18/12/2025
Diaspora shqiptare më shumë se thjesht një pjesë e popullit tonë në emigrim, ajo është mendje, është kujtesë, është forcë.
18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Migrantëve dhe Dita Kombëtare e Diasporës Shqiptare. Kjo datë fton jo vetëm përkujtim, por edhe reflektim mbi rrugëtimin njerëzor, mbi sakrificën, mbi transformimin që sjell migrimi.
Diaspora shqiptare mendon shqip edhe kur flet gjuhë të tjera, është kulturë që ruhet me vetëdije dhe u përcillet brezave pavarësisht distancës.
Në një botë ku emigrimi është bërë realitet i përditshëm, Illyrian Brains dëshmon se largimi nuk është domosdoshmërisht humbje. Ai mund të jetë rritje, ndikim dhe një mënyrë e re për ta kthyer dijen, përvojën dhe përgjegjësinë te rrënjët.
Gëzuar Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve!