23/06/2026
Festa e Kulturës Shqiptare në Moosburg
Ishte një ditë madhështore në qytetin e Moosburgut, ku Shoqata “Abeja” organizoi Festën e Kulturës Shqiptare.
Kjo festë u organizua për nder të 60-vjetorit të lindjes së strategut të luftës, Bekim Berisha “Abeja”. Qëllimi kryesor i manifestimit ishte promovimi i traditës dhe kulturës shqiptare në formën e saj autentike dhe burimore.
Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të dy konsullatave të shteteve tona, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, znj. Kokona dhe z. Afrim Nura. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe kryetari i qytetit të Moosburgut, z. Maximilian Mader, prania e të cilit ishte një nder i veçantë për shoqatën.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryesia e LAPSH-së në Bavari, e përfaqësuar nga kryetari z. Milazim Ukaj, nënkryetari z. Xhymshyt Tafa dhe arkëtari z. Avdi Kolukaj. Po ashtu, të pranishëm ishin kryetari i Shoqatës “Hasan Prishtina” nga Donauwörth, z. Ramë Avdullahu, si dhe kryetarja e Shoqatës “Iliria” nga Mynihu, znj. Laura Lajqi.
Në promovimin e Festës së Kulturës Shqiptare morën pjesë Shoqata “Abeja”, Shoqata “Iliria” – Mynih, si dhe pesë klasa të LAPSH-së në Bavari: Rosenheim-Kolbermoor, Freising-Landshut dhe Deggendorf.
Programi u udhëhoq nga sekretari i shoqatës, z. Arif Arifaj, me asistencën e znj. Engeltina Haxhija. Anëtarët e shoqatës u përkujdesën me përkushtim për çdo detaj, duke ofruar shërbim të shkëlqyer për komunitetin dhe të gjithë të pranishmit në sallën antike të qytetit të Moosburgut.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë: shoqatat, shkollat shqipe, mysafirët dhe veçanërisht kryesinë e shoqatës, nënkryetarin Haxhi Muriqi, arkëtaren Leotrina Haxhija, si dhe Luan Haxhijën, Agron Haxhijën, Bashkim Halilajn, Leonor Haxhijajn, Fitim Gashin, Xhemajl Hoxhën, Luftar Haxhijën dhe shumë të tjerë. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë anëtarët e shoqatës, të cilët punuan me përkushtim dhe pa u kursyer në realizimin e kësaj veprimtarie.
Kryetari i Shoqatës, z. Faton Ismajli, për shkak të arsyeve familjare nuk ishte i pranishëm, por përshëndetjen e tij në emër të shoqatës e përcolli moderatori i programit, z. Arif Arifaj.
Gjatë gjithë festës, të pranishmëve iu shërbyen pije freskuese dhe ushqime tradicionale shqiptare.
Të bashkuar jemi më të fuqishëm!
Me respekt,
Shoqata “Abeja”