Albanische Kulturgemeinde e.V.

Wegbeschreibung

Albanische Kulturgemeinde e.V. Ruajmë dhe promovojmë kulturën, gjuhën dhe traditat shqiptare. Gemeinschaft stärken • Generationen verbinden 🤝

Forcojmë komunitetin dhe lidhim brezat 🤝

Pflege und Förderung der albanischen Kultur, Sprache und Tradition.

23/10/2026
🇦🇱 Të dashur bashkatdhetarë! ❤️🖤📅 Të dielën, më datë 29.11.2026🕑 Nga ora 14:00📍 Salon Global, Industriestraße 13, 65474 ...
23/10/2026

🇦🇱 Të dashur bashkatdhetarë! ❤️🖤

📅 Të dielën, më datë 29.11.2026
🕑 Nga ora 14:00
📍 Salon Global, Industriestraße 13, 65474 Bischofsheim

Albanische Kulturgemeinde e.V. ka kënaqësinë t’ju ftojë të festojmë së bashku festën tonë më të madhe kombëtare – 28 NËNTORIN, DITËN E FLAMURIT! 🇦🇱❤️🖤

📚 Ftesë për mbrëmje letrare dhe kulturoreAlbanische Kulturgemeinde e.V. ju fton në një takim të veçantë me Prof. A***n G...
30/08/2026

📚 Ftesë për mbrëmje letrare dhe kulturore

Albanische Kulturgemeinde e.V. ju fton në një takim të veçantë me Prof. A***n Galdinin, autor, pedagog dhe mendimtar shqiptar, ku do të prezantohet libri „Neoshqiptarizmi“ dhe do të zhvillohet një diskutim mbi identitetin, historinë dhe kulturën shqiptare.

📅 E shtunë, 26.09.2026
🕓 16:00–19:00
📍 Bürgersaal, Am Sportfeld 1A, 64569 Nauheim

Hyrja Falas. Ju mirëpresim me kënaqësi!

Të dashur bashkatdhetarë,Ju ftojmë të bëheni pjesë e Albanische Kulturgemeinde e.V. dhe të kontribuoni në forcimin e kom...
21/06/2026

Të dashur bashkatdhetarë,

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Albanische Kulturgemeinde e.V. dhe të kontribuoni në forcimin e komunitetit tonë shqiptar në Gjermani.

Shoqata jonë nuk është vetëm për organizimin e festave dhe aktiviteteve kulturore. Ajo është një rrjet bashkëpunimi ku shqiptarët mbështesin njëri-tjetrin në fusha të ndryshme si integrimi, arsimi, kultura, punësimi, biznesi dhe jeta shoqërore.

Sa më shumë anëtarë të kemi, aq më i fortë bëhet zëri ynë dhe aq më shumë mundësi krijohen për të gjithë ne dhe familjet tona.

Nëse dëshironi të anëtarësoheni, ju lutemi na kontaktoni ose na dërgoni një mesazh me tekstin: “Dua të anëtarësohem”.

Bëhuni pjesë e një komuniteti që ruan gjuhën, kulturën dhe traditat tona, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.

Së bashku jemi më të fortë! 🇦🇱🤝🇩🇪

Me respekt,
Albanische Kulturgemeinde e.V. 🇦🇱🇩🇪

🇦🇱 Mbrëmje e Jashtëzakonshme e Komunitetit Shqiptar në Hessen 🇦🇱Më 30 maj 2026, në Rüsselsheim am Main, Albanische Kultu...
04/06/2026

🇦🇱 Mbrëmje e Jashtëzakonshme e Komunitetit Shqiptar në Hessen 🇦🇱

Më 30 maj 2026, në Rüsselsheim am Main, Albanische Kulturgemeinde e.V. organizoi një mbrëmje të suksesshme kulturore dhe promovuese, e cila mblodhi mbi 450 pjesëmarrës nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore, akademike, kulturore dhe biznesore.

Ngjarjen e nderuan me praninë e tyre Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, z. Gezim Gashi, përfaqësues të institucioneve, shoqatave shqiptare dhe shumë mysafirë të tjerë të nderuar nga mbarë rajoni.

Një kontribut të çmuar dha edhe LAPSH Hessen, i cili përmes përfaqësuesit z. Jeton Gashi prezantoi rëndësinë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe rolin e tij në ruajtjen e identitetit kombëtar te brezat e rinj. Programi artistik i përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe solli emocione dhe krenari te të gjithë të pranishmit.

Kjo mbrëmje ishte një dëshmi e qartë e bashkimit, solidaritetit dhe vullnetit të komunitetit shqiptar për të ruajtur dhe promovuar gjuhën, kulturën dhe traditat tona në Gjermani.

Falënderojmë nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, sponsorët, vullnetarët, artistët dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e kësaj ngjarjeje të veçantë.

Së bashku ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe forcojmë identitetin tonë kombëtar.

Albanische Kulturgemeinde e.V.

🇦🇱 Ju ftojmë me shumë kënaqësi në një mbrëmje të veçantë kulturore shqiptare në Rüsselsheim! 🇽🇰🎉 Mbrëmje Kulturore – për...
10/05/2026

🇦🇱 Ju ftojmë me shumë kënaqësi në një mbrëmje të veçantë kulturore shqiptare në Rüsselsheim! 🇽🇰

🎉 Mbrëmje Kulturore – për të gjitha moshat
📅 30.05.2026
🕕 Nga ora 18:00
📍 Stadthalle Rüsselsheim

🎶 Program i pasur:
• Valle shqiptare
• Qifteli live
• DJ Valentino
• Tupan Show
• Program për fëmijë
• Ushqim dhe pije për të gjithë 🍽️

🎟️ Hyrja:
• Të rriturit: 10€
• Fëmijët: Falas

Le ta kalojmë së bashku një mbrëmje me kulturë, muzikë dhe atmosferë shqiptare! ❤️🖤

Organizuar nga
Albanische Kulturgemeinde e.V.

Adresse

X
Nauheim
64569

Website

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Albanische Kulturgemeinde e.V. etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen

Gemeinnützige Organisationen in der Nähe


Andere Gemeinschaftliche Organisation in Nauheim

Alles Anzeigen