Komuniteti Shqiptar Hania. Κοινοτητα Αλβανων Χανια

  • Home
  • Greece
  • Chaniá
  • Komuniteti Shqiptar Hania. Κοινοτητα Αλβανων Χανια

Komuniteti Shqiptar Hania. Κοινοτητα Αλβανων Χανια Kjo është faqja zyrtare e Komunitetit Shqiptar Hania(Crete). Ky institucion është i lidhur ngushtë me të gjitha organizatat dhe sindikatatat vëndase.

Komuniteti Shqiptar në Hania është një institucion i cili u vjen në ndihmë gjithë bashkatdhetarëve tanë për probleme të ndryshme që hasin në shtetin Helen. Bëjmë thirrje gjithë vëllezërve dhe motrave tona të jenë pjesë e këtij organizmi kuptimplotë që dhe fuqia jonë të jetë sa më e madhe. Ftojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat Shqiptare ti afrohen kësaj organizate serioze për tu angazhuar dhe për

të qënë pjesë e pandarë e trazhgimive kulurore dhe historike të popullit tonë. Angazhimi i rinisë në këtë organizatë është prioriteti jonë kryesor. Kjo organizatë është nga të vetmet në shtetin Helen që shikohet seriozisht nga të gjitha strukturat e larta të pushteteve, si nga ai vendor po ashtu dhe ai qëndror. Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe ju mirëpresim mikesha dhe miq të nderuar.

NJOFTIM nga Komuniteti Shqiptar Hania.Vëllezër dhe motra bashkatdhetarë:Ju bëjmë thirrje për ndihmë urgjente për bashkëa...
10/06/2026

NJOFTIM nga Komuniteti Shqiptar Hania.

Vëllezër dhe motra bashkatdhetarë:
Ju bëjmë thirrje për ndihmë urgjente për bashkëatdhetarin tonë Laurent Rama, i biri i shokut, mikut, vëllait tonë të nderuar Nazmi Rama banues në Hania nga Rroskoveci, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë këto dy vitet e fundit.
Laurenti 37 vjeçar, babai i një fëmije sot ka nevojë për ndihmë nga të gjithë ne, të nderuar(a) vëllezër dhe motra.
Sepse kjo familje ndodhet sot në vështirësi të mëdha ekonomike, arsyeja është se dy vjet dyerëve të spitaleve është një kohë e madhe për ne emigrantët që ta përballojmë ekonomikisht.
Por ne si Komunitet Unik gjithmonë i kemi dhënë dorën njëritjetrit në të tilla situata.
Prandaj të nderuar(a) bashkëatdhetarë; edhe sot situata është dramatike për këtë familje, por ne kemi një përgjegjësi mbi shpatulla si gijithmonë:
Përgjegjësia jonë është solidarizimi ndaj familjes Rama, sepse kështu ma e do zakoni dhe tradita.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Llogaria bankare për ndihmë:
Emri: Laurand Rama

IBAN: GR6401104950000049500235665

Banka: Banka Kombëtare e Greqisë (National Bank of Greece)

Respekte.
19/05/2026

Respekte.

I bëjmë thirrje gjithë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në Hania dhe më gjerë.⚠️APEL PËR NDIHMË⚠️Të nderuar ...
14/05/2026

I bëjmë thirrje gjithë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në Hania dhe më gjerë.

⚠️APEL PËR NDIHMË⚠️

Të nderuar bashkëatdhetarë dhe patriotë shqiptarë,
Kjo vogëlushe po përballet me një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë urgjente për ndihmën dhe mbështetjen tonë.
Familja e saj po kalon një periudhë shumë të vështirë ekonomike dhe kërkon ndihmën e çdo zemre humane për të përballuar shpenzimet e mjekimit.
Babai i saj, Petro Mancelli, iu drejtohet të gjithë shqiptarëve me shpresën për një ndihmë sadopak për shpëtimin dhe trajtimin e vajzës së tij.
Të dhënat bankare për ndihmë:

Emri i llogarisë: Petro Mancelli

Sort Code: 11-06-89
Nr. i llogarisë: 14773460
IBAN: GB05HLFX11068914773460
BIC / SWIFT: HLFXGB21T13

Çdo kontribut, sado i vogël, është një shpresë e madhe për këtë engjëll të vogël.
Ju lutemi ta shpërndani këtë njoftim që të arrijë tek sa më shumë zemra humane.
Zoti ju bekoftë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj!

Si çdo vit edhe këtë vit Ambasada jonë në Athinë me në krye Ambasadoren tonë të nderuar znj. Luela Hajdaraga Gila realiz...
09/05/2026

Si çdo vit edhe këtë vit Ambasada jonë në Athinë me në krye Ambasadoren tonë të nderuar znj. Luela Hajdaraga Gila realizoi kryerjen e shërbimeve konsullore për aplikime për pasaportë dhe kartë identiteti por dhe shërbime të tjera të nevojshme për bashkatdhetarët tanë në Ishullin e Kretës.
Nën organizimin e oficeres koordinatore për ishujt znj.Joneda Dodaj ky shërbim përfundoi me sukses.
Falenderojmë Jonedën për karakterin dhe për vullnetin e hekurt që tregoi për të dëgjuar dhe pasqyruar çdo problematik që kishin bashkatdhetarët tanë.
Një falënderim i veçantë i shkon edhe shefes së zyrës konsullore znj. Adelina Zhegu e cila me korrektësinë e saj realizoi që personat të cilët nuk kishin mbyllur dot takim për arsye të ndryshme u ndihmuan dhe u shërbyen papërjashtim të gjithë.
Urime gjithë stafit i cili me një shërbim 3 ditor arritën mbi 800 shërbime të ndryshme në këtë ishull.
Prandaj të nderuar bashkatdhetarë, falënderojmë ambasadoren tonë të nderuar për përkushtimin që i ka dhënë kësaj nisme 4 vjeçare, së bashku me gjithë grupin e punës të cilët me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe me një punë rreth 14 orë në ditë arritën që të gjithë bashkatdhetarët tanë të shërbehen në mënyrë korrekte.
Ju faleminderit.

Kënaqësi kur i shikon përsëri klasat e mësimdhënies së gjuhës shqipe plot e për plot në Hania.Respekte mësuese Keti, kom...
03/05/2026

Kënaqësi kur i shikon përsëri klasat e mësimdhënies së gjuhës shqipe plot e për plot në Hania.
Respekte mësuese Keti, komuniteti ju detyrohet dhe do tjua shpërblej.

15/04/2026

Krenaria jonë.

https://www.facebook.com/share/p/189BS86nmw/
31/03/2026

https://www.facebook.com/share/p/189BS86nmw/

📢 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭 “𝐈𝐬𝐡𝐮𝐣𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔” - 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐮𝐣𝐭 𝐞 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢𝐬𝐞̈!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë, në bashkëpunim me IdentiTek SHA dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi, vijon edhe këtë vit 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 “𝐈𝐬𝐡𝐮𝐣𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔”, për t’ju sjellë shërbimet konsullore direkt pranë jush.

Në këtë kuadër, një ekip i deleguar konsullor do të ofrojë shërbimin e aplikimit për 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐛𝐢𝐨𝐦𝐞𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞, si dhe shërbime të tjera konsullore, në këto data dhe vendndodhje:

🗓️ 𝟒-𝟓 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟔 -📍𝐑𝐨𝐝𝐨𝐬, 𝐑𝐨𝐝𝐨𝐬
Adresa: Rruga Diagoridon 3, 85100 (Në Zyrat DOPAR)
👉🏻 Shihni në hartë https://rb.gy/5jeysv

🗓️ 𝟔-𝟖 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟔 -📍𝐇𝐚𝐧𝐢𝐚, 𝐊𝐫𝐞𝐭𝐞̈
Kidhonias 29, 731 35, (Salla e Shtypit të Bashkisë Hania, kati i parë)
👉🏻 Shihni në hartë https://rb.gy/4gb2ue

Procedura e aplikimit:
1️⃣ Kryeni aplikimin për pasaportë dhe/ose kartë identiteti në platformën e-Albania
2️⃣ Dërgoni email në [email protected], me subjekt “Ishujt 2026”, duke përfshirë:

• Emër/Mbiemër
• Numrin Personal (NID)
• Kodin e aplikimit (03AT…)
• Adresën e vendbanimit në ishull

💳 𝐊𝐨𝐬𝐭𝐨𝐣𝐚 e dokumenteve:
• Pasaportë biometrike - 𝟏𝟑𝟎 €
• Kartë identiteti - 𝟏𝟐 €

Pagesa kryhet me 𝐤𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐧𝐤𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐏𝐎𝐒 në ambientet ku ofrohet shërbimi.

Për informacion të mëtejshëm:
📧 𝐜𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐚𝐭𝐞.𝐚𝐭𝐡𝐞𝐧𝐬@𝐦𝐟𝐚.𝐠𝐨𝐯.𝐚𝐥
📞 +𝟑𝟎 𝟐𝟏 𝟎𝟔𝟖𝟕 𝟔𝟐𝟎𝟎

Ju falënderojmë,
𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢

Fari i Dijes në Hania zhvillon rregullisht mësimin.Nr i nxënësve është në rritje e sipër, erdhi koha të kërkojmë klasë t...
01/02/2026

Fari i Dijes në Hania zhvillon rregullisht mësimin.
Nr i nxënësve është në rritje e sipër, erdhi koha të kërkojmë klasë tjetër por dhe mësuese të dytë.
Respekte për mësuese Keti Bandilli e cila me atë qetësinë e saj dhe pa "efe" arriti që kursi shqip në Hania të rritet gradualisht.
Faleminderit mësuese e nderuar.

30/01/2026

Fjala e kryetares së Komuniteti Shqiptar Greqi znj RovEna Xhori në Parlamentin Helen.

Gëzuar festat e fundvitit nxënës të dashur.Urime dhe për ju mësuese Keti.
23/12/2025

Gëzuar festat e fundvitit nxënës të dashur.
Urime dhe për ju mësuese Keti.

Address

Chaniá
73100

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuniteti Shqiptar Hania. Κοινοτητα Αλβανων Χανια posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Komuniteti Shqiptar Hania. Κοινοτητα Αλβανων Χανια:

Share