01/07/2025
Statistikat e Rreme mbi Shqiptaret:
Më 4 Tetor 2024, gazeta britanike The Telegraph publikoi një titull ku pretendonte se “1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg.” Kjo shifër është e kryekeput e gabuar. Por fatkeqësisht ajo është përhapur gjeresisht nga disa media e figura politike, si ne Britani dhe Shqiperi.
Eshte e vertete se Telegraph përdori të dhëna zyrtare nga ONS (Instituti Statistikor Britanik) dhe Ministria e Drejtësisë. Por ata më pas i manipuluan keto te dhena: përzienë dy shifra të palidhura për të përforcuar një narrativë paragjykuese.
Çfarë fshehin keto dy numra qe krahasohen, tek "1 ne 50"?
Të dhënat jane nga dy vite të ndryshme: popullsia eshte nga regjistrimi i vitit 2021, burgjet nga viti 2024. Përkufizimet për “kombësinë” janë të ndryshme. Tek te dhenat nuk përfshihen shqiptarët e natyralizuar apo fëmijët e tyre. Nuk dihet qartë si llogariten personat me dy nënshtetësi, p.sh. shqiptaret e ardhur me letra greke apo italiane.
Për më tepër, krahasime të tilla të papërpunuara janë mashtruese, sepse komuniteti shqiptar në Britani ka strukturë shumë më ndryshe nga popullsia vendase: është më i ri në moshë, ka me shume meshkuj dhe ka sfida ekonomike më të mëdha.
Këtu është përdorur e ashtuquajtura metodë e "perzgjedhjes së të dhënave" -- pra marrin vetëm atë që u shërben paragjykimeve dhe narrativës se tyre.
Bazuar në të dhënat më të besueshme si lindjet dhe regjistrimet në shkolla, vlerësojmë se komuniteti shqiptar në Angli është mbi 300 mijë vetë. (Pra shqiptaret ne Britani, edhe pa hequr nga numri ata qe vuajne burgjeve si rezultat i nje sistemi vizash qe i ka ikur koha, jane po aq kriminele sa britaniket; as me shume e as me pak.)
Në dokumentin bashkëngjitur gjeni një këndvështrim ndryshe. Nuk është perfekt, por është një hap i parë drejt një vlerësimi më të saktë dhe të drejtë.
Të flasim me fakte, jo me paragjykime!
Komuniteti shqiptar ne Mbreterine e Bashkuar eshte kontribues i denje te shoqerise britanike. Si Ambasada e Shqiperise ne Londer, dhe Shteti Shqiptar jane krenar me te.