26/08/2026
Sot, në 116 vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Terezës, kujtojmë me nderim bijën shqiptare të Shkupit, e cila u bë simbol botëror i humanizmit, dashurisë dhe paqes.
Nobelistja e parë shqiptare i dhuroi njerëzimit një shembull të rrallë përkushtimi ndaj më të dobëtëve dhe atyre në nevojë, duke dëshmuar se mirësia dhe solidariteti nuk njohin kufij.
Emri dhe vepra e Nënë Terezës vazhdojnë të ndriçojnë në mbarë botën. Trashëgimia e saj mbetet udhërrëfyes për të gjithë ne, për një shoqëri më humane dhe solidare.