Shoqata Shqiptare Kisamo "Kastel"

Call Directions Website Contact the organization

Shoqata Shqiptare Kisamo "Kastel" Kjo është faqje faqa zyrtare e Shoqatës Shqiptare Kastel.

Sot  kursi plotësues   i gjuhës shqipe Frag Bardhi  çeli vitin e ri shkollor 2026- 2027 ,falenderojmë Mësuesen Vera Ball...
17/10/2026

Sot kursi plotësues i gjuhës shqipe Frag Bardhi çeli vitin e ri shkollor 2026- 2027 ,falenderojmë Mësuesen Vera Balla Qoshku për dëshirën dhe përkushimin në mësimdhënie ,falenderojmë prindërit që i sollën fëmijët në kursin plotësues ,gjithashtu iu bëjmë thirrje bashkëatdhetarëve tanë që regjistrimet vazhdojnë.
Mësimi do të zhvillohet çdo të shunë në orën 18:00- 20:00 në shollën e dytë fillore Kissamos Kastel .!

Lajmërim .Të nderuar bashkatdhetarë që jetoni në Kastel dhe fshatrat përreth  ju njoftojmë se  , të shtunën dt 17,10,202...
11/10/2026

Lajmërim .
Të nderuar bashkatdhetarë që jetoni në Kastel dhe fshatrat përreth ju njoftojmë se , të shtunën dt 17,10,2026 ora 18:00 rifillon kursi plotësues i gjuhës shqipe "Frang Bardhi në Kissamo.
Mësimi do të zhvillohet çdo të shunë në shkollën e dytë fillore nën kujdesin e mësueses me përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie në Mëmëdhe në shkollën fillore Sabrie Qyra Dardhë, Librazhd si dhe në kursin plotësues së gjuhës shqipe Kastel znj. Vera Balla Qoshku ,ishte dëshira e saj për të rihapur kursin plotësues, e për t'iu mësuar fëmijëve gjuhën shqipe në mërgim .
alenderojmë kryetaren e LMSHG znj. Klarita Selmani për pajisjen me libra shkollorë .
Falenderojmë kryetarin e bashkisë Kissamo z.Giorgio Mylonakis ,
falenderojmë nënkryetarin e bashkisë z. Vasili Glabedakis ,i cili është përgjegjës për arsimin si dhe drejtorin e shkollës Michail Badudakis për ambjentet shkollore .
Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët që të sjellin fëmijët e tyre në kursin plotësues të gjuhës shqipe Frang Bardhi, mosha e pranimit 6-14 vjeç ,
"gjuha ruhet aty ku shkruhet "
Ju mirëpresim të shtunën .

Lajmërim .Sot në mbrëmje  në orën 20:00 , niset nga porti i Sudas  për Shqipëri, trupi i të ndjerit  Aleksander Toçila  ...
01/08/2026

Lajmërim .
Sot në mbrëmje në orën 20:00 , niset nga porti i Sudas për Shqipëri, trupi i të ndjerit Aleksander Toçila , i cili u nda nga jeta 2 ditë në parë në aksidentin e frikshëm me motorr në aksin kombëtar Kissamos -Hania .
Aleksandri do të prehet në vendlindjen e tij në Gramsh , duke iu shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes,të afërmve , miqve dhe shoqërisë, ftojmë bashkatdhetarët tanë t'i japim lamtumirën e fundit Aleksandrit .
U prehsh në paqe Aleksandër , të qoftë dheu i lehtë !

Lajmërim .Sot në mbrëmje në orën 20.00  niset  nga Porti i Sudas për Shqipëri trupi i të ndjerit Edison Xhaka , i cili u...
31/07/2026

Lajmërim .
Sot në mbrëmje në orën 20.00 niset nga Porti i Sudas për Shqipëri trupi i të ndjerit Edison Xhaka , i cili u nda tragjikisht nga jeta orët e para të mëngjesit të së enjtes, i cili do të prehet në fshatin e tij të lindjes Zavalinë .
U prehsh në paqe Edison , jeta të mori në lule të rinisë , duke lënë të pikëlluar prindërit , vëllezër e motra , kushërinj , miqësinë dhe shoqërinë .
Të qoftë dheu i lehtë .
Lamtumirë Edison Xhaka .

Lajmërim !Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e para të  mëngjesit,  rreth orës 00:3 në aksin rrugor Kissamos Ha...
30/07/2026

Lajmërim !
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, rreth orës 00:3 në aksin rrugor Kissamos Hania (afër Kolimbarit ) dy djem , të cilët po udhëtonin me motorr , në rrethana të paqarta ende , bëjnë një aksident të frikshëm duke u përplasur me barierat anës rrugës dhe ku kanë mbetur të vdekur në vend .
Edison Xhaka 28 vjeç nga Elbasani , i cili jetonte e punonte prej vishtesh në Kissamo dhe Aleksandër Toçila 34 vjeç nga Gramshi , i cili jetonte e punonte me kohë të pjesshme në Kissamo . Është një ngjarje e rëndë , e cila na ka lënë të gjithëve pa fjalë . Edisoni një djalë punëtor , i respektueshëm , me ëndra për të ardhmen , të cilat iu ndërprenë në mes , duke lënë të hidhëruar familjarët e tij , shoqërinë e tij të cilët ishin të shumtë , por edhe opinionin vëndas , sigurisht që dhimbja është e njëjtë edhe për Aleksandrin , për familjen e tij , shoqërinë .
Duke iu shprehur ngushëllimet më të sinqerta, familjeve të të ndjerëve , të afërmve , shoqërive të tyre , ftojmë bashkatdhetarët tanë që t'iu gjendemi pranë familjeve të tyre në këto çaste shumë të vështira e të dhimbshme për ta .
Familja Xhaka hap dyert tek i vëllai i madh i tyre Festimi për ngushëllime .
Ndërsa për familjen Toçila ju mirëmpresim në zyrën e Shoqatës , e cila do jetë e hapur rreth orës 19:00.
U prehshi në paqe Edison dhe Aleksandër , jeta u tregua e padrejtë me ju , ju qoftë dheu i lehtë 😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭

Thirrje për ndihmë !
14/05/2026

Thirrje për ndihmë !

25/04/2026

Lajmërim !
Të dielën me dt 26, 04, 2026 ora 19:00 zvillohet takim i hapur në zyrën e shoqatës, me temë : për për ecurinë dhe vazhdimësinë. Ftojmë të gjithë bashkëatdhetarët që jetojnë në Kissamo dhe fshatrat përreth të bëhen pjesë e mbledhjes.
Ju mirëpresim !

03/04/2026
Njoftim !Të nderuar bashkatdhetarë , përfaqësues të Ambasadës Shqiptare do jenë në Hania , nga datat 6-8 maj , për aplik...
30/03/2026

Njoftim !
Të nderuar bashkatdhetarë , përfaqësues të Ambasadës Shqiptare do jenë në Hania , nga datat 6-8 maj , për aplikime për pasaportë dhe kartë indentiteti !

📢 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭 “𝐈𝐬𝐡𝐮𝐣𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔” - 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐮𝐣𝐭 𝐞 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢𝐬𝐞̈!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë, në bashkëpunim me IdentiTek SHA dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi, vijon edhe këtë vit 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 “𝐈𝐬𝐡𝐮𝐣𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔”, për t’ju sjellë shërbimet konsullore direkt pranë jush.

Në këtë kuadër, një ekip i deleguar konsullor do të ofrojë shërbimin e aplikimit për 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐛𝐢𝐨𝐦𝐞𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞, si dhe shërbime të tjera konsullore, në këto data dhe vendndodhje:

🗓️ 𝟒-𝟓 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟔 -📍𝐑𝐨𝐝𝐨𝐬, 𝐑𝐨𝐝𝐨𝐬
Adresa: Rruga Diagoridon 3, 85100 (Në Zyrat DOPAR)
👉🏻 Shihni në hartë https://rb.gy/5jeysv

🗓️ 𝟔-𝟖 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟔 -📍𝐇𝐚𝐧𝐢𝐚, 𝐊𝐫𝐞𝐭𝐞̈
Kidhonias 29, 731 35, (Salla e Shtypit të Bashkisë Hania, kati i parë)
👉🏻 Shihni në hartë https://rb.gy/4gb2ue

Procedura e aplikimit:
1️⃣ Kryeni aplikimin për pasaportë dhe/ose kartë identiteti në platformën e-Albania
2️⃣ Dërgoni email në [email protected], me subjekt “Ishujt 2026”, duke përfshirë:

• Emër/Mbiemër
• Numrin Personal (NID)
• Kodin e aplikimit (03AT…)
• Adresën e vendbanimit në ishull

💳 𝐊𝐨𝐬𝐭𝐨𝐣𝐚 e dokumenteve:
• Pasaportë biometrike - 𝟏𝟑𝟎 €
• Kartë identiteti - 𝟏𝟐 €

Pagesa kryhet me 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐧𝐤𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐏𝐎𝐒 në ambientet ku ofrohet shërbimi.

Për informacion të mëtejshëm:
📧 𝐜𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐚𝐭𝐞.𝐚𝐭𝐡𝐞𝐧𝐬@𝐦𝐟𝐚.𝐠𝐨𝐯.𝐚𝐥
📞 +𝟑𝟎 𝟐𝟏 𝟎𝟔𝟖𝟕 𝟔𝟐𝟎𝟎

Ju falënderojmë,
𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢

Address

Skalidhi 17
Kántanos

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Shqiptare Kisamo "Kastel" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Shqiptare Kisamo "Kastel":

Shortcuts

Share