07/06/2026
COMUNICATO STAMPA
Oggetto: Nota della comunità albanese del Fermano in merito ai recenti fatti di violenza e richiesta di sicurezza sul litorale
La comunità albanese residente nel territorio del Fermano esprime il più profondo sdegno, dolore e ferma condanna per la brutale aggressione avvenuta sul lungomare di Lido Tre Archi a Fermo, che ha visto come vittima un nostro connazionale di 50 anni, stimato lavoratore e muratore, attualmente ricoverato in gravissime condizioni e in prognosi riservata.
Come comunità da anni radicata, integrata e attiva nel tessuto sociale ed economico di questo territorio, non possiamo e non vogliamo rimanere inermi di fronte a simili atti di pura barbarie. Quanto accaduto non è solo un attacco a un singolo cittadino, ma rappresenta una ferita profonda per l'intera convivenza civile e per la serenità di tutti i residenti del litorale.
Condanniamo con forza la condotta del gruppo di giovani nordafricani responsabili di questo gravissimo episodio. È inaccettabile che la sicurezza delle nostre strade, delle nostre famiglie e dei lavoratori sia messa a repentaglio da individui dediti alla violenza e al disordine, in spregio alle leggi e al rispetto della vita umana.
La nostra comunità ripone la massima fiducia nell'operato della Magistratura e delle Forze dell'Ordine, che ringraziamo per il tempestivo intervento. Confidiamo che gli inquirenti, anche tramite l'ausilio delle testimonianze e delle immagini di videosorveglianza, riescano a identificare e assicurare rapidamente alla giustizia i responsabili, garantendo una pena esemplare che scoraggi il ripetersi di tali crimini.
Chiediamo parallelamente alle istituzioni locali e a tutte le autorità competenti un segnale forte: è urgente un potenziamento delle misure di controllo, prevenzione e presidio del territorio sul litorale fermano, per restituire la dovuta sicurezza e tranquillità a tutti i cittadini, senza distinzione alcuna.
In questo momento di grande dolore e apprensione, l'intera comunità albanese si stringe attorno alla famiglia del nostro connazionale, pregando per la sua guarigione e offrendo tutto il supporto possibile.
Fermo, 7 Giugno 2026
Per la Comunità Albanese del Fermano il presidente del Associazione Skanderbeg Gëzim Zira.
NJOFTIM PËR SHTYP
Objekti: Deklaratë e komunitetit shqiptar të territorit të Fermos lidhur me ngjarjet e fundit të dhunës dhe kërkesa për siguri në bregdet.
Komuniteti shqiptar që banon në territorin e Fermos shpreh indinjatën më të thellë, dhimbjen dhe dënimin e ashpër për agresionin brutal të ndodhur në shëtitoren e Lido Tre Archi në Fermo, i cili la si viktimë një bashkëatdhetarin tonë 50-vjeçar, punëtor dhe muredator i respektuar, aktualisht i shtruar në gjendje shumë të rëndë dhe me prognozë të rezervuar.
Si një komunitet prej vitesh i rrënjosur, i integruar dhe aktiv në jetën sociale dhe ekonomike të këtij territori, nuk mundemi dhe nuk duam të qëndrojmë duarkryq përpara akteve të tilla të barbarisë së pastër. Ajo që ndodhi nuk është vetëm një sulm ndaj një qytetari të vetëm, por përfaqëson një plagë të thellë për mbarë bashkëjetesën civile dhe për qetësinë e të gjithë banorëve të bregdetit.
Dënojmë me forcë sjelljen e grupit të të rinjve afrikano-veriorë përgjegjës për këtë episod tmerrësisht të rëndë. Është e papranueshme që siguria e rrugëve tona, e familjeve tona dhe e punëtorëve të vihet në rrezik nga individë të prirur ndaj dhunës dhe çrregullimit, duke shpërfillur ligjet dhe respektin për jetën njerëzore.
Komuniteti ynë gëzon besimin më të lartë te punë e Magjistraturës dhe e Forcave të Rendit, të cilat i falënderojmë për ndërhyrjen e tyre të menjëhershme. Kemi besim se hetuesit, edhe përmes ndihmës së dëshmive dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, do të arrijnë të identifikojnë dhe të çojnë sa më shpejt përpara drejtësisë përgjegjësit, duke garantuar një dënim shembullor që të parandalojë përsëritjen e krimeve të tilla.
Në të njëjtën kohë, u kërkojmë institucioneve vendore dhe të gjitha autoriteteve kompetente një sinjal të fortë: është urgjent një përforcim i masave të kontrollit, parandalimit dhe monitorimit të territorit në bregdetin e Fermos, për t'u rikthyer sigurinë dhe qetësinë e duhur të gjithë qytetarëve, pa asnjë lloj dallimi.
Në këtë moment dhimbjeje të madhe dhe shqetësimi, mbarë komuniteti shqiptar i gjendet pranë familjes së bashkëatdhetarit tonë, duke u lutur për shërimin e tij dhe duke ofruar gjithë mbështetjen e mundshme.
Fermo, 7 Qershor 2026
Për Komunitetin Shqiptar të Fermos, kryetari i Shoqatës Skanderbeg, Gëzim Zira.