Albanische Kulturgemeinde e.V.

Albanische Kulturgemeinde e.V. Ruajmë dhe promovojmë kulturën, gjuhën dhe traditat shqiptare. Gemeinschaft stärken • Generationen verbinden 🤝

Forcojmë komunitetin dhe lidhim brezat 🤝

Pflege und Förderung der albanischen Kultur, Sprache und Tradition.

🇦🇱 Mbrëmje e Jashtëzakonshme e Komunitetit Shqiptar në Hessen 🇦🇱Më 30 maj 2026, në Rüsselsheim am Main, Albanische Kultu...
04/06/2026

🇦🇱 Mbrëmje e Jashtëzakonshme e Komunitetit Shqiptar në Hessen 🇦🇱

Më 30 maj 2026, në Rüsselsheim am Main, Albanische Kulturgemeinde e.V. organizoi një mbrëmje të suksesshme kulturore dhe promovuese, e cila mblodhi mbi 450 pjesëmarrës nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore, akademike, kulturore dhe biznesore.

Ngjarjen e nderuan me praninë e tyre Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, z. Gezim Gashi, përfaqësues të institucioneve, shoqatave shqiptare dhe shumë mysafirë të tjerë të nderuar nga mbarë rajoni.

Një kontribut të çmuar dha edhe LAPSH Hessen, i cili përmes përfaqësuesit z. Jeton Gashi prezantoi rëndësinë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe rolin e tij në ruajtjen e identitetit kombëtar te brezat e rinj. Programi artistik i përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe solli emocione dhe krenari te të gjithë të pranishmit.

Kjo mbrëmje ishte një dëshmi e qartë e bashkimit, solidaritetit dhe vullnetit të komunitetit shqiptar për të ruajtur dhe promovuar gjuhën, kulturën dhe traditat tona në Gjermani.

Falënderojmë nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, sponsorët, vullnetarët, artistët dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e kësaj ngjarjeje të veçantë.

Së bashku ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe forcojmë identitetin tonë kombëtar.

Albanische Kulturgemeinde e.V.

28/05/2026
🇦🇱 Ju ftojmë me shumë kënaqësi në një mbrëmje të veçantë kulturore shqiptare në Rüsselsheim! 🇽🇰🎉 Mbrëmje Kulturore – për...
10/05/2026

🇦🇱 Ju ftojmë me shumë kënaqësi në një mbrëmje të veçantë kulturore shqiptare në Rüsselsheim! 🇽🇰

🎉 Mbrëmje Kulturore – për të gjitha moshat
📅 30.05.2026
🕕 Nga ora 18:00
📍 Stadthalle Rüsselsheim

🎶 Program i pasur:
• Valle shqiptare
• Qifteli live
• DJ Valentino
• Tupan Show
• Program për fëmijë
• Ushqim dhe pije për të gjithë 🍽️

🎟️ Hyrja:
• Të rriturit: 10€
• Fëmijët: Falas

Le ta kalojmë së bashku një mbrëmje me kulturë, muzikë dhe atmosferë shqiptare! ❤️🖤

Organizuar nga
Albanische Kulturgemeinde e.V.

📚 Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Bischofsheim (Wiesbaden)Në qytetin e Bischofsheim-it, pranë Wiesbaden-it, është hapu...
17/04/2026

📚 Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Bischofsheim (Wiesbaden)

Në qytetin e Bischofsheim-it, pranë Wiesbaden-it, është hapur shkolla në gjuhën shqipe, ku mësimin do ta ndjekin rreth 20 nxënës. Ky është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar në këtë rajon.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë Konsulli i Përgjithshëm, z. Gëzim Gashi. Të pranishëm ishin gjithashtu prindërit e nxënësve, përfaqësues të shoqatës kulturore në Bischofsheim, si dhe mësuesja, znj. Bastrije Krasniqi.

Në fjalën e tij, Konsulli i Përgjithshëm përgëzoi znj. Krasniqi për iniciativën e hapjes së shkollës, si dhe përfaqësuesit e shoqatës për mbështetjen e kësaj nisme. Ai theksoi punën e madhe të LAPSH Hessen për sukseset e arritura në institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe në landin Hessen, të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës. Falë këtij suksesi, tashmë në të gjithë territorin e landit Hessen janë hapur shkolla shqipe, në të cilat mbi 400 nxënës vijojnë mësimin në gjuhën shqipe.

Ftojmë prindërit e këtij rajoni që të regjistrojnë fëmijët e tyre dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe ndër brezat e rinj.

📍 Adresa e shkollës:
Georg Mangold Schule
Im Attich 1, 65474 Bischofsheim

13/04/2026

Të dashur bashkëatdhetarë,

Siç shumica prej jush e dini, më datën 18.04.2026, në ora 18:00, në Rüsselsheim (Rheinstraße 7), do të mbahet tubimi ynë i radhës.

Ju ftojmë të merrni pjesë sa më shumë, në mënyrë që së bashku të bëjmë hapa konkretë për të ardhmen e shoqatës sonë ❤️

Me respekt,
Albanische Kulturgemeinde e. V.

05/04/2026

Të dashur bashkëkombas të besimit katolik,

Me rastin e festës së Pashkëve, ju urojmë nga zemra shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja.

Qoftë kjo ditë e shenjtë një simbol i shpresës, dashurisë dhe ringjalljes, duke sjellë dritë dhe gëzim në jetën tuaj.

Me Respekt,
Kryesia e Shoqates Shqiptare GG.
Albanische Kulturgemeinde E.V

Adresse

X
Nauheim
64569

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Albanische Kulturgemeinde e.V. erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen