Bashkimi Shqiptar Patra

Directions

Bashkimi Shqiptar Patra Ruajmë gjuhën, kulturën, traditat, zakonet dhe ritet tona të lashta.

18/10/2026

🌷Patra sot u vesh roz.

Shoqata jonë si dhe çdo herë tjetër edhe kësaj radhe mbështetëm kauzën e madhe të Alma Zois Patras, në eventin që organizoi për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit.
Informimi, parandalimi dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë.

❤ Bashkë japim zë për jetën!

🌎 Një fundjavë ndryshe me aromë vjeshte ishte udhëtimi në Festën e gështenjës në Ano Xora Nafpaktias.🌲Një fshat malor me...
17/10/2026

🌎 Një fundjavë ndryshe me aromë vjeshte ishte udhëtimi në Festën e gështenjës në Ano Xora Nafpaktias.

🌲Një fshat malor me pamje magjepse në mes të gjelbërimit dhe pyjeve me gështenja e bredha, me shtëpitë prej guri, me rrugicat me kalldrëm, me burimet e çesmat me ujin e ftohtë që zbriste nga mali, me ajrin e pastër, me ushqimet e produktet tradicionale, me mikpritjen, me bujtinat e shumta megjithëse është një fshat që numëron vetëm 12 banorë të përhershëm, me monopatet e veçanta dhe shtigjet e pyllit për pasionantët e natyrës.

🎼 Festa u bë tek sheshi i fshatit i mbushur plot vizitorë dhe ku kumbonte muzika tradicionale.
Na qerasën me ëmbëlsirë të zonës, me gështenja të pjekura dhe raki që ziehej në atë moment enkas për të pranishmit dhe kazanët e rakisë kishin marrë zjarr që herët në mëngjes.
Rreth shesh*t kisha, muzeu laografik dhe një autobus i vjetër si dekor, për të treguar historinë e fshatit.
Përgjatë rrugës kryesore të fshatit shtriheshin dyqane dhe kafe-taverna që shërbenin gatime të zonës me karakteristike byrekët me gështenja.
Teksa bisedonim me vëndasit na spjegonin për aktivitetet e shumta tradicionale gastronomike dhe sportive që organizonin gjatë gjithë vitit,
si festa e gështenjës, e rigonit, e cigaridhës, mbledhjen e gështenjave e kërpudhave, ecjen e organizuar në natyrë nëpër shtigjet e zonës, garat çiklistike dhe 4×4.

🇦🇱❤ Ndërkohë neve na tërhoqi vëmëndjen një tabelë, e ndoqëm atë dhe zbritëm shkallët e gjata pa mbarim që na çuan deri poshtë tek burimi Bukurin dhe u kënaqëm me bukurinë e vëndit.
Përreth burimit vareshin lule shumëngjyrëshe dhe pjergullat e rrush*t me erë, u freskuam me ujin e tij dhe shijuam natyrën e bukur duke kaluar momente të këndshme mes shoqërisë së mrekullueshme.

15/10/2026

🇦🇱 Ruajmë gjuhën, kulturën dhe traditat tona! 🇦🇱

🇦🇱 Nëse je shqipe që banon në Patër dhe ke pasion këngët dhe vallet tradicionale - popullore shqiptare, atëherë ky është momenti yt.
Për të nëntin vit radhazi, Grupi " Traditat tona " vazhdon rregjistrimet e reja për çdokënd që dëshiron të bëhet pjesë e familjes sonë artistike.
❤🎼 Ejani të këndojmë dhe të kërcejmë së bashku, të mësojmë këngë e valle shqiptare dhe të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore.
Si edhe vitet e mëparshme edhe këtë vit do bëjmë prova, do marrim pjesë në festivale dhe do argëtohemi nëpërmjet notave dhe muzikës.
💃🕺 Mund të marrin pjesë të gjitha grupmoshat nga 18 vjeç e lartë.
🤝 Mësimet jepen falas dhe provat bëhen çdo të dielë mbasdite tek salla e provave në Patra.

🇦🇱 Gjithashtu, ju informojmë se për të gjashtin vit radhazi vazhdon mësimi i gjuhës shqipe në
Kursin "Iliria", pranë Shoqatës sonë.🌟
💕 Ftojmë të gjithë prindërit të sjellin fëmijët e tyre që të mësojnë gjuhën tonë të bukur dhe të lashtë, gjuhën e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë.
Mësojmë të shkruajmë, të lexojmë e të flasim bukur dhe pa gabime gjuhën shqipe.
🎓Mësuesit tanë janë me një përvojë shumëvjeçare dhe ndjekin të gjitha metodikat dhe kurrikulat e mësimdhënies të udhëzuara nga Ministria e Arsimit së R. Sh. dhe me mbështetjen e Ambasadës sonë në Athinë.
🤝Mësimet jepen falas dhe bëhen çdo të diel mbasdite në ambjentet e shkollës dhe online.

👉Për më shumë detaje dhe për rregjistrim lutemi na shkruani tek mesegeri i faqes sonë.

Bashkimi Shqiptar Patra



08/10/2026

🇦🇱 Ruajmë gjuhën, kulturën dhe traditat tona! 🇦🇱

💥Nëse banon në Patër dhe ke pasion këngën dhe vallen tradicionale - popullore shqiptare, atëherë ky është momenti yt.
Për të nëntin vit radhazi, Grupi " Traditat tona " vazhdon rregjistrimet e reja për çdokënd që dëshiron të bëhet pjesë e familjes sonë artistike.
❤🎼 Ejani të këndojmë dhe të kërcejmë së bashku! Ejani të mësojmë këngë e valle dhe të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore.
😀🥁 Si edhe vitet e mëparshme edhe këtë vit do bëjmë prova, do marrim pjesë në festivale dhe do argëtohemi nëpërmjet notave dhe muzikës.
💃🕺 Mund të marrin pjesë moshat nga 18 vjeç e lartë.
Mësimet jepen falas dhe provat bëhen çdo të dielë mbasdite tek salla e provave në Patra.

🇦🇱 Për të gjashtin vit radhazi vazhdon mësimi i gjuhës shqipe në Kursin "Iliria", pranë Shoqatës sonë.🌟
💕nformojmë dhe ftojmë prindërit të sjellin fëmijët e tyre që të mësojnë gjuhën tonë të bukur dhe të lashtë.
Mësimet jepen falas dhe bëhen çdo të diel mbasdite në ambjentet e shkollës dhe online.

👉Për më shumë detaje dhe për rregjistrim na shkruani tek mesegeri i faqes sonë.

Tetori roz! 🌷Muaji tetor ngjyroset në rozë për të na kujtuar të gjithave një mision jetik: kujdesin për veten dhe shënde...
01/10/2026

Tetori roz!

🌷Muaji tetor ngjyroset në rozë për të na kujtuar të gjithave një mision jetik: kujdesin për veten dhe shëndetin tonë.

Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Kanceri i gjirit është një betejë që nuk duhet luftuar vetëm.
Prandaj, këtë muaj (dhe çdo ditë të vitit), ne jemi këtu për të shpërndarë informacion, për të ofruar mbështetje dhe për të thyer çdo tabu.
Çfarë mund të bësh TI sot?
Kujdesu për veten: Kushtoji 5 minuta në muaj vetëkontrollit.
Mos e shty vizitën: Konsultohu me mjekun dhe bëj ekografinë apo mamografinë.
Shpërndaj mesazhin: Kujtoji nënës, motrës, vajzës, mikes dhe shoqes tënde të bëjë të njëjtën gjë.

Ne jemi pranë çdo gruaje që po përballet me këtë sfidë, duke i kujtuar se forcën e vërtetë e kemi brenda vetes dhe tek njëra-tjetra. 💕

👉 Nëse ke nevojë për mbështetje, për informacion, për këshillim apo thjesht për një bisedë, zyra dhe zemra jonë janë të hapura për ty.

Bashkimi Shqiptar Patra

29/09/2026

Vit të mbarë shkollor! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Të dashur nxënës, ❤ të nderuar prindër,
ju ftojmë në hapjen e shkollës sonë dhe
mësimin e gjuhës shqipe për vitin e ri
shkollor, më 11 tetor 2026, ora 17.00, në Patra.

Për të gjashtin vit radhazi, mësimet do të bëhen çdo të dielë mbasdite, ora 16.00-19.00, në ambientet e shkollës dhe online.

Gjithashtu, ju njoftojmë se rregjistrimet vazhdojnë akoma deri më 10 tetor. 🌷

Për informacion të mëtejshëm, lutemi
na kontaktoni tek mesegeri i faqes sonë.
Ejani të lëvrojmë së bashku gjuhën tonë të lashtë, gjuhën e bukur shqipe.

Kursi Plotësues i gjuhës shqipe " Iliria" Patra
Bashkimi Shqiptar Patra




#ΣχολείοΙλλυρίαΠάτρα #ΈνωσηΑλβανώνΠατρα
#ΑλβανικόΣχολείοΠάτρα

Udhëtimi njëditor në Olimpinë e lashtë,ishte një ekskursion i veçantë për anëtarët e Shoqatës sonë, i cili u realizua në...
28/09/2026

Udhëtimi njëditor në Olimpinë e lashtë,
ishte një ekskursion i veçantë për anëtarët e Shoqatës sonë, i cili u realizua në bazë të programit tonë vjetor.
Ishte një udhëtim i bukur në kohë, në histori, mitologji, kulturë, art, sport dhe në natyrën e mrekullueshme të vëndit përreth.
Vizituam Muzeun Arkeologjik, Muzeun e Historisë së Lojrave Olimpike dhe Vëndin Arkeologjik të Olimpisë së lashtë.
Eksploruam rrënojat e tempujve të lashtë, të palestrës, gjimnazit dhe vëndeve të tjera historike, si dhe të stadiumit të lashtë, aty ku u ndez për herë të parë flaka e Lojrave Olimpike në vitin 776 p.e.s. e të cilat vazhdojnë deri më sot.
Një ndjesi e jashtëzakonshme magjike të pushton teksa shfleton historinë, eksploron kolonat dhe statujat gjigante, gurët e kdhendur me mjeshtëri, vëndet e shenjta e shkel në të njëjtat gjurmë që u shkelën prej shekujsh dhe sot janë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore

Falënderojmë të gjithë anëtarët dhe miqtë tanë për shoqërinë e tyre të mrekullueshme dhe për momentet e këndshme.

Mirëutakofshim në aktivitetin e radhës!

22/09/2026

Sot u organizua nga
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi,
një takim - bashkëbisedim me mësuesit e gjuhës shqipe në Greqi, online nëpërmjet platformës digjitale.
Morën pjesë drejtues të institucioneve të Ministrisë së Arsimit dhe të Ambasadës sonë, si dhe mësuesit e gjuhës shqipe në Greqi.
Nga shkolla jonë mori pjesë mësuesja e
Kursi Plotësues i gjuhës shqipe " Iliria" Patra,
znj. E. Leka.

Urojmë një vit të mbarë shkollor të gjithë mësuesve, nxënësve dhe prindërve dhe suksese në udhën e dijes.

Njoftim! Ju ftojmë në një udhëtim njëditor në Arxea Olimpia, më 27 shtator 2026.Nisja do bëhet në mëngjes nga Patra dhe ...
17/09/2026

Njoftim!

Ju ftojmë në një udhëtim njëditor në Arxea Olimpia, më 27 shtator 2026.
Nisja do bëhet në mëngjes nga Patra dhe do kthehemi në mbrëmje.

🏛️ Një ditë në Olimpinë e Lashtë, aty ku takohen historia, mitologjia dhe lojrat olimpike të lashtësisë.
Do vizitojmë rrënojat madhështore të tempujve, stadiumin antik dhe muzeun arkeologjik.

Pas një shëtitjeje mes historisë, më pas vijon koha për të drekuar.
Një ditë e mbushur me histori, kulturë, bukuri dhe kujtime të paharrueshme. ❤️

📍 Destinacioni: Olimpia e Lashtë.
🗓️ Kohëzgjatja: 1 ditë
🏛️ Përfshin: Vizitë në vëndin arkeologjik, në muze dhe kohë të lirë për të eksploruar.
Një udhëtim në të kaluarën, një kujtim që mbetet përgjithmonë! 🌿

Për hollësira të mëtejshme dhe për rezervim na shkruani tek mesegeri i faqes sonë.
Jeni të mirëpritur!

Sot është vendosur Shtatorja e Mbretëreshës Ilire Teuta në ballkonin panoramik në rrugën e re Shëngjin - Velipojë. Një B...
15/09/2026

Sot është vendosur Shtatorja e Mbretëreshës Ilire Teuta në ballkonin panoramik në rrugën e re Shëngjin - Velipojë.

Një Bravo e madhe të gjithë Shqiptarëve me zemër shqiponje që kontribuan për këtë projekt,
bravo ideatorit, atyre që e mbështetën dhe sigurisht Diasporës. 🇦🇱❤️🏛️🦅


Address

Solomu 57
Patras
26222

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkimi Shqiptar Patra posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share