02/10/2026
🇦🇱🇽🇰 Raporti i aktiviteteve për Vitin e dytë të aktivitetit (2025–2026) 🇦🇱🇽🇰
Viti i dytë i jetës së Shoqatës ALBA u karakterizua nga konsolidimi i veprimtarisë sonë, zgjerimi i rrjetit të bashkëpunimeve dhe rritja e numrit të anëtarëve aktivë. Edhe pse ende një shoqatë e re, ALBA vazhdoi të ndërtojë ura komunikimi dhe bashkëpunimi të komunitetit shqiptar me njëri-tjetrin dhe me institucionet franceze, duke u mbështetur në vullnetarizëm, solidaritet dhe dëshirën për të kontribuar në integrimin dhe socializimin e bashkëqytetarëve tanë.
✅ Kurset e gjuhës shqipe:
Gjatë këtij viti rifilluan kurset e gjuhës shqipe për fëmijët. Megjithëse pati interes nga disa familje, u vu re një luhatje në pjesëmarrjen e fëmijëve gjatë vitit. Ky konstatim do të analizohet më tej, me synimin për të përshtatur metodologjinë, organizimin dhe oraret, në mënyrë që kurset të jenë sa më tërheqëse dhe të qëndrueshme.
✅Kurset e gjuhës frënge:
Shoqata organizoi disa grupe të kurseve të gjuhës frënge në nivelet A1 dhe A2.
Kurset u zhvilluan falë angazhimit vullnetar të:
• Marjeta Makaj;
• Laura Ahmeti;
Përveç mësimit të gjuhës, këto kurse u fokusuan edhe në situata konkrete të jetës së përditshme dhe në integrimin praktik të pjesëmarrësve.
✅Mbështetja administrative
Çdo të shtunë, shoqata ofroi asistencë administrative për anëtarët e saj .
Ndihma përfshinte:
• plotësimin e formularëve administrativë;
• shkrimin e letrave zyrtare;
• përgatitjen e CV-ve dhe letrave motivuese;
• orientimin drejt institucioneve franceze;
• ndihmë për procedurat pranë OFII, CAF, CPAM, France Travail dhe prefekturës;
• ndihmë për rinovimin e dokumenteve;
• përkthime të thjeshta administrative;
• orientim për njohjen e diplomave dhe formimeve profesionale;
• mbështetje për aplikime të ndryshme online.
✅Solidariteti me personat në vështirësi
Një nga momentet më domethënëse të këtij viti ishte mobilizimi i shoqatës për të ndihmuar disa persona të pastrehë.
Falë mbështetjes së Liljanës dhe furrës së saj të bukës, u siguruan rregullisht ushqime për personat në nevojë.
Paralelisht, u organizua një fushatë solidariteti për mbledhjen e fondeve, e cila bëri të mundur financimin e disa javëve akomodim në Auberge de Jeunesse.
Në këtë angazhim u përfshinë veçanërisht Marjeta dhe Bledi, ndërsa kontributi i dhuruesve dhe mbështetësve nëpërmjet Le Pot Commun , ishte vendimtar për realizimin e këtij aksioni humanitar.
✅Aktivitetet kulturore
Shoqata organizoi dhe mori pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore.
Ndër to:
• dalje në Théâtre National de Strasbourg për shfaqjen "Dora e Franz", e përkthyer në gjuhën shqipe;
• vizita dhe takime kulturore në institucione të ndryshme të qytetit;
• pjesëmarrje në aktivitete të organizuara nga partnerët tanë associativë dhe institucionalë.
Këto aktivitete synojnë të lehtësojnë integrimin kulturor të komunitetit shqiptar dhe të krijojnë hapësira takimi mes kulturës shqiptare dhe asaj franceze.
✅Bashkëpunimet
Gjatë këtij viti u krijuan bashkëpunime të reja dhe u forcuan bashkëpunimt ekzistuese me:
• Théâtre National de Strasbourg (TNS);
• shoqatën TOT ou T'Art;
• shoqatën Le Récit, përmes presidentes së saj, e cila është edhe anëtare e Shoqatës ALBA;
• Cinéma Star;
• Cinéma Exupéry;
• Musée d'Art Moderne de Strasbourg;
• AFPA, ku u orientuan disa anëtarë të interesuar për formime profesionale;
• Centre Socioculturel Marcel Marceau;
• Bashkinë e Strasburgut, me të cilën u mbajt një komunikim i rregullt në lidhje me përdorimin e sallave dhe menaxhimin e ambienteve të vëna në dispozicion të shoqatës dhe të aktiviteteve të saj .
✅Informimi i komunitetit
Shoqata vazhdoi të shpërndajë informacione me interes për komunitetin shqiptar.
Komunikimi u zhvillua kryesisht:
• në grupin WhatsApp të anëtarëve;
• në faqen Facebook të shoqatës.
Informacionet lidhen me:
• procedurat administrative;
• arsimin;
• punësimin;
• aktivitetet kulturore;
• të drejtat sociale;
• mundësitë e formimit dhe integrimit.
• drejtësinë
Festuam nën tinguj të muzikës tonë të bukur shqip dhe nën shoqërinë e njëri tjetrit :
🇦🇱 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë .
🇽🇰 18 vjetorin i Pavarësisë së Kosovës .
❤️ Faleminderit nga zemra të gjithë vullnetarëve që bënë të mundur realizimin e të gjitha këtyre aktiviteteve .
Makaj Marjeta Gjyste Sheldija , Liljana Gjinollari , Laura Ahmeti , Nazifi , Mel Hamza Bledi Sulollari , Verona Bilalli , Kumrije Sallufi , Fatima Sulollari , Armanda Bunaj me grupin e valleve , Dj Onin , Indris Huqi , Astrit Kuqi , Vera palin , Liljanen , Verën , Gen Ti Ana Arjan Gjeta Anila Bajraktarin , Misionin e Shqipërisë me Dastid Koreshin , Andin, Brunen, dhe ish Ambasadorin e Konsullates së Kosovës Lulzim Hisenin. Një falendim i veçantë shkon për rininë tonë të mrekullueshme që shërbeu ushqim e pije për mbi 200 veta .
Mbledhja e Përgjithshme e përvitshme do mbahet me 17 tetor 🥰