël — ndoshta për motin — ndërsa unë e ndjeja qartë që po përpiqej të gjente mënyrën e duhur si të futej në një bisedë tjetër, më të rëndësishme. Së fundmi më tha se po mendonte të vendoste disa tabela “Në Sh*tje” pranë një vendi të quajtur Pleasant Grove, rreth tetë milje larg dyqanit, dhe kërkonte ndihmën time për këtë.
Kur dikush të kërkon mendim, është gjithmonë e këndshme — dhe ai ishte i sjellshëm, fliste butë dhe më thërriste me emër që në fillim; kështu që pranova të shkoja me të.Nuk më prezantoi me një vajzë të re që priste në makinë.
“Është një copë t**e shumë e bukur,” tha vajza.
“Po,” tha djali, “por mendojmë se po kërkojmë një çmim shumë të lartë... për tregun e sotëm.”
Vajza buzëqeshi me vete, si të shijonte ndonjë shaka të brendshme. Unë bëra pak bisedë të zakonshme për sh*tjet në zonë.
Rrugës, biseda ra. Heshtje. Dhe papritur, pa asnjë paralajmërim, djali ndryshoi temë.
“Howard, ne e dimë që po i mban sekret kontaktet e tua me Vëllezërit tanë, ashtu siç je udhëzuar.”
Nuk dija nëse duhej të shtiresha i habitur apo jo, sepse që në fillim kisha ndjerë diçka të pazakontë — dhe dyshimet më ishin forcuar gjithnjë e më shumë.
“Ah, pra JU...,” thashë me një të qeshur të lehtë.
Ai buzëqeshi gjerë dhe vazhdoi të ngiste për disa qindra metra pa thënë gjë më shumë.
“Shiko, Howard, mua më kanë mësuar shumë për pasuritë e paluajtshme... por pak për aktrimin.”
E kuptova që po fliste seriozisht, kështu që buzëqesha thjesht dhe u bëra më i menduar.
“E dimë sa e vështirë është ta mbash gjithë këtë brenda teje. Është e frustruese, sepse dimë sa shumë ke dashur t’ua tregosh të gjithëve ato që të kemi thënë. Ti je i tillë — do që të tjerët ta ndajnë me ty gëzimin, frymëzimin dhe ndriçimin tënd. Kjo është një nga arsyet pse të kemi përzgjedhur.”
Ndihesha i përulur ndërsa fliste — me butësi, me sinqeritet dhe gjithmonë me një qëndrim shumë pozitiv.
“Jo, më vjen keq, por sot nuk do të pikturojmë asnjë tabelë. Do të të çojmë të njohësh një vend të ri kontakti. Le ta quajmë... ‘Vendndodhja e Dytë në Fushë’. Është një zonë ferme, e qetë — një vend i përsosur për ne për të zbritur, pa rrezikuar askënd nga forca elektromagnetike që rrezatohet nga anijet tona.”
Kjo ishte hera e parë që dëgjoja të përmendej ndonjë rrezik i mundshëm nga anijet. Ai e ndjeu shqetësimin në mendimet e mia, dhe shpjegoi:
“Edhe një anije e vogël — e tipit që përdorim për vrojtim dhe vëzhgim — mund të çaktivizojë, apo neutralizojë çdo pajisje elektrike: si sistemin elektrik të makinave, radiot, televizorët dhe pajisje të tjera të ngjashme.”
U qetësova. Kisha menduar se ndoshta forcat e tyre mund të dëmtonin njerëzit, edhe nga një largësi e caktuar. Por tani e kuptova logjikën. Nëse dikush kalon pranë një anijeje të ulur dhe i ndalon makina, mund të trembet. Sidomos nëse në të njëjtën kohë ndalen edhe radiot e televizorët në atë zonë.
Pastaj fillova të pyesja veten… çfarë do të ndodhte nëse një njeri e prek, ose afrohet shumë tek një nga këto anije?

Ai iu përgjigj sërish mendimeve të mia:
"Howard, ne përdorim shumë lloje energjish që janë të disponueshme për fëmijët e Atit tonë të Pafund. Këto fuqi janë kudo përreth nesh, në këtë univers të pafund. Një nga llojet e energjisë që përdorim në anijet tona të vogla vëzhguese mund të vrasë një njeri menjëherë — ose gjatë një periudhe më të gjatë — në varësi të sa lart është ngritur fuqia nga komandat në panelin e pilotit. Nuk do ta kuptosh të gjithën tani, por do ta kujtosh më vonë, kur të jesh mësuar më tej. Shkaku i këtij rreziku është një fluks elektromagnetik, ose një fushë që rrotullohet rreth anijes, dhe shpejtësia e këtij rrotullimi është faktori që përcakton shkallën e dëmtimit."
"Trupi yt është i përbërë nga një numër i pafund sistemesh të vogla diellore — ashtu si sistemi juaj diellor — ku secili ka fushën e vet ose forcën gravitacionale përreth tij, me grimca që rrotullohen në orbitat përkatëse, si planetët. Të gjith këta përbërës — që është një term më i saktë se sa ‘grimca’ — mbahen në ekuilibër pothuajse të përsosur përmes kësaj force gravitacionale."
"Mendoje sërish sistemin tuaj diellor. A mund ta imagjinosh çfarë do të ndodhte me Tokën nëse një prej fqinjëve më të afërt, le të themi Marsi, Venusi apo edhe Hëna që ju e quani satelit, do të zhvendosej nga orbita e saj?"
Mendova për një çast, ende i hutuar nga ajo që po më thoshte, dhe pata një pamje imagjinare tronditëse me diej e planetë që përplaseshin me njëri-tjetrin, dhe botë që merrnin fund në mënyrë të tmerrshme.
"Do të thuash," i thashë, "që nëse prek një anije hapësinore ndërkohë që ajo ka fuqinë e lartësuar, kjo do të prishte balancën e miliona atomeve që formojnë miliona molekula, që nga ana e tyre formojnë qelizat, organet dhe gjithçka që ndërton trupin e njeriut?"
"Kam frikë se vizioni yt i trupit të njeriut që shpërthen në copëza në të gjitha drejtimet është pak i ekzagjeruar," më tha me një buzëqeshje, "por ke kapur thelbin. Dëmtimi që kjo do t’i shkaktonte indeve të njeriut mund të çonte edhe në disa sëmundje që po shfaqen gjithnjë e më shumë në planetin tuaj — dhe një vdekje më e ngadaltë mund të pasojë, si për shembull leuçemia (kanceri i gjakut), dëmtimi i mëlçisë apo ndonjë organi tjetër."
Biseda po bëhej gjithnjë e më interesante për mua, dhe të dy shoqëruesit e mi e vunë re entuziazmin tim dhe buzëqeshën. Papritur, më erdhi një mendim i mrekullueshëm: nëse një trup mund të shkatërrohet nga një fuqi që prish ekuilibrin e tij natyror, pse të mos mund të ndërtohet sërish përmes së njëjtës fuqi të madhe? Pse të mos mund të shërohej një organ jetik nëse ekuilibri i atomeve dhe molekulave që e përbëjnë rikthehet në orbitat natyrore?
Sërish ai lexoi mendimet e mia dhe tha:
"Howard, ne kemi shëruar njerëz me këtë lloj fuqie prej shekujsh. Ne nuk kemi doktorë në kuptimin që e keni ju. Mjekët tuaj përpiqen të kurojnë sëmundjet nga jashtë — me injeksione, rrezatime të dëmshme, kirurgji dhe metoda të tjera. Në planetin tim, sëmundja është një dukuri shumë e rrallë. Por kur trupi shfaq shenja sëmundjeje, ai vetë e kupton që ka shpërfillur një nga ligjet natyrore të Atit tonë të Pafund."
"Për shembull: ushqyerja e gabuar."
"Kur ushqehemi me ushqim të rritur në një tokë natyrale, të ekuilibruar në mënyrë të përsosur, ai ushqim prodhon gjak të shëndetshëm. Dhe gjaku është bartësi i ushqimit për çdo pjesë të trupit. Kur gjaku është i përsosur, edhe trupi funksionon në mënyrë të përsosur."
"Po nëse dikush thyen një dorë apo këmbë? Apo dëmtohet rëndë nga ndonjë aksident i paevitueshëm?"
"Pothuaj kemi arritur në këtë pikë," më tha me të njëjtin takt të butë që kisha vënë re edhe te të tjerët që kisha takuar më parë, kur shmangnin një temë për të cilën unë ende nuk isha gati të dëgjoja.
Në atë çast morëm një kthesë.
"Ja ku jemi, Howard: ‘Vendndodhja e Dytë në Fushë’."
M’u duk e çuditshme që kishim marrë kaq shumë kohë për të përshkuar një distancë aq të shkurtër. Kishin kaluar të paktën njëzet minuta. Po përgatitesha të komentoj për këtë, por ai m’i ndërpreu mendimet:
"Nuk kishim ndërmend të të bënim të besoje që ishim me të vërtetë në biznesin e pasurive të paluajtshme. Njerëz po dëgjonin nga apartamenti sipër dyqanit tënd, dhe kur ndaluam te trotuari jashtë, të tjerë po na shikonin. Kjo është një nga arsyet pse nuk të thamë emrat tanë."
Kisha menduar shpesh pse këta njerëz nguronin të më thoshin emrat e tyre.
"Nuk ka asgjë misterioze në këtë hezitim për emrat. Ne vërtet nuk kemi emra, të paktën jo siç i konceptoni ju. E dimë që kjo të vë në njëfarë pozite të vështirë, kështu që... pse të mos më quash..." (ndaloi për një çast duke menduar) "...‘L------’. Është një emër i bukur, apo jo?"
"Po unë, si të më quajnë?" tha vajza e bukur, me një ton lozonjar.
Ata qeshën, dhe unë e ndjeva që për ta, procesi i zgjedhjes së emrave ishte një lojë e bukur.
"E di, T------," tha ajo, ndërsa të dy, si ajo ashtu edhe "L------", shtrinë duart sikur po prezantoheshin.
"Shumë i lumtur që të njoh, Howard," tha me humor "L------".
Shtrëngova duart me këta njerëz të mrekullueshëm, dhe një ndjesi e pashpjegueshme dhe e këndshme më përshkoi gjithë trupin.

Ndërsa ecnim drejt fushës, vura re se ishte e ngjashme me vendin afër shtëpisë së prindërve të mi, ku kishte ndodhur ulja e parë — por kjo ishte më e fshehur dhe më e qetë. Me sa dukej, ai i pari kishte qenë "Vendndodhja e Parë në Fushë."

Ai u kthye nga unë dhe më tha: "Shpresoj ta mbash mend këtë vend. E kuptoj që rruga deri këtu ka shumë kthesa dhe ndarje që mund të të ngatërrojnë, por nëse i kushton vëmendje asaj peme afër hyrjes, do të shohësh që është një pikë referimi shumë e mirë."

Pema që tregoi nuk ishte shumë e madhe — rreth 6 metra e lartë, me një trung rreth 30 cm në bazë. Por ishte më e larta në rreshtin e shkurreve, dhe isha i sigurt që do ta mbaja mend.

"Do të marrësh një thirrje që do të të tregojë kohën dhe vendin e kontaktit të ardhshëm. Kontakti mendor ndonjëherë mund të jetë i ngatërruar, siç e di mirë nga përvoja e pakëndshme në Okinawa."

Pra, edhe për atë e dinin!

"Do të kthehemi nëpër të njëjtën rrugë që erdhëm, Howard, që të fiksohet më mirë në kujtesën tënde."

U futëm në makinë, dhe më dukej sikur për pak çaste ishim kthyer sërish në dyqan.

Ai më lexoi mendjen sërish:

"Jemi me nxitim. Pasi të të lëmë ty, na presin shumë kilometra udhëtim — drejt thellësive të shtetit të Pensilvanisë."

"L------" nuk më tregoi se çfarë pune kishin në Pensilvani, dhe as që e pyeta. Ishte më i rëndësishëm për mua kurioziteti për mënyrën se si lëviznin anijet e tyre kozmike, dhe si shëronin sëmundjet. Ishin përgjigje që shumë njerëz do të dëshironin t’i dinin.

Megjithatë, edhe po t’i mësoja të gjitha këto, informacioni duhej të mbahej sekret deri në verën e vitit 1957. Më prisnin ende dhjetë vjet heshtjeje. Pa dyshim, një periudhë tjetër udhëzimi, që do të përfshinte edhe më shumë kontakte — kush e di se kur e ku.

Një gjë që më sillej vazhdimisht në mendje ishte mundësia që një nga kontaktet e ardhshme të ndodhte në një vend ku mund të bëheshin foto të qarta, autentike, ndoshta edhe filmime. Pyesja veten nëse do të më lejonin...

Makina u nis, dhe unë qëndrova duke i parë teksa largoheshin. Rreth 100 metra më tutje, kaluan mbi një gropë në asfalt që shumë të huaj nuk e shmangnin dot. "L------" u kthye dhe më përshëndeti me dorë, duke buzëqeshur disi me ndrojtje.



Nga Hapësira e Jashtme tek Ju
Howard Menger
Kontaktues

(6) 👽❤️ KTHIMI NË AMERIKËPJESA E PAREU nisëm nga Okinawa në fund të tetorit dhe hipëm në një anije për në Kore. Aty qënd...
11/07/2025

(6) 👽❤️ KTHIMI NË AMERIKË
PJESA E PARE

U nisëm nga Okinawa në fund të tetorit dhe hipëm në një anije për në Kore. Aty qëndrova shumë pak dhe pastaj morëm rrugën drejt Shteteve të Bashkuara.
Mbërrita në bregun perëndimor rreth mesit të dhjetorit të vitit 1945 dhe pa humbur kohë u nisa me tren drejt lindjes. Bashkë me gruan dhe djalin tonë të vogël kaluam një Krishtlindje të mrekullueshme në shtëpitë e prindërve tanë. Pas festave, gjeta një shtëpi për familjen pranë Washington, Nju Xhersi, dhe u vendosëm atje.
Si shumë të rinj të tjerë në atë kohë, edhe unë e shikoja jetën civile me një farë frike. Ishte hera e parë që ndihesha vërtet përgjegjës për të mbajtur një familje, në një botë që kishte ndryshuar. Mendova për disa punë, por nuk arrija të vendosja se cilin profesion doja ta bëja.
Gjatë asaj periudhe përshtatjeje e pasigurie — që për fat zgjati pak — nuk më kujtohet që të kem menduar ndonjëherë seriozisht për kontaktet e mia nga hapësira. Deri sa një mëngjes, më lindi një ide:“Do të nis një biznes timin,” i thashë gruas sime.
Kisha njëfarë aftësie si piktor reklamash. Kështu që bleva një kamionçinë të përdorur dhe disa pajisje, mora me qera një punishte, dhe shumë shpejt isha gati për punë. Edhe pse në fillim isha plot dyshime dhe pasiguri, puna filloi të vinte, dhe me kënaqësi vura re se klientët i pëlqenin shërbimet e mia. Një ditë e kuptova se po më shkonte vërtet mirë. I kisha shlyer borxhet që kisha bërë për të nisur biznesin dhe po arrija të kurseja pak para në bankë. Jeta ime ishte qetësuar, kishte hyrë në një ritëm normal, dhe ne ishim të kënaqur.
Për herë të parë po gjeja kohë të mendoja për ato përvoja të çuditshme që kisha përjetuar jashtë shtetit, dhe më erdhi sërish ndër mend ai takim i mrekullueshëm që kisha pasur në fëmijëri.
Ishte qershori i vitit 1946 kur ndjeva një shtysë të fortë për t’u rikthyer në vendin magjik të fëmijërisë sime. Shkova në shtëpinë e prindërve të mi në High Bridge, dola nga kamionçina dhe u nisa drejt pyllit që e mbaja mend aq mirë.
Teksa ecja, fillova të mendoja për ato përvoja, dhe kapja veten duke dyshuar nëse me të vërtetë kishin ndodhur. Disi, lufta dhe të gjitha ato vende të panjohura ku kisha qenë, tani më dukeshin si një film që kisha parë një natë më parë — dhe tani isha kthyer në realitetin e përditshëm.
Për një çast, madje doja të ishte kështu. Kisha një biznes të mirë, një familje, dhe për herë të parë në jetë isha i kënaqur. Kujtimet për vajzën mbi shkëmb dhe për ata njerëz të jashtëzakonshëm më dukeshin si ëndrra të magjishme — por bashkë me to vinte edhe një ndjenjë përgjegjësie, dhe një vetëdije e brendshme që, nëse do ta ndiqja fatin që ata më kishin treguar, do të më trondiste gjithë këtë jetë të qetë e të lehtë që po gëzoja tani.
U ndala dhe shikova përreth. Pyjet dhe fushat ishin aty — si gjithmonë. Ishin më të vërteta se kurrë — dhe kjo ishte tragjedia. Magjia e fëmijërisë sime nuk ishte më. Tani jetoja në botën e njerëzve, në një botë të zakonshme, të mbushur me njerëz mesatarë. Dhe më çuditi fakti që kjo më pëlqente... ndoshta edhe shumë.
Shkela një gur me këmbë dhe pashë një brumbull të vogël që nxitoi të dilte nga vrima ku ishte fshehur. E ndoqa me sy për një çast, pastaj u ktheva. Kisha vendosur të shkoja në shtëpi.
Por papritur u hodha një metër përpjetë nga toka dhe bërtita. Një dritë e fortë shpërtheu pas meje dhe ndjeva një valë nxehtësie në qafë. U ktheva. Sipër fushës në perëndim, një zjarr i madh fluturues po kalonte me një shpejtësi marramendëse.
Dukej si një diell gjigant që rrotullohej, që ndriçonte, pulsonte dhe ndryshonte ngjyrë. Qëndroi pezull mbi fushë, ndërsa unë rrija i ngrirë duke e parë.
Ngjyrat pulsuese filluan të zbehen dhe ajo që më parë dukej si zjarr, u kthye në një objekt metalik me forma të qarta, i rrethuar me dritare të vogla.
Zbriti ngadalë drejt tokës. Kur iu afrua tokës, tashmë mund ta shihja qartë. Kishte formë kambane dhe pasqyronte rrezet e diellit si një pasqyrë.

E kuptova menjëherë që kjo nuk ishte një makinë e ndërtuar nga ndonjë njeri në këtë botë.
Nuk dija ç’të bëja më parë — të vrapoja drejt kamionçinës për të marrë aparatin tim të vogël fotografik, të shtrihesha barkas në tokë, apo të largohesha fare nga aty. Ishte tronditëse të përballeshe me një gjë të tillë, papritur, pas asaj jete të qetë që kisha pas kthimit në shtëpi.
Por pastaj m’u kujtuan miqtë e mi të mrekullueshëm… dhe e ndjeva që disa prej tyre duhej të ishin brenda në atë anije. Kështu që prita dhe vazhdova të shikoja, ende i ngrirë në vend, tërësisht i magjepsur.
Së shpejti, në skajin e poshtëm të anijes u shfaq një hapje. E kam të vështirë ta përshkruaj, sepse nuk ishte aty një moment më parë — dhe më pas, thjesht u shfaq. Mënyra më e mirë për ta përshkruar është ta krahasoj me hapjen e një irisi në një kamerë fotografike.
Dy burra dolën jashtë.
Ishin veshur njësoj, me uniforma në stilin e skiatorëve, në ngjyrë gri-blu. Nuk mbanin kapele. Flokët e gjatë, biond, u lëkundnin lehtë nga era. Ishin me lëkurë të çelët dhe me gjatësi mesatare. Ashtu siç kisha admiruar edhe të tjerët më parë, vura re se ishin shumë të hijshëm fizikisht – supet e gjera, trup të drejtë, proporcione të përkryera.
Por më pas diçka tjetër ma rrëmbeu gjithë vëmendjen.
Nga hapja e madhe e anijes doli një grua e bukur. Kishte flokë të gjatë biond dhe ishte veshur me një uniformë të ngjashme, e cila i rrinte lirshëm mbi një trup të hijshëm dhe të formuar. Pëlhura ishte gjysmë e tejdukshme, me një ngjyrë pastel të butë që dukej sikur lëshonte dritë.Ajo më pa dhe nisi të ecte drejt meje.
Zemra më rrahu fort, si me goditje kujtese që më përshkuan si rrufe.
“Mos vallë...? Jo... a është e mundur?!”, mendova me vete.
Por ndërsa ajo afrohej, dukej tamam si e njëjta vajzë që kisha takuar 14 vite më parë. Tani që isha burrë, mund të kuptoja më thellë bukurinë e saj.
Ajo buzëqeshi, dhe dukej sikur e dinte saktësisht ç’po mendoja.
Por nuk arrija ta largoja habinë nga mendja. Kjo krijesë e mrekullueshme nuk kishte ndryshuar aspak në gjithë këto 14 vite. Dukej ende si një vajzë rreth të 25-ave.
Ajo u afrua dhe më zgjati dorën. Kur ia kapa, një ndjesi e thellë qetësie dhe mirëqenieje më pushtoi — dhe për herë të parë, që kur kisha parë atë zjarr fluturues, munda më në fund të lëvizja.
“A je vërtet ti... vajza — ajo vajza mbi shkëmb?”, e pyeta.
“Po, jam unë. E njëjta vajzë, Howard.”
“Por... nuk je plakur fare—”
“Oh, po jam.” – më tha ajo duke qeshur. – “Provo të hamendësosh, Howard... sa vjeç jam në të vërtetë?”
Rrija aty, i hutuar, thjesht duke e parë.
“Jam mbi 500 vjeçe. Tani mund t’i kundërshtosh të gjithë ata që thonë se gratë gënjejnë për moshën!”
“Por nuk ke ndryshuar aspak—”
“Sigurisht që jo.”
Pastaj më shikoi nga koka te këmbët, dhe fytyra më mori flakë. Ishte pak a shumë si kur ndonjë teze të të shikonte pas ca vitesh për të parë sa ke ndryshuar.
E kuptova që po më ngacmonte me dashamirësi, dhe pastaj ma bëri me sy e tha:
“Ah, por TI ke ndryshuar!”
Më pas më tregoi se, në të kaluarën, njeriu ka jetuar për qindra vjet në këtë planet, në një kohë kur atmosfera e Tokës ishte e ngjashme me atë që ekziston tani në Venus. Por, shtoi ajo, nuk ishte vetëm atmosfera ajo që sillte jetëgjatësinë — ishte mënyra si jetonin, si mendonin dhe si ushqeheshin njerëzit e saj që e mundësonte këtë.
“Kur jetojmë në përputhje me ligjet e Krijuesit tonë, na jepet si bekim edhe jetëgjatësia. Por ky nuk është bekimi më i madh. Është thjesht një efekt anësor i bekimeve të tjera më të thella.”
Ndërsa fliste, e pashë që e kishte kokën pak më poshtë se unë — dhe kuptova që isha bërë më i gjatë se ajo. Tani isha 25 vjeç, dhe dukeshim si bashkëmoshatarë.
“Kur të kalojë habia,” tha ajo plot hare, “ndoshta do të të habis sërish. Edhe pse nuk e ke kuptuar, ti ke qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm që nga momenti kur u ndamë vite më parë.”
U skuqa përsëri dhe u ula kokën.
Ajo qeshi.
“Jo, nuk ke qenë gjithmonë ‘djalë i mirë’. Ka pasur raste kur…” – dhe bëri sikur po më godiste me shaka në vendin ku zakonisht ulemi.
U tërhoqa për një çast, u përmblodha… pastaj qesha me të.

Ajo më tha se e kishte kuptuar që mendja dhe interesat e mia ishin larguar nga mësimet shpirtërore që më kishin dhënë.
"Je përfshirë plotësisht në punën tënde. Ke një familje — dhe nuk mund të të fajësoj shumë që ia ke kushtuar gjithë energjinë tënde asaj. Ke bërë edhe shumë gabime në jetën personale. Por ne e presim një gjë të tillë; askush nuk është i përsosur. As ne nuk jemi."
Sërish, u ndjeva shumë i vogël përballë saj. Nëse kjo qenie kaq e mençur dhe e bukur nuk ishte e përsosur, atëherë çfarë isha unë?
"Ne nuk e gjykojmë askënd për padijen e tij në këto çështje. Mjedisi në të cilin jetoni në këtë planet ju detyron të përputheni me rregulla dhe norma të caktuara shoqërore dhe etike. Ligjet e njeriut janë shpesh të mira, Howard; por në fund të fundit, ato janë vetëm keqinterpretime të ligjeve universale."
E pyeta çfarë më priste në të ardhmen.
"Më mirë të mos dish shumë për të ardhmen," më tha, "sepse ajo të vjedh forcën e brendshme për të ecur përpara dhe për të marrë vendimet e duhura. Ne duhet të mësojmë nga gabimet e jetëve tona të mëparshme."
U habita për një çast me atë që tha — "jetët e mëparshme"? Po ç’donte të thoshte me këtë?
Ajo kapi mendimin tim.
"Njerëzit jetojnë me frikë nga vdekja, kur në të vërtetë, nuk ka vdekje. Ka vetëm një kalim nga një gjendje në një tjetër."
Por nuk tha më shumë për jetët e mëparshme, dhe kuptova që ndoshta nuk ishte ende koha për të folur për këtë.
"Kam një lajm të mirë për ty — sepse e di që e do të na takosh. Do të kesh shumë kontakte të tjera që do të të mësojnë dhe përgatitin më tej. Çdo kontakt do të jetë një hap në zhvillimin tënd. Për shembull, një kontakt do të ketë të bëjë me ushqimin, të tjerë me çështje martesore në kuptimin shoqëror; do të mësosh shumë për teknologjinë dhe shkencën tonë nga disa prej njerëzve tanë."
Qeshi sërish.
"Po, do të jesh i zënë!"
Do të mësoja gjithashtu si të zhvilloja dhe të përdorja fuqitë e mia mendore, të cilat, sipas saj, ishin të pranishme në mua, por të fjetura. Do të mund të ndihmoja të tjerë përmes kontaktit mendor dhe ndihmës shpirtërore.
"Do të takosh disa individë të këtij planeti, të cilët do të vijnë tek ty me udhëzimin tonë dhe do të të ndihmojnë. Do të krijosh grupe dhe do t’i mësosh njerëzit. Disa prej atyre që do të mësosh, vetë do të bëhen mësues dhe do të të ndihmojnë në misionin tënd. Një person që do të dërgojmë tek ti, do të të ndihmojë të formosh një trup prej 12 burrash, që do të punojnë në bashkëpunim me ne, duke përdorur fuqinë mendore të bashkuar për të sjellë ligjet dhe urtësinë universale në grupet e ndryshme ku ata do të mësojnë."
Disa prej atyre njerëzve, në këto grupe, do të kenë kontakte në të ardhmen — varet nga besueshmëria dhe përkushtimi që ata do të tregojnë përballë kësaj përgjegjësie.
Pastaj më dha një udhëzim shumë të qartë:
"Howard, historia jote nuk duhet të bëhet publike deri në fund të verës së vitit 1957. Atëherë duhet ta tregosh historinë përmes të gjitha kanaleve të komunikimit — madje edhe përmes kanaleve të reja që, tani për tani, nuk mund t’i kuptosh."
E ndjeu që unë isha i emocionuar nga ideja që do të bëhesha i njohur — dhe e uli menjëherë egon time.
"Kjo gjë, Howard — me gjuhën tuaj — ‘nuk do të jetë qejf’. Shumë do të të besojnë dhe do të dëgjojnë çfarë ke për të thënë. Por edhe më shumë do të të përqeshin dhe do të të hedhin baltë. Jo vetëm ‘njerëzit’, por edhe familja jote dhe miqtë më të afërt, Howard. Dhe kjo do të të dhembë më shumë se çdo gjë tjetër."
Fillova të mendoj. Ndoshta... kjo nuk do të jetë aq e lehtë, pas të gjithave!
"Mund të tërhiqesh — qoftë tani, ose më vonë. A je gati të vazhdosh?"
Nuk hezitova asnjë çast.
"Po," thashë.
Ajo u afrua, u përkul dhe më puthi butë në faqe…………………..

Nga Hapsirat e Jashtme twk Ju
Howard Menger
Kontaktues

Indirizzo

Milan

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Nga Qielli në Tokë pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Condividi