Shoqata "Vatra" Ferrara

Shoqata "Vatra" Ferrara Shoqata ”Vatra” Ferrara è stata fondata da 12 cittadini di nazionalità Albanese nel mese di Ottobre 2015

15/05/2026

Me krenari njoftojmë hapjen e kursit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare pranë Institucionit arsimor CPIA në Ferrara. Ky nuk është thjesht një kurs është një ëndërr që u bë realitet falë punës së palodhshme, pasionit dhe vullnetit të hekurt të Dr. Valbona Emini. Ajo ja doli që gjuha jonë amtare të zërë vendin që meriton brenda institucioneve, duke hapur një derë dhe mundësi të re për të gjithë ata që duan t'i mbajnë gjallë rrënjët dhe identitetin tonë, po ashtu edhe për të huajt që duan ta njohin dhe studiojnë më tej gjuhën dhe kulturën shqiptare. Përpjekje të tilla e bëjnë gjuhën dhe kulturën tonë të pavdekshme dhe të respektuar nga të huajt. Ftojmë të gjithë komunitetin tonë të mbështesë këtë nismë. Le të kumbojë gjuha jonë e bukur shqipe në çdo vend të botës!

20/03/2026

Shoqata Vatra ju uron nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Bajramin!
Qoftë kjo festë e shenjtë një moment paqeje, dashurie dhe solidariteti mes nesh. ✨

Giovedì 19 febbraio alle ore 17:00 si terrà la presentazione del libro di Niccolò Lucarelli presso l’Istituto di Storia ...
18/02/2026

Giovedì 19 febbraio alle ore 17:00 si terrà la presentazione del libro di Niccolò Lucarelli presso l’Istituto di Storia Contemporanea di Ferrara (ISCO)
Vicolo Santo Spirito, 11, 44100 Ferrara FE. Avremo il piacere di coinvolgere l’Associazione Vatra per creare un momento di dialogo con la comunità albanese; siete i benvenuti, insieme a tutti i cittadini albanesi di Ferrara che vorranno partecipare all’evento.

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.​Oggi è il 558° anniversario della morte di Sk...
17/01/2026

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
​Oggi è il 558° anniversario della morte di Skanderbeg, una data importante per la storia albanese ed europea.

Si njëri prej djemëve të familjes fisnike të Kastriotëve, ai u rrëmbye në moshën 9 vjecare nga perandoria Osmane dhe u dërgua në oborrin e saj. Fëmijëria e tij kaloi me sfida duke i mbijetuar politikave dhe intrigave të oborrit osman, dhe duke u arsimuar. Njohur për ekselencën dhe zgjuarsinë e tij ai më pas hyri në shërbim të Sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. U ngrit sipas gradave duke u bërë deri Sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Më 1443, pas një planifikimi të gjatë dhe mbledhjes së djemve të tjerë bashkëkombas dezertoi ushtrinë osmane gjatë betejës së Nish*t dhe u bë sundimtar i Krujës, në një territor nga Petrela deri në Modriç. Në vitin 1444, ai themeloi Lidhjen e Lezhës me mbështetjen e fisnikërisë së kohës.

Në vitin 1451, Skënderbeu nënshkroi traktatin e Gaetës, ku njohu sovranitetin de jure të Mbretërisë së Napolit mbi Arbërinë, duke siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse mbeti një sundimtar i pavarur. Në vitet 1460–61 mbështeti Ferdinandin I të Napolit në luftërat kundër Gjonit II të Anzhuinëve. Në vitin 1463 u bë komandanti kryesor i forcave kryqtare të papa Piut II, por papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së bashku me venedikasit luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–79, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468.

Skënderbeu shquhet si një ndër komandantët më të rëndësishëm të historisë ushtarake të kohës së tij, si më këmbëngulësi – dhe përherë fitimtari – kundër Perandorisë Osmane në kulmin e saj dhe ai ishe mbret Shqipetar.

Indirizzo

Ferrara

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Shoqata "Vatra" Ferrara pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Scelte rapide

Condividi