29/09/2026
VDEKJA NUK PRET
Njeriu ndërton për veten ëndrra të gjata, planifikon shumë gjëra për të nesërmen dhe thotë: “Nesër do ta bëj, pasnesër do ta arrij dhe do të kem aq kohë sa të mjaftojë për gjithçka që dëshiroj.”
Por vdekja ecën drejt tij në heshtje, më pranë se ëndrrat, shpresat dhe planet e tij.
Pastaj vjen një ditë kur ai nuk thotë më: “Nesër”, nuk bën më plane dhe nuk mban më shpresa për të nesërmen, sepse vdekja ia ka mbyllur pas vetes derën e ditëve.
Ëndrrat e tij mbeten në këtë botë, planet e tij mbeten në letër, pas tij mbeten pasuria, familja dhe gjithçka që ka grumbulluar, ndërsa ai vazhdon i vetëm drejt asaj që ka përgatitur me veprat e tij.Kujtoje vdekjen para se ajo të të kujtojë veten. Shfrytëzoji ditët e tua para se të mbarojnë dhe mbille në jetën tënde aq mirësi sa do të dëshiroje ta gjeje pas vdekjes.
Sepse jo gjithçka që planifikojmë për një kohë të gjatë do ta arrijmë dhe jo gjithçka që presim se është afër do të vijë. Sa e sa të nesërme presim, por nuk do t’i arrijmë kurrë.
M.Qahili