01/05/2026
QENDRA E LËVIZJES VETËVENDOSJE! NË GJERMANI ËSHTË GATI!
Refuzimi i opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit nuk është një akt parimor apo institucional — është një veprim i pastër politik me një qëllim të vetëm: të bllokohet funksionimi i shtetit dhe të pamundësohet puna e qeverisë së Kryeministrit Kurti.
Kjo qasje nuk i shërben demokracisë, as interesit të qytetarëve. Përkundrazi, ajo dëshmon mungesë alternative, mungesë vizioni dhe një përpjekje të dëshpëruar për të krijuar krizë aty ku nuk ka. Në vend që të kontribuojnë në proceset demokratike dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, opozita po zgjedh rrugën e bllokadës dhe kalkulimeve të ngushta politike.
Por qytetarët e Kosovës nuk janë të painformuar. Ata janë vëzhgues të kujdesshëm dhe e kanë lexuar shumë saktë situatën. Ata e dallojnë qartë kush punon për shtetin dhe kush punon kundër funksionimit të tij.
Mesazhi është i qartë: këto përpjekje nuk e dobësojnë, por përkundrazi e forcojnë edhe më shumë Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Sa më shumë që tentohet të pengohet vullneti institucional dhe demokratik, aq më shumë rritet mbështetja për ata që synojnë ndryshimin dhe stabilitetin.
Në fund, fiton qytetari — dhe qytetari tashmë ka vendosur të mos mashtrohet më nga politika e bllokadës.
Që kjo fitore të sigurohet, Qëndra jonë në Gjermani gjatë gjithë procesit zgjedhorë do jetë në krah të mërgatës sonë.