10/12/2024
Bashkëkombasë të dashur,
Me rastin e vizitës të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në qytetin e Zagrebit, Ambasada e Kosovës në Kroaci organizon takim me bashkëkombas, bashkëvendas që jetojnë në Kroaci.
Takimi do të mbahet të premtën 13 dhjetor 2024, në ora 19:00, Zagreb, Hotel Westin.
Pjesëmarrja juaj reflekton respektin për institucionet e Kosovës por edhe për Kryeministrin z. Albin Kurtin me ideale të palëkundura për një shtet demokratik që qëndron krenarë në mesin e shteteve të familjes evropiane.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, ku do të keni mundësinë që të njiheni më nga afër për ecurit e shtetndërtimit në Kosovë, si dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kroaci - Kosovë
Takimi është i hapur për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kroaci.
Kalofshi sa më mirë.
Me respekt!