30/09/2026
Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me World University Service of Germany (WUS) dhe me mbështetjen e Qeverisë së Landit të North Rhine-Westphalia, ju fton të merrni pjesë në INFO DAY, i cili do t'i kushtohet prezantimit të Career Transition Program – Programit për Mbështetjen e Tranzicionit në Karrierë.
📅 Data: 14 tetor 2026 | Ora: 12:00 - 13:00
📍 Vendi: ZOOM Platrforma
🎯 Tema: Prezantimi i Career Transition Program
🎓 Për çfarë bëhet fjalë?
Programi synon të mbështesë studentët në kalimin nga jeta akademike drejt tregut të punës, duke krijuar mundësi për zhvillimin e kompetencave profesionale, fitimin e përvojës praktike dhe përmirësimin e perspektivave për punësim.
Në kuadër të programit parashihen mundësi për praktikë profesionale, mbështetje financiare dhe trajnime, të cilat synojnë t'ju ndihmojnë të ndërtoni aftësitë dhe përvojën e nevojshme për një tranzicion më të suksesshëm drejt karrierës.
👩🎓 Kush mund të aplikojë?
Programi është i dedikuar, ndër të tjera, për:
▪️ studentët në fazën përfundimtare të studimeve;
▪️ studentët e nivelit master;
▪️ të diplomuarit që kanë përfunduar studimet jo më shumë se gjashtë muaj para afatit të aplikimit, përkatësisht deri më 31 tetor 2026.
🚀 Çfarë ofron programi?
Pjesëmarrësit mund të përfitojnë nga:
▪️ trajnime për zhvillimin e karrierës, përfshirë përgatitjen e CV-së, letrës së motivimit dhe përgatitjen për intervistën e punës;
▪️ mbështetje financiare për praktikë profesionale, në vlerën prej 15.000 denarësh në muaj, për një periudhë prej 3 deri në 6 muaj;
▪️ konsulencë dhe orientim profesional lidhur me praktikën dhe zhvillimin e mëtejshëm të karrierës;
▪️ trajnime të specializuara për zhvillimin e aftësive dhe realizimin e suksesshëm të praktikës profesionale.
Programi synon të krijojë ura më të forta ndërmjet arsimit të lartë, aftësive profesionale dhe tregut të punës, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për ta shndërruar dijen akademike në përvojë praktike.
📝 Si të regjistroheni?
Studentët e interesuar mund të regjistrohen përmes formularit në vijim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfXOvNGT8D5VQlCCDehe24_G1hjeiy7TNj6MradtMf1wfcl8Q/viewform