Shoqata e Emigranteve Shqiptare ne Hania

Shoqata e Emigranteve Shqiptare ne Hania "Shoqata e Emigranteve Shqiptare ne Hania"Themeluar ne vitin 2001 me vendim nr.227/2001 te Shkalles

📢 APEL PËR NDIHMË HUMANITARE 🙏Kërkojmë ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve me zemër të madhe për Laurand Rama, 37 vjeç, i...
09/06/2026

📢 APEL PËR NDIHMË HUMANITARE 🙏

Kërkojmë ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve me zemër të madhe për Laurand Rama, 37 vjeç, i cili po përballet me probleme të rënda shëndetësore dhe ka nevojë për trajtim e kujdes mjekësor.
Familja e tij po kalon vështirësi të mëdha ekonomike dhe çdo ndihmë, sado e vogël, është shumë e vlefshme për të përballuar shpenzimet e mjekimit.

💳 Llogaria bankare për ndihma: Emri: Laurand Rama

IBAN: GR6401104950000049500235665

Banka: Banka Kombëtare e Greqisë (National Bank of Greece)

🙏 Ju lutemi ta shpërndani këtë apel që të arrijë te sa më shumë njerëz.

Zoti ju shpërbleftë për çdo ndihmë dhe mbështetje!

03/06/2026
NJOFTIM PËR NDIHMË HUMANITARETë nderuar bashkëatdhetarë dhe patriotë shqiptarë,Kjo vogëlushe po përballet me një sëmundj...
14/05/2026

NJOFTIM PËR NDIHMË HUMANITARE

Të nderuar bashkëatdhetarë dhe patriotë shqiptarë,
Kjo vogëlushe po përballet me një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë urgjente për ndihmën dhe mbështetjen tonë.
Familja e saj po kalon një periudhë shumë të vështirë ekonomike dhe kërkon ndihmën e çdo zemre humane për të përballuar shpenzimet e mjekimit.
Babai i saj, Petro Mancelli, iu drejtohet të gjithë shqiptarëve me shpresën për një ndihmë sadopak për shpëtimin dhe trajtimin e vajzës së tij.
Të dhënat bankare për ndihmë:

Emri i llogarisë: Petro Mancelli

Sort Code: 11-06-89
Nr. i llogarisë: 14773460
IBAN: GB05HLFX11068914773460
BIC / SWIFT: HLFXGB21T13

Çdo kontribut, sado i vogël, është një shpresë e madhe për këtë engjëll të vogël.
Ju lutemi ta shpërndani këtë njoftim që të arrijë tek sa më shumë zemra humane.
Zoti ju bekoftë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj!

Me dhimbje dhe mall të pashuar kujtojmë të dashurin tonë Mondi Prifti, në 6-mujorin e ndarjes së tij nga jeta.Përkujtimo...
06/05/2026

Me dhimbje dhe mall të pashuar kujtojmë të dashurin tonë Mondi Prifti, në 6-mujorin e ndarjes së tij nga jeta.
Përkujtimorja do të mbahet më të dielën, 10 Maj 2026, në Kishën e Shën Pjetrit dhe Palit, Hania (Chania).
Kujtimi dhe dashuria për të do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.
I paharruar qoftë kujtimi i tij.

Με πόνο ψυχής και αστείρευτη αγάπη θυμόμαστε τον αγαπημένο μας Μόντι Πρίφτη, στους 6 μήνες από την απώλειά του.
Το εξάμηνο μνημόσυνο θα τελεστεί την Κυριακή 10 Μαΐου 2026, στον Ιερό Ναό Αγίων Πέτρου και Παύλου, Χανιά.
Η μνήμη και η αγάπη μας για εκείνον θα μείνουν για πάντα ζωντανές στις καρδιές μας.
Αιώνια του η μνήμη.

10/04/2026

NJOFTIM PËR QYTETARËT SHQIPTARË QË UDHËTOJNË DREJT VENDEVE TË HAPËSIRËS SHENGEN

Mbi hyrjen në funksion të plotë të Sistemit Evropian të Hyrje/Daljes (EES)
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.
Ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen.

Qytetarët duhet të kenë parasysh sa vijon:
• Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen:

o të dhënat e pasaportës;
o fotografia e fytyrës;
o gjurmët e gishtërinjve.

• Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.
• Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.
• Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.
• Nuk kërkohet aplikim paraprak për EES; regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.
• Sistemi nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit: maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare.
Për informacione të mëtejshme, qytetarët mund të konsultojnë faqen zyrtare të Bashkimit Evropian për EE..

Gëzuar Pashkët katolike
05/04/2026

Gëzuar Pashkët katolike

30/03/2026

📢 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭 “𝐈𝐬𝐡𝐮𝐣𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔” - 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐮𝐣𝐭 𝐞 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢𝐬𝐞̈!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë, në bashkëpunim me IdentiTek SHA dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi, vijon edhe këtë vit 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 “𝐈𝐬𝐡𝐮𝐣𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔”, për t’ju sjellë shërbimet konsullore direkt pranë jush.

Në këtë kuadër, një ekip i deleguar konsullor do të ofrojë shërbimin e aplikimit për 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐛𝐢𝐨𝐦𝐞𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞, si dhe shërbime të tjera konsullore, në këto data dhe vendndodhje:

🗓️ 𝟒-𝟓 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟔 -📍𝐑𝐨𝐝𝐨𝐬, 𝐑𝐨𝐝𝐨𝐬
Adresa: Rruga Diagoridon 3, 85100 (Në Zyrat DOPAR)
👉🏻 Shihni në hartë https://rb.gy/5jeysv

🗓️ 𝟔-𝟖 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟔 -📍𝐇𝐚𝐧𝐢𝐚, 𝐊𝐫𝐞𝐭𝐞̈
Kidhonias 29, 731 35, (Salla e Shtypit të Bashkisë Hania, kati i parë)
👉🏻 Shihni në hartë https://rb.gy/4gb2ue

Procedura e aplikimit:
1️⃣ Kryeni aplikimin për pasaportë dhe/ose kartë identiteti në platformën e-Albania
2️⃣ Dërgoni email në [email protected], me subjekt “Ishujt 2026”, duke përfshirë:

• Emër/Mbiemër
• Numrin Personal (NID)
• Kodin e aplikimit (03AT…)
• Adresën e vendbanimit në ishull

💳 𝐊𝐨𝐬𝐭𝐨𝐣𝐚 e dokumenteve:
• Pasaportë biometrike - 𝟏𝟑𝟎 €
• Kartë identiteti - 𝟏𝟐 €

Pagesa kryhet me 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐧𝐤𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐏𝐎𝐒 në ambientet ku ofrohet shërbimi.

Për informacion të mëtejshëm:
📧 𝐜𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐚𝐭𝐞.𝐚𝐭𝐡𝐞𝐧𝐬@𝐦𝐟𝐚.𝐠𝐨𝐯.𝐚𝐥
📞 +𝟑𝟎 𝟐𝟏 𝟎𝟔𝟖𝟕 𝟔𝟐𝟎𝟎

Ju falënderojmë,
𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢

Address

Boniali 11-19
Chaniá
73100

Opening Hours

Monday 18:30 - 21:00
Tuesday 18:30 - 21:00
Wednesday 18:30 - 21:00
Thursday 18:30 - 21:00
Friday 18:30 - 21:00

Telephone

00302821059645

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Emigranteve Shqiptare ne Hania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e Emigranteve Shqiptare ne Hania:

Share