29/09/2026
In the face of shared challenges, dialogue and cooperation are essential for finding common ground, transcending partisan differences.
PIPS in collaboration with Demo Finland, held an open discussion in Pristina yesterday titled "Democratic Resilience in Times of Polarization: Perspectives from Finland and Kosovo," attended by participants and alumni of the School of Political Studies.
The Finnish experience served as a starting point for discussing parliamentary culture, government formation, coalition negotiations, and the role of compromise in fostering political cooperation. The discussion also addressed practices from which Kosovo can learn regarding strengthening trust between the ruling majority and the opposition, maintaining democratic dialogue, and cooperating with civil society.
Special attention was paid to the role of women and young leaders in developing a more cooperative political culture.
Perspectives and experiences were shared by Ms. Anu Juvonen, Executive Director of Demo Finland; Ms. Pihla Keto-Huovinen, Chair of the Board of Demo Finland and Member of the Finnish Parliament; and Ms. Krista Mikkonen, Vice-Chair of the Board of Demo Finland and Member of the Finnish Parliament.
We thank the Finnish delegation, the participants, and the alumni of the School of Political Studies for an open discussion and a valuable exchange of experiences!
🇫🇮🇽🇰🫱🏻🫲🏼
—
Përballë sfidave të përbashkëta, dialogu dhe bashkëpunimi janë thelbësorë për të gjetur gjuhën e përbashkët, përtej dallimeve partiake.
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Demo Finland, mbajti dje në Prishtinë diskutimin e hapur me temë “Rezilienca Demokratike në Kohë të Polarizimit: Perspektiva nga Finlanda dhe Kosova”, me pjesëmarrës dhe alumni të Shkollës Politike.
Përvoja finlandeze shërbeu si pikënisje për të diskutuar kulturën parlamentare, formimin e qeverive, negociatat për koalicione dhe rolin e kompromisit në ndërtimin e bashkëpunimit politik. Diskutimi trajtoi edhe praktikat nga të cilat mund të mësojë Kosova për forcimin e besimit ndërmjet pozitës dhe opozitës, ruajtjen e dialogut demokratik dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile. Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të grave dhe liderëve të rinj në zhvillimin e një kulture politike më bashkëpunuese.
Perspektivat dhe përvojat e tyre i ndanë znj. Anu Juvonen, Drejtoreshë Ekzekutive e Demo Finland; znj. Pihla Keto-Huovinen, Kryetare e Bordit të Demo Finland dhe Deputete e Parlamentit të Finlandës; dhe znj. Krista Mikkonen, Nënkryetare e Bordit të Demo Finland dhe Deputete e Parlamentit të Finlandës.
Falënderojmë delegacionin finlandez, pjesëmarrësit dhe alumnistët e Shkollës Politike për një diskutim të hapur dhe shkëmbim të vlefshëm përvojash!
🇫🇮🇽🇰🫱🏻🫲🏼