30/01/2025
Të dashur miq,
Sot, me ngjitjen te Statuja e Cristo Redentor,dua t’ju informoj se kam filluar përgatitjet për pelegrinazhin tim në këmbë nga Kasseli i Gjermanisë deri në Kosovë – një rrugëtim i gjatë prej 1650 km, i mbushur me sfida, por edhe me një qëllim fisnik.
Kjo iniciativë nuk është vetëm një provë personale e durimit dhe forcës, por mbi të gjitha, një kauzë për tju ndihmuare femijeve dhe pleqeve me nevoja te veqanta.Ata kanë nevojë për mbështetjen dhe dashurinë tonë, dhe me këtë rrugëtim dua të j*p një kontribut modest për ta.
Për çdo kilometër të përshkuar, do të dhuroj nga një euro, dhe gjithashtu, për çdo person që më bashkohet gjatë këtij rrugëtimi, unë do të dhuroj një euro shtesë.
Ky pelegrinazh është më shumë se një udhëtim – është një mesazh shprese, solidariteti dhe bashkimi. Prandaj, shpresoj që sa më shumë bashkatdhetarë t’i bashkohen kësaj nisme.
Çdo hap i hedhur nga ne do te jete ndryshim per kete Kategori!
Me respektë dhe mirënjohje
Arbert Lubeniqi