Shoqata jonë është themeluar me vendimin e datës 12.10.2008 në mbledhjen e Prindërve në lokalin e klubit kulturor shqiptar Kosova në Singen, si shprehje e interesit të bashkëatdhetarëve për të bashkëvepruar me qëllim të begatimit të formave të veprimit dhe angazhimit, në të mirë të jetës së organizuar të bashkëvendasëve, thellimit të bashkëpunimit në mes të komunitetit shqiptarë dhe qytetit nikoqi
r-Singenit, në të cilin, kemi gjetur ngrohtësinë dhe mikëpritjen por edhe mundësinë që përmes integrimit të mirëfilltë, të inkuadrohemi në jetën ekonomike, kulturore, sportive dhe të gjithëmbarshme të këtij vendi mik të shqiptarëve. Prandaj, shumë aktivitete janë të përbashkëta dhe nismat e idetë tona, gjejnë mbështetjen e gjithëmbarshme të qytetit të Singenit. Shoqata për Kulturë dhe Integrim " Rinia " është regjistruar tek organet përkatëse të qytetit Singen, ka Statutin dhe antarësinë e sajë. Në kuadër të shoqatës funksionon grupi i vallëzimit nën drejtimin e Rrustem Selcës dhe ekipi i futbollit në drejtimin e Egzon Ymerit. Që nga themelimi, me aktivitete të ndryshme, kjo shoqatë e ka pasuruar bagazhin e sajë;
- me prezantimet në; festat kombëtare, shtetërore, kulturore dhe sportive, në Singen dhe shumë qytete në Baden- Würtemberg, në dasmat e bashkatëdhetarëve tanë në Gjermani dhe Vendlindje, në festivalin " Sofra Dardane " në qytetin Bajram Curr, në mbrëmjen për Kosovën në Sigmaringen etj.,
- ishte nikoqire e Fondacionit të gruas intelektuale mbarëkombëtare " Nermin Vlora Falaschi ", përkatësisht Kongresit të tetë të saj, së bashku me disa shoqata si motra në Baden Würtemberg kontribuam në organizimin e takimit me shkrimtarin Ismail Kadare në Stuttgart, festuam 100 vjetorin e lindjes së nanës Tereze , pritëm Ansamblin e këngëve dhe valleve " Emin Duraku " nga Zhuri në turnenë e tyre në Gjermani dhe Zvicër, bëmë Promovimin e tri veprave te Autorit- Isak Guta etj. Aktualisht, rreth Shoqatës për kulturë dhe integrim „Rinia“ në Singen, janë tubuar afro 50 anëtarë, kurse puna e saj udhëhiqet nga kryesia në këtë përbërje:
Hasan Hajdari, kryetar
Marash Gojani, nënkryetar
Xhevat Muqaku, sekretar
Gani Ymeri, zv. sekretar
Egzon Ymeri, arkatar
Sebahat Salihu, ndihmës arkatar
Nezir Sadiku dhe Jakup Muqaku, kontrollues të arkës, të ndihmuara nga Florentina Kryeziu dhe Lavdije Hajdari
Anëtarësimi i juaj në rradhët tona mirëpritet kurse gadishmëria Juaj që të ndihmoni veprimtaritë tona është për tu përshëndetur. Mjafton që të paraqiteni tek udhëheqësia dhe ju konsideroheni se jeni pjesë e familjes tonë. Ky portal do të jet në funksion të informimit tuaj për aktivitetet e ndryshme, prandaj, gëzohemi poqese do të gjeni kohë që ti bëni më shpesh sheti faqeve të tij. Për sygjerimet eventuale, u jemi mirënjohës.