23/04/2025
𝐍𝐝𝐢𝐡𝐦ë 𝐮𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐧 𝐪ë 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐧ë 𝐇𝐚𝐧𝐢𝐚.
Të nderuar bashkatdhetarë ju bëjmë me dije të gjithëve kudo ndodheni se Edi Dodoveci 42 vjeçari, babai i 3 fëmijëve nga Berati, që jeton prej 27 vjetësh në Hania, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore pas shumë konsultimeve shëndetësore nga mjekët e Iraklio dhe Hania vazhdon të mbetet në të njëjtën gjëndje i pa aftë për të punuar dhe për të përballuar shpenzimet familjare.
Edi është një shqiptar që për 10 vjet shërbeu pa asnjë detyrim çdo njeri në Hania dhe më gjerë, gjithmonë i gatshëm për të gjithë pa dallim, gati 8000 bashkëatdhetarë nga e gjithë Greqia për çdo dokument shqiptar dhe grek, në zyrat e Komunitetit Shqiptar në Hania, në Ergatiko Kentro.
Prandaj të dashur vëllezër dhe motra as ne nuk duhet ta lëm të vuaj Edi, duhet të kontribojnë të gjithë sa të mundeni për ta nisur në një klinikë më të specializuar në Gjermani.
Kurajo Edi Dodoveci, ti nuk do jesh i braktisur do kesh mbështetje dhe ndihmën e gjithë Shqiptarëve.
Kontributet do të mblidhen si në terren nga persona të autorizuar nga organizata jonë por dhe pranë zyrave tona në Qendrën Punëtore Hania, kati i dytë.
Ora 18 : 00 deri më 22 : 00.
Ju faleminderit.
Nr kontakti----6944602018
Por mund të kontribuoni dhe nëpërmjet platformës së mëposhtme
https://gofund.me/6b08da9c Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi #ακόλουθη