Shoqata Kulturore Humanitare "Uskana München"

Wegbeschreibung Kontaktieren Sie die Organisation

Shoqata Kulturore Humanitare "Uskana München" “Bamirësia e vërtetë është dëshira për të qenë të dobishëm për të tjerët pa menduar për shpërblimin”

17/10/2026
🎶🇦🇱 NATA KËRÇOVARE  #3 – Kënga që ruan traditën! ❤️🖤Të dashur bashkatdhetarë dhe miq,Shoqata “Uskana München” ju fton në...
13/10/2026

🎶🇦🇱 NATA KËRÇOVARE #3 – Kënga që ruan traditën! ❤️🖤

Të dashur bashkatdhetarë dhe miq,
Shoqata “Uskana München” ju fton në një mbrëmje të veçantë me muzikë shqipe dhe traditë, me të ftuarit tanë Vëllezërit Agaj – Zhuta! 🎤🎶

Përmes këngës dhe muzikës së tyre popullore, do të rikthejmë emocionet e vendlindjes dhe do të festojmë trashëgiminë tonë kulturore, duke e përcjellë atë te brezat e rinj..

📅 23.10.2026 e Premte | Ora 20:00
📍 Margarete-Schütte-Lihotzky-Straße 30, 80807 München

❤️🖤 Ejani të festojmë së bashku, sepse tradita jeton përmes këngës!

Ju mirëpresim! 🎶

🇦🇱 Një udhëtim i paharrueshëm në gjirin e atdheut! 🦅​Me zemrat plot mbresa dhe kujtime që do të mbeten gjatë në memorie,...
29/05/2026

🇦🇱 Një udhëtim i paharrueshëm në gjirin e atdheut! 🦅

​Me zemrat plot mbresa dhe kujtime që do të mbeten gjatë në memorie, anëtarët e shoqatës "Uskana München" përmbyllën një ekskursion magjik 4-ditor në Shqipërinë tonë të bukur!

​Së bashku, një grup prej 11 personash, përshkuam një rrugëtim të jashtëzakonshëm duke vizituar qendrat dhe qytetet më historike:

​🏛️ Beratin & Gjirokastrën – qytetet e lashta të historisë dhe arkitekturës unike!
​⛰️ Tepelenën & Vlorën – mes historisë dhe bregdetit të mrekullueshëm!
​🏰 Krujën & Shkodrën – aty ku flasin kalatë dhe tradita jonë shekullore!
​🏙️ Tiranën – mes gjallërisë dhe ritmit të kryeqytetit!

​Ky udhëtim nuk ishte thjesht një vizitë turistike, por një përjetim i thellë shpirtëror, një festë e miqësisë dhe një lidhje edhe më e fortë me rrënjët tona në mëmëdhe!

​Një falënderim i përzemërt shkon për të gjithë pjesëmarrësit she organizatorët që e bënë këtë eksperiencë kaq të veçantë dhe plot energji pozitive!

​📸 Shihni disa nga momentet tona më të bukura në fotot e mëposhtme! 👇

Lindi Mehmedi Lirim Seferi Dervish Elmazi Pasha Fadil Ximi Rustemi Genti Mustafa Ali Hasani Betim Kilosi

Të nderuar anëtarë, bashkatdhetarë dhe miq të Shoqatës "Uskana München",Në emër të Kryesisë së Shoqatës, kemi nderin dhe...
27/05/2026

Të nderuar anëtarë, bashkatdhetarë dhe miq të Shoqatës "Uskana München",

Në emër të Kryesisë së Shoqatës, kemi nderin dhe kënaqësinë t'ju urojmë përzemërsisht festën e Kurban Bajramit!

Kjo festë na kujton vlerat më të larta njerëzore: sakrificën, solidaritetin, dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit – vlera të cilat komuniteti ynë kërçovar në mërgim i ka dëshmuar gjithmonë me krenari.

Urojmë që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, mbarësi, shëndets dhe lumturi në vatrat tuaja familjare.

Paçit një festë të gëzuar e të begatë dhe qoftë shtëpia juaj gjithmonë plot mirësi!

Me respekt,
Kryesia e Shoqatës

Urojmë që ky Bajram të sjellë gëzim, paqe dhe bekime të panumërta për ju dhe njerëzit tuaj të dashur. Paçi agjërim dhe l...
20/03/2026

Urojmë që ky Bajram të sjellë gëzim, paqe dhe bekime të panumërta për ju dhe njerëzit tuaj të dashur. Paçi agjërim dhe lutje të pranuara, dhe qoftë zemra juaj e mbushur me mirënjohje dhe lumturi!

🌙 Urime muajin e shenjtë të Ramazanit!Shoqata "Uskana München" u uron të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë dhe të pran...
18/02/2026

🌙 Urime muajin e shenjtë të Ramazanit!

Shoqata "Uskana München" u uron të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Paqja dhe mbarësia mbretërofshin në familjet tuaja!🙏🏻

​Me respekt,
Kryesia e Shoqatës

Urime 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰Nga Shoqata "Uskana" në Mynih, urimet më të përzemërta për të gjithë shqipta...
17/02/2026

Urime 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰

Nga Shoqata "Uskana" në Mynih, urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët. Festa e lirisë na bashkoftë gjithmonë!

Gëzuar Kosovë! 🇦🇱🇽🇰🕊️

🤝 Bëhu pjesë e Shoqatës Uskana München 🇦🇱Shoqata Uskana München njihet për aktivitetet e shumta, angazhimin serioz dhe t...
03/01/2026

🤝 Bëhu pjesë e Shoqatës Uskana München 🇦🇱

Shoqata Uskana München njihet për aktivitetet e shumta, angazhimin serioz dhe transparencën maksimale.

📅 Anëtarësia për vitin 2026 kushton 120 € dhe kontribuon në aktivitete humanitare, kulturore dhe atdhetare, duke mbajtur gjallë frymën e atdhedashurisë dhe unitetin tonë.

⭐ Sponsorët kontribuojnë me 300 € në vit dhe mbështesin drejtpërdrejt realizimin e projekteve tona.

📍 Kontributi vlen për çdo individ që jeton dhe vepron brenda kufijve të Republikës Federale të Bayernit, si dhe për çdo shpirt human që ka dëshirë të ndihmojë.

⏰ Afati për kryerjen e pagesës është deri më 25 Janar.

💖 Çdo anëtar ka rëndësi. Çdo kontribut ka kuptim.

08/12/2025

Faleminderit nga zemra të gjithë të pranishmëve që nderuan me pjesëmarrjen e tyre festën e 28 Nëntorit. Mirënjohje e veçantë shkon për këngëtarët Blerim Lutfiu dhe Luli Uskana për performancën e tyre të shkëlqyer, që e zbukuruan këtë mbrëmje të rëndësishme për të gjithë ne.

Një falënderim i madh u drejtohet edhe të gjithë anëtarëve që kontribuuan në përgatitjet dhe organizimin e këtij eventi pa kursyer kohë, angazhim dhe përkushtim. Falë ndihmës suaj, ne arritëm të krijojmë një atmosferë të ngrohtë dhe të paharrueshme.

Shpresojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me aktivitete të tilla, me dëshirën që komuniteti shqiptar në München të marrë pjesë në mënyrë sa më masive dhe të bashkuar.

Me respekt,
Shoqata Uskana München

🦅🇦🇱 Garana i dhuron Kërçovës përjetësinë duke rikthyer Skënderbeun në Uskanë.📅 Më 28 Nëntor, në zemër të Garanës, përuro...
28/11/2025

🦅🇦🇱 Garana i dhuron Kërçovës përjetësinë duke rikthyer Skënderbeun në Uskanë.

📅 Më 28 Nëntor, në zemër të Garanës, përurohet monumenti 6-metërsh i Heroit Kombëtar, nga stërnipi i tij Loris Kastrioti – një simbol i qëndresës, unitetit dhe krenarisë shqiptare. 🐎🔥

🤝 Falë bashkëpunimit të mërgatës, Bashkësisë Lokale dhe afaristëve garanas, ky fshat vazhdon të ruajë traditën dhe të ngrejë vepra që nderojnë kombin. 🛡️🏔️

🌍 Me respekt nga larg,
Shoqata “Uskana München” 🇩🇪❤️🇦🇱

Adresse

Munich

Website

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Shoqata Kulturore Humanitare "Uskana München" etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Kontaktieren Sie Die Organisation

Nachricht an Shoqata Kulturore Humanitare "Uskana München" senden:

Verknüpfungen

Teilen