09/08/2026
Lamtumirë Majlinda Kalthi🙏
U prefsh në paqe🥲🙏
NJË TJETËR HUMBJE E RËNDË PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË RETHYMNO !!!
Vellezër e motra !
Shqiptar të Rethimnos e jo vetëm. Përseri jemi në pozicion teper të veshtirë të percjellim një lajm të trishtë :
Ka momente kur fjalët duken të pamjaftueshme përballë dhimbjeve.Brenda vetëm dy ditësh, Komuniteti Shqiptar në Rethymno dhe në gjithë Kretën është goditur nga dy humbje të njëpasnjëshme, duke lënë pas dhimbje, trishtim dhe një boshllëk të madh në zemrat e të gjithëve.
Sot, rreth orës 10:30 të paradites, u nda nga jeta një zonjë e nderuar, Majlinda Kalthi (Stojani), e datëlindjes 1968, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë dhe, pas një beteje të gjatë, humbi luftën me jetën.Majlinda nuk ishte thjesht një nënë, bashkëshorte, motër apo mike. Ajo ishte pjesë e një familjeje që është bërë pjesë e pandashme e komunitetit shqiptar në Rethymno. Prej rreth 30 vitesh jetoi dhe punoi në Episkopi të Rethymnos, duke ndërtuar jetën e saj larg vendlindjes.
Sot, dhimbja më e madhe është për familjen e saj.Majlinda la pas në pikëllim të plote bashkëshortin e saj, Dedë Kalthin, fëmijët e saj Sidorelën dhe Mateon, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën.
Në këto çaste të vështira, mendimet dhe zemrat tona janë veçanërisht pranë Mateos e Sidorelës, një mike, shoqe, bijë e përkushtuar dhe aktiviste e palodhur, e cila gjithmonë ka qenë pranë Komunitetit Shqiptar por dhe shoqërisë vendase. Një vajze me kontribute në Komunitet e kudo.
Nuk ka fjalë që mund t’ua lehtësojnë dhimbjen e humbjes së nënës…
Por le të jetë kujtimi i saj një dritë që do t’i shoqërojë gjithmonë.
Majlinda u nda nga kjo jetë, por dashuria e saj, kujtimet dhe gjurmët që la pas do të jetojnë në zemrat e njerëzve të saj.Trupi i së ndjerës do të niset për në Atdhe, në qyteti e Laçit, nesër në orën 17:00 nga Spitali i Rethymnos.
Komuniteti Shqiptar i Rethymnos i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kalthi, Dedës, Sidorelës, Mateos dhe të gjithë të afërmve të se ndjerës.
Në këto ditë të rënda, urojmë që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
U prehtë në paqe shpirti i Majlinda Kalthit. 🕊️
Ngushëllime familjes dhe gjithë njerëzve që e deshën.
Lamtumirë, Majlinda. Të qoftë i lehtë dheu i Atdheut. Udha e mbarë në rrugëtimin e përjetesisë. Kurajo Dedë,Sidorela dhe Mateo.! Jemi pranë jush. Dhimbjet njerezore lehtësohen sadopak kur ndahen me njerëz,miq,shokë e të aferm.