30/10/2026
Muhammedi ﷺ ka thënë: “Kur njeriu vdes, ndërpritet puna e tij, përveç tri veprave: sadakasë vazhduese; dijes së dobishme dhe fëmijës së hajrit që e len pas dhe lutet për të.” (Muslimi)
https://www.facebook.com/share/1CZo4ufyG7
Çka pas vdekjes?!
Ne të gjithë bëjmë shumë plane e përgatitje për shumë gjëra të dunjasë, mirëpo shumë pak përgatitemi për vdekjen e cila në çdo çast mund të ndodh fare papritur ajo që na i prish të gjitha planet dhe dëshirat dhe pastaj nuk ka kthim prapa dhe nuk ka më shansë të dytë!
Muhammedi sal-l’All-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Kur njeriu vdes, ndërpritet puna e tij, përveç tri veprave: sadakasë/ lëmoshës rrjedhëse/ vazhduese; dijes së dobishme dhe fëmijës së hajrit/ dobishëm që e len pas dhe lutet për të.” (Muslimi)
www.facebook.com/photo.php?fbid=222069437961411&set=a.181140045387684&type=3&theater
Muhammedi sal-l’All-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Kur ndonjëri prej jush vdes, në mëngjes dhe në mbrëmje i paraqitet vendi i tij. Nëse është xhennetli do t’i paraqitet Xhenneti e nëse është xhehennemli, do t’i paraqitet vendi i tij (në Xhehennem).” (Muslimi)
www.facebook.com/photo?fbid=1693295800838760&set=a.181140045387684
Muhammedi sal-l’All-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Dunjaja në krahasim me ahiretin/botën pas ringjalljes është sikur që dikush e fut gishtin e tij në oqean dhe pastaj shikon se sa shumë prej tij mori” (Muslimi 2858)
www.facebook.com/photo.php?fbid=930692133765801&set=a.120022884832734.24240.100004750680092&type=3&theater
Muhammedi sal-l’All-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Asnjë njeri i cili i gëzohet dhe i pret të mirat tek All-llahu, nuk do të dëshironte të kthehej në dunja pas vdekjes, edhe sikur ti jepej atij tërë bota dhe tërë ajo që është në të. Përjashtim bën shehidi i cili do të gëzohej të kthehej edhe një herë në dunja dhe të vdiste edhe një herë për All-llahun.” (Buhariu nr. 2795)
www.facebook.com/photo.php?fbid=208655519302803&set=a.181140045387684.1073741828.100004750680092&type=3&theater
Muhammedi sal-l’All-llahu alejhi ue sel-lem këtë na ka treguar:
“Pasi që njerëzit shkojnë në Xhennet dhe në Xhehennem, vdekja në formë të dash*t vdes/ prehet, dhe u bëhet e qartë të gjithëve se aty do të jenë përgjithmonë.“ (Buhariu 4730, 6544, 6545, 6548)
www.facebook.com/photo.php?fbid=470229533145399&set=a.181140045387684.1073741828.100004750680092&type=3&theater
Kur'an 3,185: Çdo njeri do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kijametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehennemit dhe hyn në Xhennet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.
www.facebook.com/photo.php?fbid=128521013982921&set=a.109477609220595.19112.100004750680092&type=3&theater
Kur’an 41,30-32: Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është All-llahu”, e pastaj VAZHDOJNË TË VENDOSUR NË RRUGËN E DREJTË, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhennetit që ju është premtuar; Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni; dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.”
www.facebook.com/photo?fbid=1881761218658883&set=a.181140045387684
Kur’an 11,6: S’ka asnjë gjallesë në tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë.
www.facebook.com/photo.php?fbid=463815607120125&set=a.125772774257745.26532.100004750680092&type=3&theater
Kur’an 16,61: Ai i lë ata deri në një afat të caktuar dhe, kur atyre u vjen afati, ata nuk mund ta shtyjnë atë e as ta shpejtojnë, qoftë edhe për një çast.
www.facebook.com/photo.php?fbid=1492484480919894&set=a.181140045387684&type=3&theater
Kur’an 2,132 & 3,102: O besimtarë! Kijeni frikë All-llahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë, të nënshtruar ndaj Atij!
www.facebook.com/photo.php?fbid=246189312216090&set=a.181140045387684.1073741828.100004750680092&type=1&theater
Kur'an 14,3: Mjerë ata që jetën e kësaj bote e duan më shumë se atë të botës tjetër, që largojnë njerëzit nga rruga e All-llahut dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë! Ata janë në humbje të madhe.
www.facebook.com/photo.php?fbid=142967632538259&set=a.120022884832734.24240.100004750680092&type=3&theater
Kur’an 35,5: O njerëz! Pa dyshim, premtimi i All-llahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për All-llahun.
www.facebook.com/photo.php?fbid=807563279412021&set=a.120022884832734.24240.100004750680092&type=3&theater
Kur’an 10,23: O njerëz! Vërtet, padrejtësia që bëni për t’u kënaqur në jetën e kësaj bote, vetëm ju dëmton. Pastaj ju do të ktheheni te Ne dhe Ne do t’ju njoftojmë për atë që keni punuar.
www.facebook.com/photo.php?fbid=985374631630884&set=a.120022884832734.24240.100004750680092&type=3&theater
Kur’an 35,5: O njerëz! Pa dyshim, premtimi i All-llahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për All-llahun.
www.facebook.com/photo.php?fbid=1380032815498395&set=a.120022884832734&type=3&theater
Kur’an 31,33: O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i All-llahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t’ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t’ju mashtrojë për All-llahun.
www.facebook.com/photo.php?fbid=807563279412021&set=a.120022884832734.24240.100004750680092&type=3&theater
Muhammedi sal-l’All-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Shfrytëzoj pesë gjëra para pesë tjerave: rininë para plakjes; shëndetin para sëmundjes; pasurinë para varfërisë; kohën para se të mos e kesh më atë dhe jetën para vdekjes“
www.facebook.com/photo.php?fbid=159922734176082&set=a.120022884832734.24240.100004750680092&type=3&theater
Muhammedi sal-l’All-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Njeriu në Ditën e Gjykimit do të j*p llogari për atë se ku dhe si e ka kaluar jetën; si e ka kaluar rininë; si e ka fituar dhe si e ka shpenzuar pasurinë dhe a e ka zbatuar diturinë e fituar apo jo.” (Transmeton Tirmidhiu)
www.facebook.com/photo.php?fbid=254850091350012&set=a.120022884832734.24240.100004750680092&type=1&theater