Organizata e Gruas Rethimno

Call Directions

Organizata e Gruas Rethimno “Gratё shqiptare janё ato heroinat e heshtura, tё cilat i bёjnё b***e çdo stuhie, sprove e sfide jetёsore, prandaj unё besoj nё forcёn e saj”,

Tetori!Është muaji i ndryshimeve.I rastësive, zhvillimeve, takimeve, (largimeve)... i mbarimeve dhe fillimeve.Kjo është ...
01/10/2026

Tetori!
Është muaji i ndryshimeve.
I rastësive, zhvillimeve, takimeve, (largimeve)... i mbarimeve dhe fillimeve.
Kjo është bukuria e tij.
Ai ruan atë që ia vlen dhe mbyll atë që duhet mbyllur.
Do të më thuash se të gjithë muajt e bëjnë këtë.
Në tetor për një arsye më shumë.

Muaj të mbarë... gëzuar tetorin magjik!
Me gjithçka të re që sjell, me gjithçka të vjetër që lë pas...
Kështu ecën jeta përpara...

“Në këtë ditë të veçantë, Organizata e Gruas në Rethimno uron me zemër të gjitha nënat shqiptare kudo që ndodhen 🌷Gëzuar...
10/05/2026

“Në këtë ditë të veçantë, Organizata e Gruas në Rethimno uron me zemër të gjitha nënat shqiptare kudo që ndodhen 🌷
Gëzuar Mother's Day!
Mirënjohje për dashurinë, forcën, sakrificat dhe përkushtimin tuaj të pafund.
Ju jeni zemra e familjes dhe frymëzim për çdo brez.
Shëndet, lumturi dhe bekime në çdo hap të jetës suaj ♥️💐

Dita e 1 Majit, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, është një festë me rëndësi të madhe historike dhe shoqërore...
30/04/2026

Dita e 1 Majit, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, është një festë me rëndësi të madhe historike dhe shoqërore. Kjo ditë përkujton përpjekjet dhe sakrificat e punëtorëve në mbarë botën për të fituar të drejtat e tyre, si orari i drejtë i punës, kushte më të mira dhe paga të drejta.
Origjina e kësaj dite lidhet me protestat e punëtorëve në fund të shekullit XIX, të cilët kërkonin një orar pune prej tetë orësh. Me kalimin e kohës, 1 Maji u bë simbol i solidaritetit dhe bashkimit të klasës punëtore.
Sot, kjo ditë festohet në shumë vende të botës me aktivitete të ndryshme, si parada, tubime dhe aktivitete kulturore. Ajo shërben jo vetëm për të kujtuar të kaluarën, por edhe për të reflektuar mbi të drejtat e punëtorëve në ditët e sotme dhe sfidat që ata vazhdojnë të përb***en.

Nga Organizata e Gruas në Rethimno ju urojmë të gjithë besimtarëve: Ortodoks .✨ Gëzuar Pashkët! ✨Qoftë kjo festë e shenj...
10/04/2026

Nga Organizata e Gruas në Rethimno ju urojmë të gjithë besimtarëve: Ortodoks .
✨ Gëzuar Pashkët! ✨
Qoftë kjo festë e shenjtë një simbol shprese, dashurie dhe fillimesh të reja në jetën tuaj. Le të sjellë paqe në zemrat tuaja, harmoni në familje dhe gëzim në çdo shtëpi.
Në këtë ditë të bekuar të ringjalljes, ju urojmë shëndet, lumturi dhe begati për ju dhe më të dashurit tuaj.
🌷 Për shumë mot me dritë dhe bekime! 🌷

09/04/2026

Οποιαδήποτε συσκευή σας παρουσιάζει οποιαδήποτε ζημιά μην την πετάξετε, όλα φτιάχνουν!!!!!!! ΙΑΤΡΕΙΟ ΗΛΕΚΤΡΙΚΩΝ ΚΑΙ ΗΛΕΚΤΡΟΝΙΚΩΝ ΕΙΔΩΝ

07/04/2026

Nga ana ime si kryetare e ksaj organizate une Vasilika Lici-Gerbi Me shumë emocion dhe mirënjohje të thellë, dëshirojmë të falënderojmë gazetarin Vladimir Selamaj për publikimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj organizates tone. Ky publikim nuk është vetëm një prezantim i aktivitetit tonë, por edhe një zë i fuqishëm për të gjitha gratë që çdo ditë përpiqen të mbështesin njëra-tjetrën dhe të krijojnë një komunitet më të fortë.
Një falënderim i veçantë dhe nga zemra shkon për të gjitha gratë anëtare të shoqatës sonë.

Enkeleida Ksanthi
Monda Lesi Arapi
Kwnstantina Xhafa Hyka
Valbona Muka
Mirela Kotovani-Cela
ikonomu

Gjithashtu, një mirëseardhje e ngrohtë për dy vajzat tona të reja, të cilat i japin grupit tonë një frymë rinore dhe energji pozitive:�Valentina Plr edhe Vasso Bici
Me shumë respekt, një falënderim i veçantë shkon për Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Rethymnotë cilët na kanë mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tonë.
Një mirënjohje e veçantë edhe për mësuese Flora Cela, e cila na ka qëndruar pranë në çdo veprim dhe iniciativë që kemi ndërmarrë.

Çdo arritje që kemi bërë nuk është e një personi të vetëm, por e të gjithave së bashku. Me bashkëpunimin, mbështetjen, mirëkuptimin dhe forcën tuaj, kemi arritur të ndërtojmë diçka të bukur dhe të rëndësishme. Çdo takim, çdo ide, çdo iniciativë ka qenë një hap përpara drejt një qëllimi të përbashkët: të mbështesim gratë dhe të krijojmë më shumë mundësi për to.
Rruga jonë nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por së bashku kemi gjetur forcën për të vazhduar. Kemi ndarë ide, kemi kapërcyer vështirësi dhe kemi festuar çdo arritje, sado e vogël apo e madhe të ketë qenë. Kjo është fuqia e bashkimit dhe solidaritetit tonë.

Faleminderit nga zemra gazetarit për mbështetjen dhe faleminderit çdo gruaje që është pjesë e kësaj rruge. Pa ju, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur.
Së bashku vazhdojmë. Së bashku rritemi. Së bashku arrijmë më shumë.

Address

Réthimnon

Telephone

+306989385591

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Organizata e Gruas Rethimno posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share