06/09/2026
“Diaspora Jehon”
Renens bëhet epiqendra e folklorit shqiptar: 16 grupe nga 7 vende në “Diaspora Jehon”
Dy ditë këngë, valle, traditë dhe emocione shqiptare në zemër të Zvicrës, më 5 dhe 6 shtator 2026.
Më 5 dhe 6 shtator 2026, në Renens të kantonit Vaud, do të mbahet edicioni i dytë i Festivalit Folklorik
Mbarëkombëtar “Diaspora Jehon”, një ngjarje kushtuar ruajtjes dhe promovimit të kulturës, traditës dhe trashëgimisë shqiptare.
Festivali synon të bashkojë artistë, ansamble dhe dashamirës të folklorit shqiptar nga vende të ndryshme të Evropës, duke sjellë në skenë këngën, vallen, veshjet tradicionale dhe elementet e pasura të traditës sonë kombëtare.
Sipas organizatorëve, përmes gjuhës shqipe, këngës, valles, veshjeve tradicionale dhe zakoneve, ruhen dhe përcillen vlerat e trashëgimisë shqiptare te brezat e rinj.
Edicioni i dytë i “Diaspora Jehon” vjen si vazhdimësi e këtij misioni kulturor, duke synuar forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve mes shqiptarëve në diasporë dhe atyre në trojet shqiptare. Përmes artit dhe folklorit, festivali synon që kultura shqiptare të vazhdojë të jetojë, të zhvillohet dhe të jehojë përtej kufijve.
Në këtë edicion do të marrin pjesë 16 grupe artistike nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, Franca, Kosova dhe Shqipëria, të cilat do të prezantojnë para publikut pasurinë dhe larminë e folklorit shqiptar.
Sipas drejtoreshës së festivalit, Fatime Kalimashi, pjesëmarrja e grupeve nga vende të ndryshme e bën këtë ngjarje një takim të rëndësishëm kulturor të shqiptarëve në diasporë.
Programi i Festivalit
5 shtator 2026
15:00 – Defile / Paradë Artistike
17:00 – Fillimi i Programit Artistik
6 shtator 2026
14:00 – Defile / Paradë Artistike
16:00 – Programi Artistik
Mysafirët e nderit:
Artistja Emine Imeri
Milazim Veliu
Miftar Sherifi
Vendi:
Salle de Spectacles
Rue de Lausanne 37
1020 Renens, Zvicër
Festivali do të përcillet nga Alb’swiss TV, Televizioni i Mërgatës Shqiptare në Zvicër, sponsor medial, ndërsa finalja e festivalit do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat Facebook, YouTube dhe plaftormat e Streaming.
“Diaspora Jehon” pritet të jetë një tjetër takim i rëndësishëm kulturor, ku tradita, arti dhe folklori shqiptar do të bashkojnë shqiptarët e diasporës në një skenë të përbashkët.
Alb’swiss TV
Dardania e.V. / Dardanët
*Burimi:
https://albswiss.com/renens-behet-epiqendra-e-folklorit-shqiptar-16-grupe-nga-7-vende-ne-diaspora-jehon/?fbclid=