Albscott - Albanian Scottish Association

Albscott - Albanian Scottish Association Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Albscott - Albanian Scottish Association, Community Organization, Glasgow, Glasgow.

AlbScott assists the integration process of Albanians living in Scotland ,enrich Albanian culture, tradition and language and co-ordinate grassroots networking activity to provide aid to Albanian communities at both local and international levels.

13/08/2026

Vetëm 11 vjeç, por emri i tij po dëgjohet gjithnjë e më shumë në skenat ndërkombëtare të muzikës klasike. Triumf Lupçi, talenti shqiptar i lindur në Vjenë dhe që jeton në Kosovë, po korr njëra pas tjetrës arritje të rëndësishme në piano.
Suksesi i radhës vjen nga Austria, ku pas paraqitjes së tij në një konkurs prestigjioz, Triumfi ka siguruar një ftesë për të performuar në muajin nëntor në Mozarthaus në Vjenë, një vend i lidhur ngushtë me historinë e Wolfgang Amadeus Mozart.
Pavarësisht moshës së vogël, 11-vjeçari numëron çmime në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Itali, Spanjë, Austri dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në prill të këtij viti ai interpretoi gjithashtu në një Gala Koncert në Madrid.
Triumfi është pjesë e Piano Balkan Academy “Sigismund Thalberg”, ku ka përfunduar vitin e parë të programit “Virtuoso – Piano” me rezultatin maksimal 10.10.
Arritjet nuk ndalen këtu. Pianisti i vogël ka fituar edhe bursë për të vazhduar studimet në Trinity College London, ndërsa ka marrë ftesa për të performuar në Romë dhe Vjenë.
Aktualisht ai ndjek mësimet në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Kosovë, ndërsa krahas pianos ka nisur të tregojë interes edhe për kompozimin.
Në vetëm 11 vite jetë, Triumf Lupçi ka arritur të ndërtojë një rrugëtim që shumë artistë e ëndërrojnë, duke e çuar talentin shqiptar në disa prej skenave më të njohura të Europës.

20/07/2026

Gent dhe Plator Memaj, me origjinë nga Zhuri i Prizrenit, realizuan ëndrrën e tyre më të madhe duke diplomuar së bashku në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjenevës.

Mes qindra studentëve, dy vëllezërit shqiptarë morën titullin "Doktor" në të njëjtën ceremoni, duke emocionuar familjen dhe komunitetin shqiptar në Zvicër.

Ata tregojnë se rruga drejt këtij suksesi nuk ishte e lehtë. Pas viteve të gjata të studimeve, sakrificave dhe netëve pa gjumë, arritën të kurorëzonin ëndrrën e tyre.

Historia e tyre u përshëndet nga shumë shqiptarë në diasporë si një shembull frymëzimi për brezin e ri.

Një histori që dëshmon se puna dhe përkushtimi shpërblehen gjithmonë.

20/07/2026

Shkencëtari shqiptar Nikolla Qafoku zgjidhet anëtar i Washington State Academy of Sciences

Prof. dr. Nikolla (Niko) Qafoku është zgjedhur anëtar i Washington State Academy of Sciences (WSAS), një nga vlerësimet më të rëndësishme për studiuesit me kontribute të spikatura në zhvillimin e shkencës dhe shoqërisë.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë e ka përgëzuar profesorin për këtë arritje, duke vlerësuar punën e tij shumëvjeçare në fushën e shkencave të mjedisit. Qafoku është një nga pesë studiuesit e Pacific Northwest National Laboratory (PNNL) që u përzgjodhën këtë vit në WSAS, falë kërkimeve të tij mbi mbrojtjen e tokës dhe ujërave, rehabilitimin e zonave të ndotura, bujqësinë e qëndrueshme dhe proceset e dekarbonizimit.

Studimet e tij mbi transportin dhe sjelljen afatgjatë të elementeve radioaktive dhe metaleve në tokë dhe ujërat nëntokësore kanë ndikuar në hartimin e strategjive për rehabilitimin mjedisor, vlerësimin e rreziqeve dhe mbrojtjen e burimeve ujore.

Aktualisht, prof. dr. Qafoku mban detyrën e Laboratory Fellow në PNNL, është profesor i asociuar në University of Washington, pedagog i jashtëm në Washington State University dhe profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm me institucionin, si dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e veprimtarisë shkencore dhe në revistën Albanian Journal of Natural and Technical Sciences (AJNTS), ku ai është anëtar i Bordit Editorial dhe Kryeredaktor i Seksionit të Shkencave të Mjedisit.

Ndërkohë, Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike ka miratuar propozimin për zgjedhjen e prof. dr. Nikolla Qafokut si Anëtar i Jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, procedurë që pritet të përmbyllet sipas statutit të institucionit./KultPlus.com

02/05/2026

Vallëzimi është një mënyrë për të festuar njerëzimin e përbashkët përtej dallimeve, të gjithë gjejnë gëzim në të njëjtin ritëm…
Valltaret e grupit “ Ngjyrat e jetës”, Sharon nga Irlanda ,
Joana nga Portugalia, Megi nga Shqipëria , Michaela nga Skocia dhe Ejona e Lisa nga Kosova gjat provave të kërcimit traditicional Skocez …

Shqiponjë e artë" për aktivisten shqiptare në Skoci, Remzije Zeka SherifiFjala e rastit ne linkun : https://www.youtube....
24/04/2026

Shqiponjë e artë" për aktivisten shqiptare në Skoci, Remzije Zeka Sherifi
Fjala e rastit ne linkun : https://www.youtube.com/watch?v=vbZNdYX0QZ8

"Shqiponjë e artë" për aktivisten shqiptare në Skoci, Remzije Zeka Sherifi

21/04/26Performing to shine on prestigious stage such as at a Theatre Royal in Glasgow is a zenith  goal for many perfor...
24/04/2026

21/04/26
Performing to shine on prestigious stage such as at a Theatre Royal in Glasgow is a zenith goal for many performers
For aspiring members of “Colours of Lif“ international dance group participation at “Go Dance “ Festival is a common path toward achieving the goal of performin at these historic venue
I such a marvellous environment , accompanied and welcomed by great staff of the Theatre ,”Colours of Life” once more took the stage to perform traditional dances from Kosovo Albania , Scotland and we invited a special guests “Sikorski Polonez Dance Group“to present majestic polish dance from the UNESCO’s
Watching them all shine , reminded me why I love this art form.
It was worth every rehearsal, costume fitting, and tired leg. They all made it worth it
Choreographers Jade and her assistant Megi , dancers Sharon , Joana ,Michaela , Ejona , Elena , Lisa , Bora , Sienna,Nita and Violetta& group thank you for a breathtaking performance

Address

Glasgow
Glasgow

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albscott - Albanian Scottish Association posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organisation

Send a message to Albscott - Albanian Scottish Association:

Shortcuts

Featured

  • Mo's Trust

    Mo's Trust

    54/Queen Mary Avenue Govonhill Glasgow

Share